Akuzat për dhunë seksuale, republikanët bllokojnë kandidatin e Trump për Gjykatën Supreme, gruaja gati të dëshmojë ndaj Brett Kavanaugh

17 Shtator 2018, 19:30Bota TEMA

Një numër republikanësh kanë thënë se votimi mbi kandidatin e Gjykatës Supreme Brett Kavanaugh, të propozuar nga presidenti i SHBA, Donald Trump, duhet të ndalet ndërsa akuzat për sulme seksuale dëgjohet siç duhet.

Christine Blasey Ford i tha Washington Post se kur kanë qenë adoleshente, Kavanaugh e ka shtyrë në shtrat e është përpjekur ta zhveshë. Akuzat për herë te parë u shfaqën javën e kaluar e Kavanaugh është përpjekur që prej atëherë t’i rrëzojë me çdo mënyrë.

Pro Ford është e gatshme të dëshmojë përpara komitetit, tha avokati i saj. I pyetur në NBC Today, të hënën nëse Ford do të dëshmojë, avokati Debra Katz u përgjigj: ” Ajo është e gatshme të bëjë gjithçka që duhet për të treguar historinë e saj“.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway tha se Ford nuk duhet “të fyhet ose injorohet” dhe duhet të dëshmojë nën betim, edhe pse kjo do të ishte në dorë të komisionit për të vendosur.

Gjykata e Lartë është shpesh fjala përfundimtare për ligjet shumë të diskutueshme dhe nëntë gjyqtarët e saj kanë një ndikim të madh në jetën politike amerikane, shkruan BBC.

Ford, e cila është 51 vjeç dhe një psikologe e hulumtimit në Universitetin Palo Alto në Kaliforni, doli përpara publikut të dielën në një intervistë për Washington Post. Ajo e përshkroi atë një incident që ajo tha se ndodhi kur ata ishin në shkollë të mesme në fillim të viteve 1980.

 

Ford ka sqaruar se incidenti ndodhi gjatë një feste, kur ajo ishte 15 vjeç dhe Kavanugh 17. Ai duket se ka qenë i dehur. Gruaja pretendon se ka dashur të bërtasë dhe atëherë Kavanough i ka mbyllur gojën me dorë kur ishin në një shtrat, në një mënyrë që sipas saj edhe mund ta vriste padashje, por siç rrëfen dhe vete, fatmirësisht ka arritur të largohet vetëm kur miku i tyre u hodh sipër.

Emërimi i Kavanaugh është zhytur në pasiguri. Komiteti do të mbajë një votim për nominimin e tij të enjten, por demokratët kanë kërkuar vonesë. Dy republikanë në panel Jeff Flake nga Arizona dhe Lindsey Graham nga Karolina e Jugut kanë thënë se Ford duhet të dëgjohet.

Flake i tha Politco se ai nuk ishte “i kënaqur” për të votuar për të avancuar emërimin e Kavanaugh pa dëgjuar së pari ato që pretendon Ford. Opozita e tij mund të prishë votimin e komisionit.

Graham tha se votimi nuk duhet të vonohet. “Nëse komiteti duhet të dëgjojë znj. Ford, duhet të bëhet menjëherë,” tha ai në një deklaratë.

Por nisur nga situata, ashtu siç pritej, demokratet reaguan dhe përmes liderit të tyre ne dhomën e lartë të parlamentit, Chuck Shummer kërkuan shtyrjen e votimit me argumentin se mbajtja e tij do të përbente një “fyerje” ndaj grave amerikane.

Senatori i Partisë Demokratike Dik Durbin, i cili shërben në panelin e gjyqësorit, tha: “Deklarata e saj këtë mëngjes që ajo është e gatshme të dëshmojë, me të vërtetë mendoj se na e ngarkon barrën për të arritur në fund të saj“.

Por miku i përmendur në raportin e Post, shkrimtari Mark, tha se ai nuk kishte “asnjë kujtim” të ngjarjen e supozuar.(TemA TV)

1 komente në “Akuzat për dhunë seksuale, republikanët bllokojnë kandidatin e Trump për Gjykatën Supreme, gruaja gati të dëshmojë ndaj Brett Kavanaugh”

  1. Peco says:

    Nje zot e mer vesh sa shume duhet ti indinjoje zotrinjte Flamur Noka dhe Taulant Balla ky veprim revoltues i te nominuarit Kavanaugh! Po te ishin synetor, me falni, senator ne usa, ata mund ta jepnin voten per te, vetem pasi te mernin vesh se nje xherah do e kishte bere synet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje