Ambasadori SHBA tregon kush janë politikanët e frikësuar nga reforma: Marrëdhënia ime me Sali Berishën

13 Shtator 2018, 22:01Politika TEMA

Donald Lu ka zbuluar emrin e politikanit që ka mbështetur më shumë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimi dhe Gjykatën e Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit(SPAK).

Për ambasadorin, ish kryeministri, Sali Berisha ka qenë politikani që ka mbështetur fort ngritjen e këtyre dy strukturave të rëndësishme të Reformës në Drejtësi.

Me Dr. Berishën dhe ka pasur mirësinë të më lejojë të takohemi dhe t’i zhvillojmë këto diskutime. Kemi pasur disa diskutime shumë të mira mbi reformën e gjyqësorit. Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort”,  tha Lu.

Por edhe pse e quajti si të paguar nga Soros, ambasadori Lu ka shprehur vlerësimet për Sali Berishën.Ambasadori tha se të gjithë ishin të frikësuar nga reforma në Drejtësi. 

Ishin të frikësuar! Socialistët ishin të frikësuar, demokratët ishin të frikësuar, LSI ishin të fikësuar! Nuk kishin frikë nga unë. Nuk kishin frikë nga Romana. Kishin frikë të ktheheshin tek bashkëshortet, bashkëshortët, fëmijët dhe fqinjët e tyre nëse nuk e miratonin reformën”, ka thënë Lu.

A pati rol në procesin e reformës në drejtësi dhe në procesin e majit të shkuar? Pozitiv ose negativ, nuk e di, më thoni ju.

Ambasadori Lu: Unë kam qenë shumë krenar që gjatë tre viteve e gjysmë kam kërkuar rregullisht takime me Dr. Berishën dhe ka pasur mirësinë të më lejojë të takohemi dhe t’i zhvillojmë këto diskutime. Kemi pasur disa diskutime shumë të mira mbi reformën e gjyqësorit. Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort. Është serioz për këtë.

Dhe di që pjesë e arsyes pse Partia Demokratike votoi në favor të atij ligji ishte Sali Berisha. Kështu që, po, ka qenë shumë i përfshirë në procesin e reformës së gjyqësorit. Për sa i përket zgjedhjeve, kam punuar shumë ngushtë me Lulzim Bashën në atë kohë. U takova edhe me Sali Berishën, por në sediljen e drejtuesit në ato diskutime ishte bindshëm Lulzim Basha.

Atëherë, nëse thoni se Berisha ishte në mbështetje të BKH dhe SPAK, cilët janë politikanët që përmendni se u përpoqën dhe përpiqen të pengojnë krijimin e këtyre institucioneve?

Ambasadori Lu: Kam kujtimi kaq të gjalla nga ditët përpara… Ju si gazetar e kujtoni mjedisin e tensionuar në javët përpara miratimit të reformës së gjyqësorit…

Por e thatë edhe vitin e kaluar…

Ambasadori Lu: Ishin të frikësuar! Socialistët ishin të frikësuar, demokratët ishin të frikësuar, LSI ishin të fikësuar! Nuk kishin frikë nga unë. Nuk kishin frikë nga Romana. Kishin frikë të ktheheshin tek bashkëshortet, bashkëshortët, fëmijët dhe fqinjët e tyre nëse nuk e miratonin reformën. Populli shqiptar kishte pritshmëri shumë të larta që do ta bënin sa që kishin frikë se ç’mund t’u ndodhte në komunitetet e tyre nëse nuk bënin asgjë. Çfarë bëmë ne si të huaj? Bëmë punën tonë. U përpoqëm të bënim opozitën dhe qeverinë të gjenin një shteg për të cilin mund të binin në një mendje. Dhe në mendimin tim, pati udhëheqësi të vërtetë nga Kryeministri Rama, ish-Kryeparlamentari Ilir Meta, dhe Lulzim Basha, çka lejoi që marrëveshja të arrihej.

Pse duket sikur reforma në drejtësi ka hyrë në një ngërç ose të gjitha partitë politike nuk duken fort të interesuara për të kontribuar më tej për atë reformë, sidomos kur flitet për zgjedhjen apo përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinju dhe anëtarëve të institucioneve të reja?

Ambasadori Lu: Sokol, është shumë e thjeshtë. Kanë ende frikë. Ishin të frikësuar në 2016-ën, janë të frikësuar edhe tani. Por shih rezultatet që janë arritur tashmë nga reforma – 20 gjyqtarë dhe prokurorë u dorëhoqën, 23 janë shkarkuar nga KPK, komisionet e vetingut, 27 janë konfirmuar. Një total prej 70 zyrtarësh që i janë nënshtruar këtij procesi në gjashtë muajt e fundit. Është një rezultat shumë i mirë për popullin shqiptar. Dhe faza e ardhshme është edhe më e thellë. Keni ngritjen e KLP, KLGJ dhe krijimin e prokurorit të pavarur SPAK dhe hetuesve të BKH. Kjo u kall frikë në zemër krerëve të krimit të organizuar dhe politikanëve të korruptuar.

Por mendoni se do funksionojë vërtet sepse sidomos nga PD, LSI, opozita, fraksione të shoqërisë civile, janë shumë kritikë jo për reformën në drejtësi por mënyrën si u krye – kanë shprehur skepticizëm të madh për faktin se nuk do të jenë të paanshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sidomos korrupsionit brenda klasës politike.

Ambasadori Lu: Kushtetuta juaj parashikon që ka një rrezik anshmërie, po? Prandaj ka përfshirje ndërkombëtare, jo për të marrë vendime, por për të monitoruar këto procese. Keni njërëz shumë të mirë, gjyqtarët dhe prokurorët më të mirë amerikanë dhe europianë që janë në ONM – misioni ndërkombëtar i monitorimit – që shohin çdo ditë se si po kryhet dhe kur shohin mundësinë për anshmëri, ngrenë pikëpyetje dhe apelojnë vendime. Sa i përket BKH dhe SPAK, ne, Qeveria e SHBA, kemi marrë një angazhim përpara jush, Shqipërisë, që ne do të paguajmë për këshillimin, trajnimin dhe pajisjet për BKH. Kjo është diçka që do ta bëjnë FBI dhe Departamenti i Drejtësisë. Departamenti i Drejtësisë ka prokurorë federalë këtu në vendin tuaj që kanë thënë – ne do të këshillojmë dhe do të ndihmojmë me mbështetjen për krijimin e SPAK. Jam i bindur që kur këto institucione të jenë funksionale – çka besoj do të ndodhë këtë vjeshtë, në javët e ardhshme – se kjo do të jetë një rritje madhore në kapacitetin e vendit tuaj për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

Por tani Lulzim Basha do të ashtu-quajturin veting i politikanëve. Mendoni se ka nevojë ndërkohë që kemi këtë procesin që vazhdon të ndërtimit të BKH dhe SPAK, të cilat në fakt do të përqendrohen tek lufta kundër korrupsionit mes politikanëve?

Ambasadori Lu: Mendoj se ka edhe një tjetër formë vetingu që kemi në demokraci. Ju votoni çdo dy vjet, unë votoj çdo dy vjet si amerikan dhe u kërkojmë llogari zyrtarëve tanë të zgjedhur. Ky është një formë vetingu. Opozita ka vënë në tavolinë një propozim që e konsideroj interesant. Në Amerikë kemi shprehjen, “djalli qëndron tek hollësitë,” dhe po studiojmë hollësitë e propozimit të tyre tani dhe Kryeministri juaj Edi Rama ka thënë tashmë se ai dhe Partia Socialiste janë gati tani të fillojnë negociatat mbi bazën e propozimit të tyre. Le të shohim se çfarë janë në gjendje të arrijnë ato negociata.

Më lejoni t’ju them se ku mund të qëndrojë djalli tek ato hollësi. Basha kërkon një ndryshim kushtetues. E dimë që kur u miratua reforma në korrik, ishte një ndryshim kushtetues. A do të krijonte kjo një lloj përplasje kushtetuese midis asaj që kërkon Basha dhe asaj që është tashmë në kushtetutë mbi BKH dhe SPAK?

Ambasadori Lu: Nuk e di përgjigjen për këtë pyetje. Ajo që di është që kushtetuta juaj mandaton që nëse një parti apo individë paraqesin një amendament kushtetues, duhet të ketë një proces në komisione, sipas kushtetutës, ku diskutohet amendamenti dhe ndonjë ndryshim në të; e di që ky proces negociatash po vjen dhe nxis qeverinë dhe opozitën të jenë seriozë në përqasjen ndaj asaj që mund të arrijnë të bëjnë bashkë për këtë propozim shumë interesant./Real Story/

15 komente në “Ambasadori SHBA tregon kush janë politikanët e frikësuar nga reforma: Marrëdhënia ime me Sali Berishën”

  1. Labi says:

    Lu, ty te faleminderit ,sa per Romanen,mos fol ,se eshte diskredituar si e korruptuar ne Shqiperi.

    1. Kalec Dega says:

      AHAHHHAHA, AKOMA spo shkulet kinezi i kyrgistanit, klyshi i obamaoratorit …..

      arvziu: burre shteti sali berisha
      Lu lu: saliu njeriu i vertete i vetingut

      e kuptoni o miopa tew lindur…..qe sa sa me shume coroditje ka mes shqiptareve aq me shume i botohen shkrimet e ambasadorit te kyrgistasnit…..

    2. M A R K O says:

      Edhe Luja beri nje verre ne uje.

  2. Koli says:

    Berisha,Berisha,Berisha!
    Kuptova se Berisha e ka hedhur lumin!
    Te tjeret as diskutohet!
    Pra Vetingu eshte per peshqit e vegjel dhe…propagande!

    1. mirel says:

      Welcome to reality!!
      Miresevuen ne boten reale.
      Po te kishte nder mend, shteti e ve te drejten kur te doje.
      Ka institucione per kete pune.
      Qe tallin b.then.me njerezit.

  3. nord.al says:

    Lab idiot pak kam pare. Ky qenka nje nder to.

  4. Komentuesi says:

    Romana Vlahutin per punen e shkelqyer qe ka bere vendit dhe popullit ton,eshte per t’u shpallur qytetare nderi e shqiperise.Ajo jo vetem punoi mire,por u ndesh dhe me veprimet e kritikat e pahijsheme,agresive te kafsheve te opozites tone.Ajo u largua nga vendi yne shume e nderuar dhe e respektuar.

  5. kico spiri nga zagoria says:

    e kuptuam.berisha mbetet i paprekshem.armiku me i madh i kombit shqiptar ,sali berisha i shpeton vetingut.ndaj llomotit,uleret,kercenon se do vetingun sa me pare.sic duket shqiptaret nuk kane qene ne shqiperi,po diku larg.ketu ka qene lu me shoke e me shoqe,bashke me saliun.e mor spartak ngjela,na genjeve me ato shkrimet e tua per vetingun e luse.vetingu ka qene i saliut.rrofte saliu qe na ideoi reformen ne drejtesi.

  6. Ivan i madh says:

    Ky me te vertete paska qëne palaco rugesh e jo ambasador i Shba kur thote se kriminel Berisha ka qëne nje nga me te paret qe te ngriheshin keto dy struktura ne drejtesi. Po si mendon ti buth verdhe se ai do ngrinte trekemshin per te varur veten kete nuk na i shpjegove. Mesa duket ti paske qëne nje m… si miku jot e krimineli i Shqiperise Berisha që tek opinioni thoshte se armiku me i madh i tij ishte vllai i tij Miloshevici dhe haronte se e kishte ndimuar me nafte e armatime per te vrare e masakruar popujt e ish Jugosllavise e sidomos ate kosovar . Shqiperine as e kane dashur as do e duan perderisa amerika dergom keta plera bythe verdhe që sjane as mish as peshk dhe kameleone te felliqur antishqipetare që e qellojne pas shpine popullin shqipetar duke mbrojtur felliqesirat per interesat e tyre e te padroneve që i dergojne. Kjo tregon se kjo është politika amerikane që del zbuluar nga deklaratat e misionareve te saj dhe mashtruar popullin shqipetar se do pastroje politiken shqipetare nga krimi, korupsioni e tradhetia ku tani i thur hymne sherbetoreve te saj si per kriminelin e deklaruar Sali Ram Berisha e te tjere . Te dhjefia ne politiken tende te uryer moj Amerike.

  7. Lani says:

    Sala po thote e ka “dashur vetingun”.Ja dhe “drejtesia amerikane”qe mendon ndryshe nga populli shqiptar.E kane bere corbe gjithe boten e do ju plasi per Shqiperine.

  8. shqip says:

    “Po komisari ? Hahaha ! Po komisari ishte lojaaaa, hahaha ” . Dhe ne fund atij ( popullit ) Po i mbylleshin syte per gjume . Dhe ja futi me gerhima . Pra tre vjete ata qe s’bejne dot as shurren pa lejen e Saliut , pengonin reformen . Kur kapo tribuja paska qene dakort . Shko Boti shko , ankohu gjetke .

  9. populli qe pret me padurim says:

    Ambasadori foli me gjuhe diplomatike,se nuk kishte si te ndodhte ndryshe.Perderisa ata kane pushtet te plote ,nuk kishte pse te hapte polemika.Ai e ka te qarte se kush kerkon ta pengoj reformen ne drejtesi,dhe fakti qe ben Berishen si mbeshtetes eshte nje lloj ironie e holle,qe vetem ne diplomaci perdoret.Prandaj ju mbeshtetes te sales mos u gezoni para kohe se ashtu pati dhe entuziazem kur LU i vuri ne rresht per te votuar ne 2016-en-Dardha e ka bishtin mbrapa -thote populli.

  10. ta says:

    edhe mi thote dr berisha ai qe vrau dhe previ,ai qe dogji shqiperine,ky eshte turp,ul shqiptaret.

  11. Shkodrani says:

    Une mendoj se zoti lu eshte diplomat edhe e gjitha kjo qe thot eshte ironi per ta e kunderta eshte ajo qe transmenton ai une besoj se vetem shba edhe eu mund ta shpetoj kombin nga fara e keqe e komunizmit nga tumori i kuq te gjith kta pisat si baballaret e tyre nga 1945 deri ne 90 e pas jane kelyshet e tyre qe kan pas e kane trasheguar pushtetin nga saliu nano ruci meta rama basha te gjith kto bashke me partite e tyre duhen fut burg te perjetshem edhe paret e tyre ku i kane ku si kane i nxjerrin vet jane miliarda ca e kane edhe ktu mos u cudisni kta oligark jane sejmen te tyre paret e tyre pastrojne prandaj duhet pak durim sepse amerikanet edhe eu e kane nis kete pune dhe keni me pa qe do e i cojn atje ku duhet se sa per kombin tone ato njerez aty ne shqipe jane krejt ne gjum te vaksinuar nga mediat e pushtetit edhe njerez qe blihen e shitet si te tregu i kafsheve vec ne shqip gjen njerez pa dinjitet kur bohen zgjedhje ato njerez qe i shajne per gjithe kohes per 4 vjet ne zgjedhje shkojne si qente per nje kocke i harrojn fjalet e tyre e tash shajne ambasadore te huaj e qka asht kjo idiotizem pa frer i themi populli e ka mundesine kur bohen votime mos te dal hic se skane ke te votojne te gjith aty jane partite e komunisteve e kelysheve te tyre te gjithe prandaj i bojkotoni zgjedhjet le te shkojn 5 perqind qe jane lapanjozet e tyre edhe vec ashtu do qereohen nje here e mire ajo klase politike qe e ka mar peng shqipen e te dalin njerez te rrinj plot jon edhe mos te lejohen tju bohet skanim mos te kene pas lidhje me pushtetin e djeshem edhe te sotem te jene te gjith qe kane shkllue jashte mundesisht te kene jetue per kohe te gjate jasht sepse duhet ndryshim mentaliteti aty mungon vec dun me grabit shtetin duhem njerez me taban jo pisa kaq kisha tung rrofte demojracia poshte tumori i kuq komunist

  12. alphade says:

    Zoti LU, ambasador i vendit mik, SHBA-se , me kete interviste qe dhate
    mbreme amnistove te gjithe kapot e mafias shqiptare dhe tash ik i qete
    atje ku ju ka caktuar Presidenti Donald Trump..! Duke rregulluar mare-
    dheniet me Berishen,Meten,Bashen,Moniken etj. i ke prishur maredhe-
    niet me shqiotaret e zakonshen ,si puna ime dhe milionave shqiptare
    anonime qe kerkojne Drejtesi dhe qe kjo Drejtesi me sa duket perben
    nje “lindje te veshtire”, nje mision imposible . Megjithate, shqiptaret ju
    mirekuptojne . Keto,nga ana juaj ishin takime lamtumire dhe si te tilla
    nuk mun te ishin de “Capa y Espada” , por sinjali ndaj shqiptareve ishte
    zhgenjyes. Cilido qe troket ne zyren e Berishes eshte sikur te troksesh
    ne deren e ” PADRINOS” apo “GODFATHER-it” per te marre “bekimin” e
    tij para se te largohet nga ky vend qe quhet “ALBANIA”. Me sa duket te
    gjitha raportet e Berishes me SHBA kane qene lobinget qe sipas jush dhe
    Legjislacionit Amerikan dhe sipas jush ,ato jane te ligjeshme nese raporto-
    het e paguan taksa. Ah ! Sa merak i kane “Pay Taxes” amerikanet !!! Keshtuqe
    Berisha gjithe kohen e qendrimit ne pushtet kete pune ka bere dhe as ka dashe
    te dije per “punet e shtepise”por per “LOBINGJET”. Kete e vertetoi me se miri
    97-ta, ku nje personalitet amerikan na paskish marre Majkon,atehere K/minister,
    dhe i ka thene te “mos preket Zoti Berisha” ! Dhe Majko me naivitetin e tij prej
    infantili ua thote kete shqiptareve,gje qe tregon se sa poshte ka “rene Sparta”
    te ne shqiptaret se me nje telefonate nga cilido,qofte ky edhe nje senator apo
    cilido tjeter biberaj,qeveritaret e marrin per te mireqene. Keta jane,pra qeverita-
    ret shqiptare qe mbahen ne kembe vetem me telefonatat e te huajve sepse
    shqiptaret nuk i duan,nuk i shohin dot me sy,ju ka ardhur ne maje te hundes,
    duke filluar nga hsjnat e kriminelet: Berisha,Nano,Meta,etj.etj.
    Megjithate,pavaresisht se ne vija te pergjitheshme nuk me pelqeu intervista e
    fundit e Ambasadorit LU,prap se prap e mirekuptoj qendrimin lamtumires se
    Tij dhe mbase do te kishte bere takimet e kortezise dhe te mos ishte prononcuar
    para shqiptareve per “vleresimeve aq pozitive” ndaj atyreve qe i kane bere gjemen
    Shqiperise. Edhe dicka te fundit, shqiptareve u terhoqi vemendjen qendrimi ndaj
    Rames qe sa e ceku dhe asgje me teper,ne krahasim me superlativet ndaj deputetit
    te rreshtit te katert ,karrikja numur 3 .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje