“Portreti sekret” i Nanos më 1997 nga ambasadorja e SHBA Mariza Lino: Nga student e imitues i "Bittellsave" te burgu dhe kthimi si kryeministër...

16 Shtator 2018, 18:41Politika TEMA

Fatos Nano feston sot ditën e lindjes. Ish-Kryeministri i majtë gjysëm i tërhequr nga politika në një jetë të qetë dhe luksoze mbush 66 vjeç.

Dhe botohet një nga kabllogramet konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Tiranë zbardhur nga Wikileaks.

Aty bëhet një biografi e detajuar e Fatos Nanos në vitin 1997, kur Nano ishte liruar nga burgu pak muaj më parë dhe sapo eshte zgjedhur kryeministër.

Ambasadorja Mariza Lino shkruan për DASH detaje të jetës së tij nga krijimi i një grupi rok, deri tek burgu për korrupsion.

“Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka”,- është përshkrimi i diplomates që drejtonte asokohe ambasadën më të rëndësishme në Tiranë.

Më poshtë pjesë nga kabllogrami, publikuar nga DITA:

Datë: 8 gusht 1997

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadorja Mariza Lino

Klasifikuar: Material konfidencial

“Fatos Nano ka lindur më 16 shtator të vitit 1952, Është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, të cilën e ka njohur që në fakultet. Ata kanë gjithashtu edhe dy fëmijë të rritur, një vajzë dhe një djalë.

Djali, i moshës rreth 17, 18 vjeç është duke studiuar në një kolegj amerikan në Selanik. Vajza, e moshës rreth 16 apo 17 vjeç studion në Lion të Francës.

Nano është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, i specializuar në Ekonominë Politike. Nga viti 1975-1978 Nano punoi në menaxhimin e Metalurgjikut në Elbasan.

Nga 1978 deri në 1981, ai punoi si kërkues në Ekonominë Botërore në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë. Nga 1981 deri në 1984, Nano punoi si ekonomist në fermën bujqësore të Priskës.

Nga viti 1984 deri në 1990 punoi si kërkues mbi problemet socio-ekonomike dhe të reformave të tregjeve në bllokun e lindjen, përsëri në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë.

Vazhdimisht, nga viti 1978 deri në 1990 ai gjithashtu ka qenë lektor në disa fakultete të Universitetit të Tiranës.

Në dhjetor të 1990-s, Nano u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në janar-shkurt 1991 ai u ngarkua me detyrën e zëvendëskryeministrit për reformat ekonomike nën drejtimin e Presidentit Ramiz Alia dhe Kryeministrit Adil Çarçani.

Nga marsi në maj të 1991 ai u zgjodh Kryeministri i qeverisë që përkohshme e cila përgatiti zgjedhjet e para pluraliste në 31 mars 1991 duke filluar tranzicionin në një sistem demokratik.

Nga maji në qershor 1991 atij iu dha një mandat i dytë si kryeministër. Nano u zgjodh si deputet nga viti 1991-1992 dhe përsëri në zgjedhjet e këtij viti, megjithëse karriera e tij në këtë drejtim u ndërpre.

Ai u arrestua me akuzën e korrupsionit më 30 korrik 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg në vitit 1994 pas një procesi të prishur nga shkeljet e procedurave ligjore.

Ai u deklarua i dënuar politik nga Amnesty International, Komisioni i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Helsinki dhe grupe të tjera. Nano u lirua nga burgu në 14 mars 1997 me faljen e Presidentit Berisha gjatë përmbysjes së pushtetit.

Nano ishte zgjedhur kryetari i PS-së në Kongresin e Themelimit të kësaj partie më 12 qershor 1991 dhe u konfirmua në këtë post në kongresin e dytë të kësaj partie në gusht 1996 gjatë kohës kur ai ishte në burg.

Nano ka publikuar një numër studimesh krahasuese mbi tregjet ekonomike, reformat në bllokun e lindjes dhe funksionimin e tregjeve evropiane.

Ai ka publikuar gjithashtu edhe artikuj mbi kërkimet shkencore të prezantuara gjatë konferencave në Shqipëri dhe gjetkë.

Nano ka marrë çmimin e tretë më të rëndësishëm në vend për studimet mbi faktorët socio-ekonomik të vendeve në tranzicion.

Nano flet rrjedhshëm italisht dhe mirë anglisht. Ai gjithashtu flet rusisht, serbo-kroatisht, spanjisht dhe pak greqisht.

Fatos Nano ka lindur në një familje që ishte pjesë e elitës së regjimit komunist të vendit. Babai i tij ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar për shumë vjet.

Nano ka studiuar në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, e rezervuar për fëmijët e nomenklaturës.

Aty mësoi gjuhët e huaja si dhe të luante me kitarë. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave, rreptësisht e ndaluar për publikun e gjerë gjatë asaj periudhe.

Referuar disa të dhënave, kur Nano ishte duke punuar në Institutin e Marksizëm-Leninizmit ai u pikas nga gruaja e Enver Hoxhës, e cila kryesonte institutin për favore speciale.

Ajo ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme karrierën e tij dhe e ndihmoi atë në pika strategjike për të lëvizur nga një pune të tjetrën.

Ai u zgjodh zëvendëskryeministër në vitet e hershme 1991 dhe pas rënies së qeverisë Çarçani ai u bë Kryeministër. Pas katër javësh në këtë post, atij i duhej të përgatitej për zgjedhjet e 31 marsit 1991.

Kandidoi dhe fitoi si kandidat i Partisë së Punës në Tiranë duke fituar me balotazh. Ai u emërua përsëri si Kryeministër, megjithëse puna e tij e re nuk do të zgjaste më shumë se para.

Grevat e përgjithshme të organizuara nga Sindikatat e Pavarura, të cilat filluan një javë pas marrjes së detyrës detyruan atë të japë dorëheqjen disa javë më vonë. Ylli Bufi mori postin e Kryeministrit në një qeveri po aq jetëgjatë sa ajo e Nanos.

Nano fitoi vendin bosh të kryetarit të Partisë së Punës në kongresin e 10 të saj në qershor të vitit 1991. Shkrimtari Dritëro Agolli ishte rivali i tij kryesor në atë kohë. Gjatë atij kongresi, Partia e Punës ndërroi emrin duke e bërë Partia Socialiste e Shqipërisë.

Partia Socialiste u përgatit për një humbje të madhe në zgjedhjet e marsit 1992. Gjatë asaj kohe, ai u akuzua për një marrëveshje me Berishën për kalimin e pushtetit nga e djathta.

Flitej që ishte bërë një marrëveshje në Trieste të Italisë në një takim të përbashkët në prezencë të Mentor Çokut. Gjatë atyre zgjedhjeve, Nano fitoi mandatin në Kuçovë. Rivali i tij ishte Perikli Teta, tani Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes në qeverinë Nano.

Gjatë fjalës së tij të fundit në parlament para se të arrestohej, Nano akuzoi ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Uilliam Rejerson dhe CIA-n për komplot me Berishën për ngritjen e një procesi gjyqësor të rremë ndaj tij.

Në të njëjtin fjalim, Nano akuzoi Berishën se e kishte kthyer vendin në një Republikë Bananesh nën varësinë e SHBA-ve.

Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg por pa u konfirmuar asnjehere ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar.

Me të dy fëmijët që studionin jashtë Shqipërisë, pavarësisht se si është e vërteta ata tani dukeshin se ishin bërë të mirë duke u bashkuar me prindërit në plazhin e Durrësit ku ishin të pranishëm edhe të huaj.

Nano është intensiv, i fokusuar dhe individual. Është 168 cm, një gjatësi mesatare për meshkujt shqiptarë. Doli nga burgu mbi peshë dhe i parruar.

Shumë të njohur të vjetër u shprehen se nuk e kishin njohur atë pas daljes nga burgu.

Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka.

Miku i tij më i afërt gjatë kohëve më të vështira kur ai ishte në burg ishte B.Zeneli. Zenelit, i cili ishte miku më i besuar pas gruas së tij, nuk iu dha një pozicion prestigjioz me profil të lartë.

Përkundrazi, ai mbajti një profil të ulët duke qenë deputet i parlamentit të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme.

Gruaja, e vizitonte Nanon një herë në javë në burgun e Tepelenës. Ata janë dukshëm të përkushtuar ndaj njeri-tjetrit. Edhe pse ajo nuk është shumë e aftë në gjuhët e huaja dhe nuk flet shumë në publik, në prani të të huajve, duket qartë se Nano ka konsideratë të lartë për të…”

15 komente në ““Portreti sekret” i Nanos më 1997 nga ambasadorja e SHBA Mariza Lino: Nga student e imitues i “Bittellsave” te burgu dhe kthimi si kryeministër…”

  1. Linda says:

    Ke harruat te thuash edhe nje hajdut i madh sì te gjithe politikanet shqiptare njoni me mut se tjetri

    1. Hoxh Armandi says:

      Zoti ju dha nje KM ortodoks dhe perendimor. Po nuk beheni dot njerez dhe votuat per talebanin.

      1. Shqiponja says:

        Nuk u ankua njeri per se ai beson , ose qe i krishter , apo qe mysliman e keqia jone eshte se zgjedhum hajdute , dhe hahduter dhe kriminelat , tradhetaret dhe mercenaret nuk kane fe , besijne vetem tek paraja e piste , tek krimi , tek mashtrimi, tek tradhetia …….nuk i di keto o lango ?? I plasi kari Tosit 0er krishterezimin , ai vodhi sa te donte dhe ka lene ca pisa njerez si puna jote te llapin gam gam gam si qente e qelbur , po ik o qen i kishes ik , te kemj dhier ty kiahen , sulltanet katoliket dhe kedo , ne duam shtet sovran , pa kriminele , hajdute dhe mercenare , dhe tj na ruake ricken me krishterezime dhe pordhe me rigon …..ik e mbuag kandilet mer ato 300 euro dhe llam llam llam neper porrale , fare e keqe e fare e keqe .fare turku ….,

  2. Çika says:

    Udhëheqja antikomuniste e PPSH , si injorante që ishte , mbante pranë vetes njerëz të krimbur në vese , siç qenë Berisha dhe Nano . Pasi shëmtoi sistemin socialist , me Berishet e Nanot kjo udheheqje bëri krimin e dytë – shemtoi edhe demokracinë .
    Vazhdoni shqipëtarë avazin: kush është më i mirë , Nano apo Berisha ?!
    Shqiperia do perparojë kur t’a kuptoni se Berisha dhe Nano janë copa të një bajge !

    1. Komentuesi says:

      Fatos Nano ka pergjegjesi te madhe per prapesit e medha te Sali Berishes.Katrahura e 97-tes qe beri Saliu,ku u rrembeu parat njerzeve te varfer e te genjyer nga firmat piramidale,duhej sot ne burg.Saliu ishte i zoti,sajoi nje akuze per Fatos Nanon dhe e futi ne burg,kurse Fatos Nano,si bytheperdredhur dhe frikacak qe ishte,duke patur fakte te gjalla e makabre,e beri shoke te ngusht Sali Berishen.Pra,Sali Berishen e kemi peshqesh nga Fatos Nano.Sikur Fatos Nano ta kishte futur ne burg qe atehere Salin,sot shqiperia dhe populli, do ishin me ndyshe,me mire,me e begat,me qet ,e bukur.Nuk do kishim keto telashe shkatrrimtare qe i solli vendit ton Saliziu.

  3. o papas says:

    .. e c`na plasi ..?!

  4. rroku says:

    Treshe gangsteresh BERISHA, NANO, META, Luli nuk llogeritet se eshte vrases me pages.

  5. h says:

    Sa i pafat populli shqiptar.
    Te gjithe hajdutet me te degjeneruar,qelluan ne ato 28mije km 2.

  6. Tajari says:

    Ky ishte dhe mbetet Nje pjese e felliqesise politike shqipetare.Kishte mundesine te bente shtet por ne vend te tij beri anarshi.E majta te mos mburret me kete person.

  7. shqip says:

    1) Eshte martuar me te dashuren e tij.te femijrise , qe e ka njohur ne fakultet .
    2) Nga marsi ne maj te 91 u zgjodh km , qe me pas do pregatiste zgjedhjet e para pluraliste mars 91 . Mah !

    1. Lexues says:

      Ke te drejte. Perkthim skandaloz

  8. Vjosa.al says:

    Qekur keshtu dhe kush ja futi ne vesh Mariza Linos genjeshtren e madhe qe gjimnazi “Sami Frasheri” ne Tirane na qenkesh i rezervuar per femijet e nomenklarures.
    Me siguri, kjo genjeshter eshte veper e antikomunisteve te pjerdhur shqiptare dhe e naivitetit te Mariza Linos qe i merrte kallep llogjet e tyre.
    Edhe gjimnazi “Petro Nini Luarasi” qe, fale teritorit nga ku thithte kontigjentet e nxenese ku perfshihej edhe ish “blloku” i udheheqesve, kishte si nxenes shumicen e femijeve te tyre, perseri nuk mund te quhej se ishte i destinuar per femijete e nomenklatures, pasi shumica e nxeneseve te tij i perkisnin familjeve te zakoneshme te nepunesve dhe te puntoreve te kryeqytetit, brenda teritorit qe mbulonte ky gjimnaz.
    Por, ne respekt te te vertetes, duhet thene se ne teresine e vet, raportimi i Mariza Linos, eshte profesional dhe pergjigjet fytyres dhe karakterit personal dhe politik te Fatos Nanos.

    1. Kellira says:

      “nomenklature” nuk ishte Blloku. Pyet pak pse shumica e politikaneve nga Tirana jane nga Sami Frasheri.
      Po te jap 3 kryesorë: Nano, Meta, Basha dhe lista eshte shume e gjate.
      Rastesi?

  9. beni says:

    Z. Nano njeri shum i mir u kthye në një hajdut kur mësoi se si të tjerët vidhnin e s’kish si të vepronte ndryshe,se ngelej pa xhec!
    Përvetësimi i çdo pronë shtetërore apo private në interes të një individi i ka rrënjët tek Turqia që me pushtimin e saj në tër Ballkanin gllabëron tokat arbërore dhe pa paguar asnjë frangë lëshon tapi ndaj gllberuesve dhe i bën të ligjshëm mbi pronën jo të tyre!!!
    Kisha dhe tër krishterimi në shqipri duhet të kërkoj pronarët legjitim para pushtimit turk ose dëmshpërblim nga shteti turk për të dëmshpërblyer pronarët e vërtetë?

  10. Fatos Nano dhe Sali Berisha jane dy monstrat dhe perverset me tipik qe na la pas PPSH dhe Sigurimi i Shtetit ne 1990/91, per te na bere kete qe po heqim breza e breza keto 28-vite pseudo Demokraci. Pikerisht eshte Fatos Nano qe ja zgjati jeten super-kriminelit Sali Berisha ne 1997 dhe 1998, si dhe rriti nje tjeter monster e pervers nga hici, Ilir Meten, njeriun kopje te Sali Berishes (i lidh prejardhja qe jane Maloke…, njeri Veri e tjetri Jug). Nderkohe qe Sali Berisha rriti pjellen e tij Lulzim Bashen per te mbajtur PD nen diktat e kontroll absolut, nje monster e pervers edhe ky ne stil po Verior. Pra; ky Fatos Nano i ka bere jashtezakonisht keq Popullit shqipetar ne cdo drejtim, ku kryeson mbajtja “gjalle” e Sali Berishes dhe riciklimin e tij ne politike e Pushtet nepermjet Ilir Metes, apo e kemi harruar 2005 e rikthimit ne Pushtet te Sali Berishes, vjedhjet dhe vrasjet e tij ne 8-vite Qeverisje sebashku me Ilir Meten… Fatos Nano do mbetet nje Lider monster e pervers ne cdo drejtim, dembel+hajdut+bixhozci+pianec dhe ngatrrestar i persosur, ku vetem Sali Berisha ja kalon disa here, por dhe Ilir Meta nuk ngelet me larg. Shenim: Kush nuk e ka njohur qe ne rini Fatos Nanon, ben mire te mos “haje” shume ne mbrojtje te Tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje