Federata Zviceriane e Futbollit ka ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2018.
Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, me golin e shënuar në sfidën kundër Serbisë për kampionatin Botëror është cilësuar si më i bukur duke fituar çmimin ‘Goli më i mirë’.
Një gol që do mbahet mend gjatë nga të gjithë pasi përveç realizimit mjaft të bukur të 26-vjeçarit – ishte dhe festa e tij me shqiponjë.
Kujtojmë që në atë takim shënoi dhe mesfushori tjetër kosovar Granit Xhaka që gjithashtu festoi me shqiponjë.
Ndërkohë, lojtari i viti është shpallur Yann Sommer, ndërsa lojtarja e vitit Lara Dickenmann.
Trajneri i vitit u zgjodh Vladimir Petkovic. (TemA)