SHIFRAT mbi sigurinë rrugore: Në katër vite bie me 23% numri i aksidenteve për 1 mijë mjete dhe 25% numri i viktimave

2 Shtator 2018, 14:29Kronika TEMA

Siguria rrugore në Shqipëri gjatë 4 viteve të fundit është përmirësuar ndjeshëm.

Këtë e tregojnë shifrat e aksidenteve për 1 mijë mjete që janë në qarkullim.

Krahauar me vitin 2013, kemi një rënie të aksidenteve me 23% edhe pse numri i mjeteve është rritur me 20% në 4 vitet e fundit.

Pra, treguesi më i mirë i sigurisë rrugore dhe punës së mirë të strukturave shtetërore krahasimi i numrit të aksidenteve për 1000 mjete që janë në qarkullim. Nëse përdoim këtë tregues kemi rënie me 23 %, nga 5,6 aksidente për 1000 mjete në 4,3 aksidente për 1000 mjete (për faktin se numri automjeteve në 4 vite është rritur ndjeshëm me rreth 20 %), bazuar në të dhënat që janë publike.

Me rënie janë edhe fatalitet si pasojë e aksidenteve.

Nëse në 2013, si pasojë e aksidenteve ndërruan jetë 295 vetë, në 2017 ky numër ra në 222 apo u pakësua me 25 %.

1 komente në “SHIFRAT mbi sigurinë rrugore: Në katër vite bie me 23% numri i aksidenteve për 1 mijë mjete dhe 25% numri i viktimave”

  1. Labi says:

    Bravo ministit te brendshem dhe policise per punen kolosale per edukimin e shofereve dhe kalimtareve!Rezultate impresionuese!Ju lumte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje