Marrëveshja Shqipëri-Greqi, Nikos Kotzias: Ka ngecur nga mosmarrëveshjet Rama-Meta, historia të jetë shkollë dhe jo burg

20 Shtator 2018, 17:32Politika TEMA

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka zhvilluar një takim me homologun gjerman Heiko Maas.

Gjatë këtij takimi ai foli edhe për negociatat me Shqipërinë duke thënë se gjithçka ka ngelur prej mosmarrëveshjeve Rama-Meta.

“Natyrisht, pas vizitës në Tiranë e Shkup, diskutuam për ecurinë e negociatave me Shqipërinë dhe marrëveshjen e Prespës.

Ne këmbëngulim që historia duhet të jetë shkollë dhe jo burg. Mbështesim marrëveshjen e Prespës. 

Ne lidhje me Shqipërinë, kemi kryer negociatat. Siç jeni në dijeni, nuk janë bllokuar as nga MFGR as nga MFA, por nga problemet administrative të palës Shqiptare, nga mosmarrëveshjet e presidentit me kryeministrin shqiptar. Si dhe për faktin se gjykata kushtetuese për momentin nuk funksionon plotësisht”, tha Kotzias.(TemA)

6 komente në “Marrëveshja Shqipëri-Greqi, Nikos Kotzias: Ka ngecur nga mosmarrëveshjet Rama-Meta, historia të jetë shkollë dhe jo burg”

  1. tfgs1 says:

    kujdes me korraket sunite,jane te pabese…………..kolofara!

    1. Albani says:

      Patjeter,e mbajne peng marrveshjen sulltanet Shqiptaro-Turq sepse nuk po e ndajne dot tepsine e ofruar.
      Greqia duhej tu kishte ofruar nga nje tepsi secilit.

    2. Kolo eline says:

      Kolotripide, skase re gjifti.

  2. Nik says:

    Ne bisedime ka dy pale perfaqesues te Shteti Shqiptar dhe atij Grek. Z. Kocias pa etiken diplomatike ben diversion ne palen Shqiptare. Aq me keq per palen tone ne se ka elemente ne ekipin bisedues qe nuk ruajne konfidencialitetin shteteror.
    Nik

  3. rexha 10 says:

    RAMA -META ESHTE HISTORI ,KUSHE TE VJEDHE ME SHUME.
    HISTORI SHQIPRI -GREQI ESHTE PROBLEM PER BASHKEPUNIM TE VERTETE E ,FQINJESISE SE MIRE RECIPROKISHTE.
    SE IKEN NJE METE E VJENE NJE METE, NUKE DO TE THOTE GJE. AJO QE KA RENDESI ESHTE TE TREGONI SE CFARE DO TE BEHET ME KUFIJTE ,CAMERINE,GJUHEN SHQIPE.

  4. Nik says:

    Bisedimet jane midis Shtetit Shqiptar dhe atij Grek, jo midis Rames dhe Metes. Meta, Rama, Bushati dhe ekipi yne bisedues perfaqesojne Shetin Shqiptar. Z. Kocias, pa etike diplomatike, ben diversion ne palen Shqiptare!
    Nuk besoj qe ne ekipin tone ka individe qe nuk permbushin detyrimin e konfidencialitetit te bisedimeve te brendshme te pales sone. Kocias si grek qe eshte ben manovra te çaje palen tone. Shteti Shqiptar duhet te reagoje me dinjitet ndaj kesaj deklarate te poshter.
    Nik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje