Pas pushimeve të gushtit, procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të rinisë në shtator. Kështu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se më datën gjashtë shtator, përballë KPK-së do të jetë prokurori i Apelit të Durrësit, Bujar Hoti.
Ky i fundit është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe është në listën e parë prioritare. Ndërkohë, nga 57 subjekte që janë në listën e parë prioritare, gjashtë kanë mbetur pa kaluar në filtrat e vetingut.
Procesi i rivlerësimit ka përfunduar për kandidatët për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, ndërsa kanë mbetur ende pa përfunduar rivlerësimit për kandidatët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Këto pritet të përfundojnë brenda 15-ditëshit të parë të shtatorit. Përveç prokurorit Hoti, kanë mbetur ende për të kaluar në veting edhe prokurorët: Ramadan Troci, Shpëtim Kurti dhe Besnik Cani.
Ndërsa nuk kanë kaluar ende edhe gjyqtari Kastriot Selita, anëtar i KED dhe Marsida Xhaferllari, Inspektore e Lartë e Drejtësisë. Ajo që është vënë re muajt e fundit, është apelimet që u janë bërë disa vendimeve për rikonfirmimin në detyrë të disa subjekteve, qoftë gjyqtarë dhe prokurorë.
Kështu, Komisioneri Publik ka apeluar me iniciativën e tij vendimin për rikonfirmimin në detyrë të katër gjyqtarëve dhe një prokurori, ndërsa është rekomanduar nga ONM-ja që të apelojë vendimet për rikonfirmimin në detyrë të katër subjekteve të tjera.
Kështu, janë apeluar vendimet për: Edmond Islamajn e Gjykatës së Lartë, Bashkim Dedjan e Gjykatës Kushtetuese, Alma Bratin e Gjykatës së Tiranës, Antoneta Sevdarin e Prokurorisë së Tiranës dhe Astrit Faqollin e Gjykatës së Tiranës.
Nga ana tjetër, ONM ka kërkuar apelimin e vendimeve për rikonfirmimin e Xhezair Zaganjorit të Gjykatës së Lartë, Gentjan Medjan e Gjykatës Administrative, Artur Malajn e Gjykatës Administrative të Apelit dhe Gentian Osmanin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Bravo Vetingu dhe Shtatori ska vend ku te futet tani,bravo!
–
Nonji lajm per Zaganjorin apo at Astritin gjykates? Ureabilitun apo u harrun?
Kur po fillon vetingu për Ilir e Monika kryemadhi e meta. Këta janë kryesorët dhe mbështetësit e prokurorëve dhe gjyqëtarëve të korruptuar.
Duket qartw s vazhdon lista selektive. Kane kaluar vetingun disa kryehajdute e keryekriminele, e kane mbetur ca te tjere se nuk u merren ne konsiderate te ardhurat e siguruara me mund ne fshat. A nuk eshte budallallek t’i kerkosh nje prokurori te kete mandat per nje vic te shitur ne fshat,dhe nga ana tjeter te mbyllesh syte para shtate apartamenteve apo milardat e nje prokurori tjeter. Keshtu vazhdoni se e keni mire,talluni me popullin. Edhe ju do ta shihni vetingun tuaj tani ne zgjedhjet qe po vijne, se sa vota do te merrni. oll na genjyet,boll na mashtruet.