Megjithëse nga Kuap e Botës kanë kaluar disa javë, në Zvicër është ende e freskët festa me shqiponjë e Xhakës dhe e Shaqirit në përballjen që Zvicra kishte ndaj Serbisë. Këtë radhë, lë lidhje me këtë çështje ka folur Stefan Henshoz, ish-futbollist i Zvicrës dhe legjendë e Liverpulit.
Në një intervistë për “blick.ch”, Henshoz është shprehur se Xhaka nuk e meriton të jetë kapiten i Zvicrës, duke qenë se nuk përfaqëson Zvicrën. Ai ka kritikuar ashpër “shqiponjën” e Xhakës dhe shprehet se është një gabim edhe nga vetë drejtuesit e Feferatës, pasi këtë gjë duhet t’ua mësojnë që fëmijë.
“Shqiponja? Kur merren në fillim në stërvitje, duhet të mësojnë se para se të jenë futbollist të Zvicrës, ata duhet të dinë të përfaqësojnë Zvicrën. Megjithëse prindërit kanë ikur që herët nga ish-Jugosllavia, fëmijët nuk kanë pse “shpërthejnë” dhe tregojnë shqiponjë në ndeshje të Zvicrës.
Xhaka kapiten? Jam kundër kësaj, pasi nuk mund të jetë kapiten dikush që realisht nuk e ndjen Zvicrën. Xhaka nuk e përfaqëson as Zvicrën dhe as zviceranët. Ai nuk këndonte as himnin e Kombëtares.
Nëse Petkoviç vendos që Xhaka të bëhet kapiten, atëherë do të ishte një problem. Futbollistë si Somer, Shar apo Lishtajner që kanë përfaqësuar Zvicrën tradicionalisht, do të ndiheshin të lënë jashtë. Edhe vetë tifozët, nuk do ta shihnin më Zvicrën si ekipi që i përfaqëson”, tha mes të tjerash legjenda Henshoz.
po ju a a jeni shtet me tre gjuhe… pse dakort ca te ndjehen gjermane, ca italiane dhe ca franceze dhe per keta tanet te mos ndjehen shqiptare, te gjithe jeni zviceriane ndaj dhe nuk ka kuptim dy standarte… pastaj meso pak historine o derdimen, ajo qe bene ata eshte me e pakta me cka hequr shqiperia nga hordhite sllavo-greke me bekimin e perendimit ne te shkuaren.
‘Legjenda’ Henshoz!? Perse nuk thoni bajga raciste? Keta djem i kane dhene krenari skuadres kombetare te Zvicres duke e bere nje nga skuadrat me te njohura ne bote dhe keta racistet nukm i le inati perse ky djaloshn ndjehet edhe shqiptar! Ore mjerane nuk mund ti vrisni gjenet e ADN ketyre djelmoshave luftarak!
sa keq me qen…………….korrak!
Të gjithë janë zviceran, vetëm duke i falënderuar FRANGUT ZVICERAN
Asgjë tjetër nuk do i mbante bashkë !
Xhaka eshte shtetas zviceran, ai luan per Zvicren, ai shkon edhe ushtar e jep edhe jeten per Zvicren, po qe nevoja. Ama, ai ndjehet shqiptar, kombesia e tij eshte shqiptare, flet shqip ne shtepi, kur shan, shan shqip, se ashtu i mbushet goja… dhe ben simbolin e flamurit te kombit te tij sa here qe eshte i gezuar.
Ku eshte problemi ketu?!
Problemi nuk eshte me Xhaken, por me rracistet qe i jane versulur atij si dhe opinionit zviceran, qe per turp nuk e mbron kur i mohohet nje nga te drejtat elementare te njeriut.
Edhe ata qe e kane “shpikur dhimokracine” nuk e kuprojne “shpikjen” e tyre.