Në rafte, librat e Platonit, Flaubertit, Tolstojit, Heminguejit dhe Montanelit, me mendime të nënvizuara në faqe të ndryshme.
Në sirtarë, orë luksoze, unaza diamanti, gurë të çmuar.
Në mure, piktura të 900-s, në kuzhinë sete të rafinuar kristali dhe pjata porcelani.
Në dollapë kostume me stof nga më të shtrenjtët, në dysheme objekte dizajni…
Mirë se erdhët në shtëpinë elegante të Doktor K. inicial për emrin e një hajduti të rrallë 26 vjeçar, identitetin e të cilit policia ende nuk e jep të plotë pasi hetimi vijon.
Ky 26 vjeçar me jetë të dyfishtë është shqiptar.
Doktor K, natën futej në vila dhe aparamente të shtrenjta, ditën frekuentonte Universitetin e Bocconit.
Kush e njef sistemin arsimor Italian, e di që bëhet fjalë për universitetin më të mirë në Itali.
Dhe jo thjesht e frekuentonte. Ishte me rezultate të shkëlqyera, i disiplinuar dhe i dhënë tërësisht pas leksioneve. Familje e mirë, pamje elegante, i diplomuar me nota maksimale në Ekonomi Politike, ku edhe po kryente një Master – shkruan Corriere della Sera.
Mbrëmjeve e gjeje në Teatër ose në restorantet me 5 yje të Milanos.
Sipas hetuesve, vetëm vlera e sendeve të gjetura në apartamentin e tij në zonën e kamur veriore të qytetit, mund t’i siguronte një jetë luksi për vete dhe për disa breza pas tij.
Krejt i ndryshëm nga hajdutët e zakonshëm të cdo kombësie, krejt e kundërta e analfabetit të dhunshëm dhe rrugaç, as Angelo del Simone shefi i komisariatit që ka arrestuar 26 vjeçarin shqiptar nuk ka në karrierën e tij një tjetër rast të ngjashëm.
Dinakëri ekstreme në planet e vjedhjes, mënyrën e futjes dhe daljes nga apartamentet, dhe hapje bravash pa lënë asnjë shenjë. Asnjë të vetme. Veç apartamenteve ka arritur edhe të grabisë vepra me vlerë të lartë monetare nga Kishat.
Policia ka mundur të bjerë në gjurmë të tij ratësisht pas një hetimi që nisi me një filmim dhe një faturë makine të marrë me qira.
Kur kartat u hapën u zbulua se në 2016 Doktor K ishte arrestuar një herë më parë në Itali për vedhje dhe ishte dërguar në Shqipëri.
Prej aty kishte mundur të rihynte në Itali në mënyrë klandestine. Ende nuk ka të dhëna më të detajuara për rastin që ka zënë dje dhe sot faqet e kronikës së gazetave italiane.
Ky paska qene doktor si Saliu hahaha, po me ndryshim se ky vidhte vetem naten kurse Sala vidhte ne mes te dites ,interesant keta qe emertohen “doktori”
GABOHESH GENTI SEPSE NESE BISHA SALI OSE SIC E QUAJNE MIQTE “BURRI I SHTETIT”VODHI VENDIN E POPULLIN SHQIPETAR NDERSA KY NE FUND TE FUNDIT ATE ITALIAN DHE BESOJ SE NUK KA VRARE SI KRYEKRIMI SALI!NDAJ NDRYSHIMI ESHTE I MADH E NDOSHTA FAKULTETI I NJEJTE!
Genti,hahahah do thoja te njejeten gje por e paske shkruar ti i pari.
Titulli dihet te isht
E dr patriot shqiptar qe be shqiponjen me duar sa her vjedh
duhet saktesuar me shume kronika kohore e ngjarjes
Djale I talentuar. E keqja e jona si shqiptare nuk pranojm te jetojme te varfer. Kno eshte nje e keqe e madhe.
Me kujtohen prindet dhe gjyshet sa te varfer aq te lumtur. Ne me makina Brenda shpirtit jetojm ne mizerje.
Fatkeqsisht te jesh ne shpirt I varfer
Per nje vit eshte jashte..qe te mis then qe nuk do beje as nje dite
Djale i zoti dhe hajdut i ndershem bravo
korrak sunit,shiit aq me keq tourkotsam…………….
Doctor “Lupen”….. koqe kanari, se me ate diplome qe do merrte do ti kishte oret ne dore si zoteri.
Saliu te ifte robt, te gjelle e te vdekur
E PABESUESHME , MEDJA BEN GJITHMON ZBUKURIME . ITALIANET KANE DASHUR TE TREGOJNE ,QE SHQIPETARET DHE ME SHKOLLE ,JANE HAJDUT .
Te vidhte si doktor, si shoket, e jo si hajdut!
MADE IN ALBANISTAN !
QENKA I PARAQITSHËM THOTË CORERE DELA SERRA
PASKA PËR TË KALU MIRË NË “HOTELIN” ME 7 PENXHERE
SI THONË KOT – ÇA TË SHEF SYNI ÇA TË KAP DORA DHE NË FUND…ÇA TË HA SUMA