Basha kundër Kryemadhit, kërkon mbikqyerje ndërkombëtare për Vettingun e politikës. Kryetarja e LSI: Ambasadorët si “nëna e babai”...

17 Shtator 2018, 21:30Politika TEMA

Lulzim Basha ka ndryshuar kursin e tij politik për bërjen e Vettingut ndaj politikanëve, duke kërkuar që të jetë nën mbikqyerjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Kreu i PD me këtë qëndrim të papritur, ka dalë publikisht kundër aleates së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI bëri pak ditë më parë një deklaratë të fortë kundër ambasadorëve në vendin tonë, duke thënë se janë bërë si ‘nëna dhe babai’, teksa godiste direkt ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Një një postim të tij në rrjetin social facebook, përmes një videoje Basha nënvizon:

Së pari, vettingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë Kuvendi.

Së dyti, struktura e vettingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.

Së treti, vettingu i politikanëve do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare.

Së katërti, vettingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.

Dhe së pesti, vettingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, i cili nxori nga Kuvendit dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.(TemA)

6 komente në “Basha kundër Kryemadhit, kërkon mbikqyerje ndërkombëtare për Vettingun e politikës. Kryetarja e LSI: Ambasadorët si “nëna e babai”…”

  1. petro says:

    VETINGU i politikes dublim i organeve te drejtesise.qe do te thote te rrahesh uje ne havan dhe ta kthesh vendin ne nje spital psikiatrik duke e lene shtetin ne dore te perendise.kete gje e kerkojne vetem budallejt dhe armiqt e shqiperise.

  2. z. Mero BAZE, jam nje Jurist ish-Pedagog (Prof.Asc/Dr) per disa dekada ne Fak. Juridik, prej 2010 specialist prane nje Projekti per te Drejtat e Njeriut ne Gjeneve. Duke lexuar 5-pikat e Lulzim Bashes si “Kreu” i Opizites dhe duke pare se si po rrjedhin ngjarjet nga berja e Vetting_ut keto muajt e fundit, e them me plote gojen qe; Opozita ne Shqiperi qe ne fillim nuk e donte Reformen ne Drejtesi (kjo nuk eshte vetem konstatim i imi personal, por dhe i jo pak institucioneve te BE si dhe te SHBA), po vazhdon minimin, deformimin Mediatik dhe shtyrjen sa me shume ne kohe te kesaj Reforme mese jetike per Shqiperine post-Komuniste. Prandaj; tani keto 5-pikat e Lulzim Bashes per Vetting te politikes eshte nje sterkembesh per te mos u bere e plote Vetting-u ne Drejtesi dhe Reforma ne Drejtesi plotesisht, por te ngatarrohet me kete fare “monstre” apo sajese alla-mafjozesh, qe nuk duan Drejtesi te paster e funksionale. S’ka asnje vend ne Bote, qofte dhe ne ish-vendet e Lindjes ish-Komuniste qe te kete kerkuar Vetting ne politike, kur ka institucione te fushes se Drejtesise qe bejne drejtesi, sigurisht jo sic eshte Drejtesia Shqiptare tani pa u finalizuar 100% Vetting-u, SPAK dhe BKH. Nese do arrihet ne marrezine e Lulezim Bashes e te tjeret me te ne koalicionin Opozitar, qe paralel me Reformen ne Drejtesi te filloje kjo “monster” e pjelle e keqe me emrin Vetting ne Politike, kur ne gjithe Boten Demokratike pastrimin e ben Drejtesia dhe asnje Reforme tjeter shterpe dhe deformuese e Drejtesise, sic eshte kjo sajese perverse e Opozites aktuale ne Shqiperi. Perendimi ne asnje rast nuk do ta miratoje e njoh kete “monster” te quajtur Vetting ne Politike, sepse njeh dhe respekton vetem Reformat ne fushen e Drejtesise…

  3. Kalec Dega says:

    Titulli pa kuptim, i shkruajtuar apo i perkthyer nga Turqishtja…sidoqofte:
    Sa do propogande te behet nga kazani mediatik dhe sa do te perhapin idjotizma si u pajtuan, u zune e u bashkuan e verteta ne zgjedhjet e ardhshme eshte si me poshte:
    PD dhe aq me shume LSI jane Parti te humbura dhe populli ja ka pire lengun ose me ne fund i kuptoi.Nga kjo, nga fakti qe keto jane Parti pleherash dhe gangstertash , perfiton bajga tjeter akoma me e rrezikshme fshehur pas ‘rilindjes”gjoja dhe udhehequr nga po aq horra dhe psikopate sa edhe si motrat Parti, PS e Rames, Rucit e Tualet Palles.

    Lsi si PD nuk marrin vota per te fituar si koalicion por do marrin aq vota sa ti mohojne PS shumicen ne Parlament deri atje sa PS edhe pse do fitoi , do detyrohet ti shtrije doren koalicionit:PD+LSI+PDNJ +gGrekt e Vangjel Dules.

    Pra, Shqiperia do ngelet peng e Bandave kriminale te quajtura ndryshe PS/PD/LSI/PDNJ etj
    Me nje fjale , me keq dhe me keq do behet dhe kriminelat qe kane drejtuar politiken do dalin ne pesnsion dhe kalojne vitet e fundit ne parajse te sigurte qe kane siguruar brezat dhe do shiojojne hajduterine dhe perftimet e krimit.

  4. sapa says:

    Kur ska popull luani si te doni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje