Qafëmarrësit e opozitës

5 Shtator 2018, 10:58Politika TEMA

Nga Endri Tafani*

Kohët e fundit po shtohen zërat për braktisjen e Parlamentit nga ana e opozitës. Ky është një qëndrim dritëshkurtër dhe shumë dëmtues.

Pse? E marrim me radhë. Ky qëndrim synon që të provokojë zgjedhje të parakohshme normalisht. Bukur. Dy janë elementët kryesorë që përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve. Sistemi zgjedhor dhe numri i votuesve. Atëherë e nisim me të parin, me sistemin.

Me cilin Kod Zgjedhor dhe KQZ do bëhen zgjedhjet? Me ato aktuale? E sigurt që ky Kod Zgjedhor dhe kjo KQZ e ndihmon opozitën të vijë në pushtet? I gjithë sistemi zgjedhor aktual, mënyra e ndarjes së qarqeve elektorale, fushata elektorale, sistemi i votimit, sistemi i numërimit, sistemi i certifikimit etj. nuk është ngritur që t’i japë popullit mundësinë për të zgjedhur apo dhe për t’u vetëzgjedhur.

Nuk kemi sistem të tillë. Përkundrazi. Kemi një sistem ku e para është partia, bile me saktë kryetari i partisë. Është ai që vendos kush do shkojë në parlament dhe jo populli. Kemi një sistem ku favorizohen partitë e mëdha dhe ku dalja e një alternative të re është ekstremist e vështirë.

Kemi një sistem që favorizon përdorimin e parave të pista dhe bandave në fushatë (e kuptoni pse nuk goditen bandat?).

Kemi një sistem ku nuk ka rëndësi si voton populli por si numëron partia. Mos kujtoni se njerëzit nuk e kuptojnë këtë gjë. Është para syve të të gjithëve dhe ka sjellë neveri ndaj kësaj klase politike. Gjë që na sjell tek pika e dytë. Numri i votuesve të opozitës. Mendoni që do rritet? Për cilën arsye?

Realisht mendoni që më krizën brenda në PD dhe konfuzionin ideologjik të LSI (ju kujtohet video qesharake e LRI në Jale?), kjo opozitë do marrë me tepër vota se në zgjedhjet e kaluara?

Normal që jo. Opozita duhet ta vërtetojë që është në shërbim te popullit dhe jo populli ne shërbim të partisë.

Nga duhet nisur? Nga sistemi zgjedhor. Opozita është në komisionin për reformën elektorale po deri tani nuk është ndjerë për asnjë ndryshim të rëndësishëm. Le të propozojë ndryshimin e sistemit zgjedhor aktual.

Me një sistem të ri ku t’i jepet mundësia popullit të zgjedhë por dhe të zgjidhet. Një sistem me lista të hapura ku deputet bëhet ai që merr më shumë vota dhe jo ai që caktohet nga kryetari. Një sistem ku nuk duhet përdorësh dhjetëra milionë euro për fushatë. Një sistem ku bandat nuk te hyjnë në punë.

Një sistem ku votat nuk numërohen nga militantët. Le të fillojnë partitë e opozitës t’i tregojnë popullit që për to është më i rëndësishëm zbatimi i vullnetit të popullit sesa interesi personal.

Deri atëherë nuk shoh ndonjë arsye pse duhet votuar kjo opozitë.

*Kryetar i LIBRA-s  

10 komente në “Qafëmarrësit e opozitës”

  1. Sabia says:

    Sistemin me lista te hapura e pati kauze LSI dhe Ilir Meta apo e harruan o harrova nga opozita tani ka marre hanxharet e luftes dhe perballjes totale duket se nuk do zgjedhje dhe kujton se pushteti merret me lufte Zoti e ruajt nga mendt Lulzim Bashen se Burrnesha ka kohe qe ka rreshqit.

    1. LINDA says:

      Foli gushemarresi i blushit

  2. Realiteti says:

    Shume e drejte. Nuk ke çfare ti shtosh. Vetem nuk permende mundesine e votimit te sigurte te emigranteve.

  3. Ladi says:

    Shume e sakte dhe pa shume llafe. Urime

  4. Por jo mor zoti gazetar! Nuk eshte dakort andi dhe tosi! Ata kerkojne bllokim te plote! I meson saliu te thone dhe si ta thone! Sigurisht jo pa shperblim! Poshtersia paguhet shtrenjte sot! Mercenaret po largojne dhe zvendesojne ushtrite e shteteve sot! Prandaj edhe saliu lufton me jenicere! Kane qene osmanllinj ata qe paguheshin nga sulltani dhe nuk ktheheshin gjalle pa bere detyren e ngarkuar! A do ta japin jeten tosi,zheji apo dhe bushati mbetet per t’u pare! Saliut i duhet mjegull! A do te beje armata e gazetareve analiste,portaleve qe kane sponsor saliun? Nuk besoj ,sepse jane te gjithe llafazane te klasit te pare dhe frikacake qe i mbushin breket! A thua qe keta mytebere jane aq trima qe te bejne kamikazin e saliut? Le te presim!

  5. fol shqip se je shpellar says:

    shpellar gazetar me mire do te ishte
    “Meqafemarresit” sepse shprehja eshte marre me qafe dhe jo marr qafe

  6. fol shqip se je shpellar says:

    shpellar gazetar me mire do te ishte
    “Meqafemarresit” sepse shprehja eshte marre me qafe dhe jo marr qafe

  7. fol shqip se je shpellar says:

    shpellar gazetar me mire do te ishte
    “Meqafemarresit” sepse shprehja eshte marre me qafe dhe jo marr qafe
    ……….

  8. DRENICA says:

    Jeni aq te PESHTIRE, sa nuk kame Komente per Ju…lol

  9. xx says:

    Mire qe do e braktisin parlamentin por rrogat e majme do te vazhdojne ti marrin?/?/?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje