Një përgjigje për Berishën: Tradhtia më e madhe është kur tradhton popullin tënd, shtrembëron për interesa personale historinë

22 Shtator 2018, 12:39Blog TEMA

Nga Dilaver Goxhaj

Në intervistën dhënë gazetës “Bota sot”, datë 20 shtator 2018, z.Sali Berisha, midis të tjerave deklaron: “Pas vitit 1944, pushtimit të Kosovës nga ushtria partizane e Shqipërisë, dhe votës së parlamentit të Kosovës për dorëzimin e autonomisë së Kosovës Sllobodan Millosheviçit, ky është akti i tretë madhor i tradhtisë, (korrigjimi i kufijve nga H.Thaçi, D.G), nga serbomedhenj shqipfolës ndaj Kosovës.“

Së pari, me këtë thënie, se “partizanët shqiptarë pushtuan Kosovën pas vitit 1944”, do të thotë se ju, z.Sali Berisha edhe sot kërkoni ende të bindni të gjithë shqiptarët se Kosova është Sërbi; pasi duhet se, quhet pushtim kur pushton një vend të huaj. Dhe sipas jush, Kosova, për partizanët e UNÇSH paska qenë territor i Serbisë dhe jo tokë shqiptare! Më të lumtë, z.Sali! Nuk thonë më kot: “Mos e pyet, se fletë vetë”.

Së dyti, kur lexon një shprehje të tillë: “partizanët shqiptarë pushtuan Kosovën pas vitit 1944”, e thënë nga një ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, sikundër jini ju, z.Sali Berisha, menjëherë të lind pyetja: Si është e mundur që të zgjidhen në krye të shtetit shqiptar, njerëz të tillë që as e njohin dhe as marrin mundimin ta njohin historinë e vendit tonë, të cilit pretendojnë se i kanë dalë për zot? Si është e mundur të quhet tradhti kombëtare shkuarja e formacioneve partizane nga këtej në Kosovën shqiptare për çlirimin e saj nga nazistët gjermanë? Mos vallë ju, z.Sali Berisha, e quani çlirim të Kosovës pushtimin e saj nga fashistët italianë e ata gjermanë? Si është e mundur që ju, z.Sali Berisha, i quani tradhtarë partizanët shqiptarë që u vranë e u prenë me gjermanët për çlirimin e popullit shqiptar në Kosovë, ndërsa fashistët e nazistët italo-gjermanë i quan, respektivisht, autoktonë të trojeve shqiptare në Kosovë e ish-Jugosllavi? Se, një nga të dyja: ose partizanët shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës ose gjermanët ishin pushtues.

Ky kompleks pyetjesh të çon në përfundimin se për z.Sali Berisha, edhe popullsia shqiptare në ish-Jugosllavinë e atëhershme, që iu bashkua formacioneve partizane shqiptare, edhe ata janë tradhëtarë të Kosovës dhe të kombit.

Me këtë deklaratë publike që z.Sali Berisha ka bërë, gjithkush që e njeh atë pjesë të historisë, del në përfundimin se z.Sali është thjesht një mosnjohës i kësaj pjese të historisë së kombit tonë. Sipas dijenive të tij, formacionet tona partizane, si pjesë aktive e koalicionit antifashist botëror, kanë shkuar në viset shqiptare në Jugosllavi pas vitit 1944, ose më saktë prej janarit 1945! Mosdije e qëllimshme ose gënjeshtër me bisht.

z.Sali, njeriu plaket duke nxënë, dhe nuk është keq që ta mësoni edhe ju tash në pleqërinë tuaj të thellë, se dy divizionet e UNÇSH shkuan në Kosovë për ta çliruar dhe shpëtuar atë nga shpopullimi titist, duke dhënë jetën 600 partizanë “tradhtarë” sipas jush. Këtë gjë ua thotë qartë edhe Kryetari i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Shqipërisë, gjeneral Rrahman Parllaku, ish komandant i Divizionit V i UNÇSH për çlirimin e Kosovës: Lufta e divizioneve tona për çlirimin e Kosovës, e shkëputi atë nga nga blloku fashist, e cila deri atëherë ndihmonte nazi-fashistët me forca ushtarake të divizionit “SS”, Skënderbej dhe Regjimenti “Kosova”, që kishin luftuar kundër forcave partizane në Kosovë e Shqipëri, ngaqë qeveria Deva-Mitrovica ishin në shërbim të gjermanëve. Në këtë mënyrë, partizanët shqiptarë e shpëtuan Kosovën nga shërngulja e popullsisë së saj shqiptare, sipas vendimit të Tre të Mëdhenjve: Çurçill, Stalin dhe Ruzvelt në Jaltë, që u jepte të drejtë shteteve fituese në luftë për shpërnguljen e pakicave kombëtare që ishin bashkuar me bllokun fashist, sikundër iu shkëput Rumanisë Moldavia, pa llogaritur shpërnguljen e dhjetë milionë gjermanëve nga Prusia, Krakovia, Sudetët etj. (Rrahman Parllaku “Kosova e lirë, ëndrra e jetës sime”, 2011, f.51 & 173)

Mësoje, gjithashtu, z.Sali, se veprimet e formacioneve të mëdha të UNÇSH në viset shqiptare në Jugosllavi filluan në verën e vitit 1944 dhe jo pas viti 1944. Kalimi i partizanëve tanë në viset shqiptare në jugosllavi ndodh, kur, me urdhër të Komandës së Përgjithshme të UNÇSH, forcat e Divizionit I kaluan në Shqipërinë e Mesme e të Veriut dhe në rajonet verilindore të vendit. Në 2 gusht 1944, pas sulmit të reparteve të Br.I & IVS dhe të Brigadës Maqedonase, forcat partizane hynë në Dibër. Dhe pas një muaj luftimesh, ku BrVS zevendësoi BrIS, në 2 shtator 1944 u çlirua përfundimisht Dibra. (AQU, Fondi Div.I, viti 1944, dosja 7, 59). Mos duhet thënë, z.Sali: “u pushtua Dibra nga partizanët “tradhëtarë” shqiptarë?”

Pas marrjes së Dibrës, në shtator 1944, Shtabi Kryesor i UNÇlJ për Maqedoninë, nëpërmjet Vidoje Smilevskit, sekretar i KQ për Maqedoninë Perëndimore, kërkon nga Komanda e Përgjithshme e UNÇSH të dërgonte formacione të saj “për t’u lehtësuar veprimet luftarake në këtë zonë dhe për mobilizimin e shqiptarëve të Maqedonisë në një repart të tyre”. (AQU, po aty, dosja 13,16). Njëkohësishtë, në letrën e nënshkruar në emër të komandës së qarkut të Dibrës, nga Nafi Sulejmani dhe Qemal Agalliu, theksohej: “repartet partizane të UNÇSH do të ndihmonin për çlirimin e Kërçovës e të Gostivarit”. (AQU, po aty, dos.16,fl.70).

Mirëpo, kur Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar e Shqipërisë lëshoi thirrjen e datës 17 dhe 22 shtator 1944, për popullsinë shqiptare të visëve shqiptare në Jugosllavi, për t’u bashkuar në Frontin Nacionalçlirimtar, për ata shqiptarë që bashkpunonin me okupatorin, (Dokumente të organeve të larta të pushtetit revolucionar NÇSH, 1962,f.197-198), menjëherë, po ai Vidoje Smilevski, kërkoi tërheqjen dhe ndalimin e shpërndarjes së kësaj thirrjeje në viset shqiptare, me pretekstin, se “të tilla thirrje ka të drejtë t’i bëjë organi legjislativë i shtetit të Maqedonisë”, si dhe kërkonte që t’i dorëzoheshin atyre të gjithë shqiptarët që akuzoheshin për bashkpuntorë me gjermanët, edhe pse në qytetet e Tetovës, Gostivarit e Kërçovës vepronte në këtë kohë vetëm pushteti shqiptar i vendosur nga forcat e Br.18S dhe ato të Br.4 partizane e shqiptarëve të Maqedonisë. (AQU, po aty, dos.16). Po kjo kërkesë e fundit e Smilevskit, nuk u zbatua nga partizanët “tradhëtarë” shqiptarë, z.Sali; dhe, ma merr mendja, se për këtë rast ju i keni akuzuar për tradhëtarë. Po qe kështu, ke më se të drejtë.

Po ashtu, nga gjysma e dytë e vitit 1944, u vendosën lidhje të ngushta e të vazhdueshme edhe me repartet partizane kosovare e jugosllave, me kalimin e formacioneve të UNÇSH në Kosovë e në Jugosllavi. Ky kalim i forcave tona partizane në Kosovë, z.Sali, u bë me kërkesën e Shtabit Suprem të UNÇJ, në fund të gushtit 1944, “për të dërguar në veri të lumit Drin” një pjesë të forcave të UNÇSH, të cilat do të kishin për detyrë të pengonin konsolidimin e njësive armike dhe t’i shpartallonin ato forca. Kjo kërkesë u ripohua edhe në letrën dërguar SH.P të UNÇSH, në 26 gusht 1944, nga Fadil Hoxha e Bashko Çakiç (Nenad), respektivisht komandant e komisar të Shtabit Kryesor të UNÇJ për Kosovën dhe rrafshin e Dukagjinit ( “Kosova”, nr.4, Prishtinë, 1975 dhe AQU, Fondi SHP, viti 145,dos.55). Kështu që nuk kemi pushtim të Kosovës nga “tradhëtarët partizanë”, z.Sali, sepse, në radhë të parë, Kosova nuk është tokë e huaj por është pjesë e Shqipërisë; dhe së dyti, ishte kërkesë e komandantit dhe e komisarit të Shtabit Kryesor të UNÇJ për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit.

Nëse ju, z.Sali, dhe historianët me të cilët ju këshilloheni, keni dokumenta të tjera, që përgënjeshtrojnë referencat që unë rreshtoj në këtë shkrim, lutem na i bëni prezent.

Bazuar në sa më sipër, na jepet e drejta të shtrojmë pyetjen: Kur ju, z.Sali, dërguat divizionet e Ushtrisë Shqiptare, si dhe i bëtë thirrje Veriut të Shqipërisë të mobilizoheshin për të nënshtruar me armë, revoltat popullore në Shqipërinë e Jugut, në pranverën e vitit 1997, mos vallë u nisët nga ideja që ta pushtonit Shqipërinë e Jugut, ngaqë, me sa duket, e konsideroni edhe atë tokë të huaj, si pjesë të Greqisë, përderisa e quani edhe Kosovën pjesë të Serbisë? Lutem na kthe përgjigje, se nuk dimë se ku të të rendisim: armik apo mik të kombit shqiptar.

Së treti, ju z.Sali Berisha, vështirë të besohet se nuk e njihni këtë pjesë të historisë shqiptare. Dhe këtë e them me bindje të plotë, sepse ju keni qenë sekretar organizate dhe sekretar byroje i PPSH, dhe e keni ditur përmendësh Historinë e PPSH, ndryshe nuk mund të zgjidheshit në ato funksione,

Por ju këtë deklaratë e bëni qëllimisht, për të shtrembëruar historinë e popullit shqiptar. Dhe kush shtrembëron me vetëdije historinë e popullit të tij, ai është thjesht tradhtar i atij populli. Nuk ka tradhti më të madhe se të tradhtosh popullin tënd.

 

28 komente në “Një përgjigje për Berishën: Tradhtia më e madhe është kur tradhton popullin tënd, shtrembëron për interesa personale historinë”

  1. Kalec Dega says:

    Sa thashethemexhi qokeni, o kopuke…edhe e dini shume mire qe ka tradhetuar dhe akoma ai vazhdon jeten politike shoqerore i “respektuar” dhe do shijoje pensionin ose deri sa te vdese do jete perfaqsues ligjor i Parlamentit te Albanistonit……


    Per kete ka vetem nje arsye dhe pergjigje: EDVIN Rama.

    1. Skypion says:

      Ajo qe pat ndodhur me brigadat partizane ne Kosove, ne fund te luftes se dyte boterore, nuk eshte thjeshte ajo qe thote Berisha. Eshte shume me shume se aq.
      Me shume se pushtim, ishte nje turp. Eshte nje turp. Dhe, i tille do te mbetet perjete. Nje njolle e stermadhe turpi ne historine e shqiptareve. Ne gjithe historine e shqiptareve, si komb.
      Nuk munden ish-komunistet dhe as kelyshet e tyre ta shlyejne kete njolle te stermadhe turpi kombetar.
      Nuk po hyj ne detaje, sepse , dihet qe partizanet shqiptare , me urdher te Enver Hoxhes dhe udheheqjes se larte komuniste, hyne ne Kosove per llogari te jugosllaveve qe donin te shtypnin ate qe ata e quanin rebelim te nacionalisteve shqiptare.
      Eshte hera e pare, ne historine e kombit shqiptar, qe serbet shtypin qendren e shqiptareve te Kosoves, me ndihmen ushtarake te shqiptareve te Shqiperise.
      Inkursioni ushtarak i partizaneve te Hoxhes ne Kosove, perfundoi me masakren makabre te Tivar. Pasketaj, ata i rikthyen ne Shqiperi.
      E perseris: ky eshte turp i madh kombetar. Turp mbi turpe. Nuk di nje popull tjeter t’ia kete bere vetes nje gjeme te tille. Eshte turp per te gjithe ne, si per tradhetaret komunist, ashtu edhe per viktimat e tyre. Sepse, te gjithe jane shqiptar. Nese komunistet u perdoren nga serbet, me deshire te plote, per te shtruar Kosoven, kjo i ben tradhetare, por nuk i zhben si shqiptare. Shqiptare viktimat, shqiptare tradhetaret.
      Prandaj, them qe ky eshte nje turp kombetar.
      Eshte per te te ardhur turp. Nese te pyet dikush qe nuk e di kete histori, nje joshqiptar cfaredo, se cfare ka ndodhur dhe pse; nuk di si t’ia shpjegosh. Te mbulon turpi. Te ul syte, te vuvos gojen, te ndrydh logjiken. Gek-mek. Nuk di c’te thuash.
      Thjeshte, sepse eshte turp. Vetem mendimi se miku i supozuar i interesuar, mund te neveritet nga ky sadomazokizem ndershqiptar, te nervozon pa mase.
      Vetem te mendosh per kalvarin e paimagjinueshem te mijera e mijerave djemve dhe burrave kosovare, qe perfundoi ne masakren makabre te Tivarit, e kupton se me c’turp gjigand kemi te bejme : mijera djem e burra shqiptare te Kosoves, te grumbulluar nga ushtrite serbe, me ndihmen e partizaneve shqiptare te Enver Hoxhes , pershkojne mes per mes Shqiperine, per t’u ekzekutuar masivish ne Tivar… gjate ketij rrugetimi mes per mes ne Shqiperi, ushtaret serbe torturojne me qindra shqiptare kosovare qe prishin rreshtin, vrasin me dhjetare te tjere … dhe gjithe kjo nen veshtrimin “neutral” te partizaneve shqiptare…!!!
      O tmerr!
      O lemeri!
      O tradhetare te felliqur! O katile te pashpirte, qe edhe pasi i vrate, thoni : ” i shpetuam” !
      Une , jo rralle, e permend termin “krahinor”, a me sakte “komuniste-krahinore”. Shume mund te mendojne se e kam te lehte. Jo aspak. Perkundrazi. E kam shume te veshtire madje.
      Por, te vertetes, pavaresisht cmimit te saj, nuk mund t’i bej bisht. As do t’i bej kurre!
      Faktet per kete jane aq te forta, sa ulerasin edhe sot e kesaj dite.
      Kush , dhe nga, ishin udheheqesit komuniste shqiptare qe urdheruan brigadat partizane te shkojne te shtrojne Kosoven ?
      Cila ishte perberja ( krahinore) e komandanteve, komisareve por edhe e partizaneve te thjeshte bile, qe i drejtuan ne terren?
      Besoj se pergjigjen e dine te gjithe…
      Ashtu sic e dime edhe se kush , dhe nga, jane ata qe edhe sot i bejne apologjine ketij turpi te madh kombetar.
      Eshte kjo arsyeja se pse perdor termin “krahinor”. Te pakten te sherbeje si njefare ndergjegjesimi, qe nje gje e tille te mos perseritet me. Se ne ndodhte, atehere po qe kemi marre fund me te vertete si komb.
      Per cka thote ky qenefi, autori i shkrimit, as qe dua te komentoj. Maskarenj te tille eshte per t’i mbytur kokezhyt ne gropen e qenefit.

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Mos harxho bytet o Dilo
      me Sa-leh Dhiarin
      që kur ngjizi, nga Serbia,
      e peshon kandarin.
      .
      Kur ja zë …içi Sheqeren
      s’i duket pallim
      kur vëlla çliron vëllanë
      i duket pushtim.
      .
      Dëm të vete llafi Dilo
      lëre ç’ja kërren
      me shejtanin i shartuar
      mbarsur që në gen.

      1. Komentuesi says:

        Kushe ja mesoi historine Saliut,babaj tij Rama qe shkonte tere diten ne pyll me dhit,dhe sheqerja me partizanin jugosllav ne shtepi.? Saliu ka rrjedhur.Pse harxhoni frymen kote.Ne vendin e ti ai ka vene disa servila e mercenar, te bejne komente ne favore te tij,si Kolec Dega dhe Skypion.Ti rrojne.Saliu do mbahet mend si njeriu me shume te zeza,tamam korb i zi,per krimet dhe tredhetit qe ka bere.

  2. Kosina says:

    Ke harxhuar kohen kot me nje bagel dhe jashteqitje historie, si Sali kerma!

  3. e verteta says:

    Obobo, mor Z. Dilaver! Po ca flet, o burre! Pse re, njeri eshte Saliu qe te nxe/mesoje edhe ne pleqeri?!?!?!?

  4. Askush says:

    Të lumtë pena !!!

  5. vaso says:

    Kur nuk mbeshtet kauzen e bashkimit te trojeve ne nje shtet te vetem, pushtim eshte.
    -Na tregoni dicka per Masakren e Tivarit.

  6. Ladi says:

    Ky shkrim eshte shume i vlefshem per njerzit e thjeshte, qe nuk kane as mundesi fizike dhe as formim intelktual, per te kuptuar dhe mbajtur qendrim, se cili eshte S. Berisha…
    Nje te “Lumte te Madhe” autorit.
    Urime.

  7. sapa says:

    Fajin e ka Saliu eshte filozofia e plehrave qe kane timonin per te justifikuar paaftesine qe kane per mos berjen e shtetit keto pese vjet?

  8. e ka ber me qellim zagari says:

    RRESPEKTE zoti DILAVER per vertetsin historike te luftes nacional çlirimare qe tregoni , ka njerez patriot akoma SHQIPERIA , sali plera e njeh siç e njeh dhe ti historin e luftes kjo esht e sigurt , se ne te kundert nuk hipte dot ne vark me familjen e ENVER HOXHES se ja shkerdhenin maloken , por e shtremberon te verteten me qellim per shkaterrimin e historis se kti vendi se esht agjen serb i rekrutuar ne austri ne vitin 92 , te njejten gje si sali kurva ben edhe kaloçi dervishi tufa dhe ca plera te tjer qe ne sistemin e shkuar per partishmerin vrisnin dhe nenen e vet , kta kan futur neper burgje familjaret e vet ne at koh , kta jan llumi mostra pa moral e karakter vemje qe per para lekut nuk njohin atdhe , kta jan llumi dhe pjesa me e shemtuar e popullit SHQIPTAR qe han buk ne xhdo sahan politik , pun antishqiptaresh tradhtaresh maskarenjsh pa atdhe.

  9. e ka ber me qellim zagari says:

    RRESPEKTE zoti DILAVER per vertetsin historike te luftes nacional çlirimare qe tregoni , ka njerez patriot akoma SHQIPERIA , sali plera e njeh siç e njeh dhe ti historin e luftes kjo esht e sigurt , se ne te kundert nuk hipte dot ne vark me familjen e ENVER HOXHES se ja shkerdhenin maloken , por e shtremberon te verteten me qellim per shkaterrimin e historis se kti vendi se esht agjen serb i rekrutuar ne austri ne vitin 92 , te njejten gje si sali kurva ben edhe kaloçi dervishi tufa dhe ca plera te tjer qe kan mar ne dor shkaterrimin e historis dhe nuk i del njeri ti ver kufi per tradhtin me ndergjegje kunder kombit ton , jan kta mostra qe ne sistemin e shkuar per partishmerin vrisnin dhe nenen e vet , kta kan futur neper burgje familjaret e vet ne at koh , kta jan llumi mostra pa moral e karakter vemje qe per para lekut nuk njohin atdhe , kta jan llumi dhe pjesa me e shemtuar e popullit SHQIPTAR qe han buk ne xhdo sahan politik , pun antishqiptaresh tradhtaresh maskarenjsh pa atdhe.

  10. Zoto Kanina says:

    I Vaso ta futsha me graso
    Me duket se at ka leruar mamin ose motren ai spiiuni i udb se s ka matematik qe ta kundershtoj analizen e super permendur

  11. ME KOPT S’ESHTE FIKSUAR DHE QIT KJO FOTO

    VENDIMI DUKET TE MOS JET AQ LARGE ZBATIMIT

    TE LARJES SE HESAPEVE TE SHQIPTAREVE ME TRADHETARET E KOMBIT

    GJITHE TRADHETARET E SHQIPERISE MOREN DHE DO MARRIN DENIMIN E MERITU

    NEN KODIN SHQIPTARE : NE EMER TE POPULLIT SHQIPTARE – QEN BASTARDE JE I DENU PER VDEKJE ´/´´´´/°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

  12. ME KOT S’ESHTE FIKSUAR DHE QIT KJO FOTO

    VENDIMI DUKET TE MOS JET AQ LARGE ZBATIMIT

    TE LARJES SE HESAPEVE TE SHQIPTAREVE ME TRADHETARET E KOMBIT

    GJITHE TRADHETARET E SHQIPERISE MOREN DHE DO MARRIN DENIMIN E MERITU

    NEN KODIN SHQIPTARE : NE EMER TE POPULLIT SHQIPTARE – QEN BASTARDE JE I DENU PER VDEKJE ´/´´´´/°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°°

    1. arturo says:

      E ngateron me fjalen “Cjapi”.

  13. kasem gahinji says:

    shkrim i sakte.per ta plotesuar me nje mendim.saliu me vetedije e njeh kosoven serbi.ndaj dhe e konsideron pushtim.serbise i sherbeu saliu,xhaja qe i hipte kalit me shae cdo te shtune,kalonte kufirin,dy pale roje,shkonte ente azarin me udb de ktehejte djelen.mos prisni gje te ire prej tyre.

  14. Liri says:

    Shkrim I mbeshtetur ne te vertetat shkencore.

  15. Shkodrani says:

    Sali Ram Berisha , eshte tradhtari me i madh i Kombit Shqiptar , eshte bythelepirsi i Beogradit , eshte KAVIA me e ndyre qe ka nxjerr ky komb , eshte njeriu qe leu me gjak Shqiptaresh duart e tij , eshte fatkeqsia me e madhe mbas pushtimit Turk , eshte ai qe e shiti Shqiperin ne Beograd , TURP per kete popull kush e ka udhheq per 27 vjet , djali i Shiqeres nga Vucidoli , o Zot sa TURP per ne si popull !

  16. Brdh says:

    Pergjigje per z.Dilaver Goxha ! Zoti Goxhaj, ju qe e sulmoni Sali Berishen per kete deklarate dhe kete qendrim patriotik nuk keni asnje baze shkencore morale e kombetare! Ju qenkeni ose komunist i perbetuar ose bir komunisti! Partine Komuniste Shqiptarere themeloi Tito permes Dushan Mugoshes Milladin Popoviqit dhe Svetozar Vukmanoviq Tempos.Tradhetia e madhe kombetare ishte Mbledhja e Mukjes ku serbomedhejte e shtyne PKSH dhe kelyshin e tyre Hoxha te filloj luften vellavrasese! Per neve shqiptaret e Kosoves rexhimi serbosllav ka qene me i kqei dhe me i rendi sepse serbet e sllavet vrane e masakruan shqiptare qe nga vitet 1876,1877 dhe 1878 e deri me 1999 kur nderhyri NATO per ta pengue zhdukjen e nje populli.Pra bshkimi i prtizaneve shqiptare me jugosllavet ishte sulm dhe okupim i Kosoves prandaj nuk e cliroi Partia Komuniste Shqiptare me PKJ Kosoven e viset tjera por i ndihmoi Jugosllavet ta pushtojen kte toke shqiptare ! Leri programet e komunizmit dhe ideologjine Enversite Staliniste e Titiste se kane qene antishqiptare.E dini se kush i tradhetoi shqiptaret ne Mukje, e dini se kush i tradhetoi shqiptaret dhe i dergoi neper Shkoder ne Tivare? e dini sa here komunistat shqiptare ndihmuan serbein nga Enveri, Nano, e deri te Rama Vucii alias Rame Erdogani! Turp tu vije se cka mbroni! Me rrespekt per Kombin Shqiptar ! Bardh Kosova

  17. uskania says:

    Historia nuk eshte bardhe e zi, kete e di edhe pse nuk jam historian.Duhet ta dime shume mire se “ndihma vellazerore” i jepej Serbise.Brigadat partizane ishin ne rruge te drejte kur luftonin repartet gjermane, por ishin ne rruge te gabuar kur arrestonin dhe dorezonin nacionalistet shqiptare, ose kosovaret qe perkrahnin fashizmin.Per shqiptaret e Kosoves, sikur per te gjithe shqiptaret, fashizmi realizoi pjeserisht nje bashkim kombetar.Kosovaret shpetuan nga kthetrat serbe, pavaresisht kush i shpetoi, Duçja apo Hitleri.Shume mire qenka bere ne Maqedoni, qe nuk u dorezuan “tradhtaret” shqiptare te shovinistet dhe genocidistet sllave te Maqedonise qe t’i asgjesonin fizikisht.Kjo gje nuk u be ne Kosove dhe Masakra e Tivarit ka ndodhur.Eshte e vertete se ne Kosove mund te kishte ndodhur si me Camerine dhe kjo duhet vleresuar si me shkuarjen e reparteve partizane ne Kosove, ashtu dhe me krijimin e brigadave antifashiste Kosovare.Si Saliu, si Dilaveri nuk e analizojne me pjekuri prej historiani kete ngjarje historike.Ky eshte mendimi im.

  18. llaman says:

    Ore qyp, ushtria shqiptare shkoi ne ndjekje te gjermaneve si pjese e forcave aleate dhe nuk ka rendesi ishte kosove apo Serbi (pjese e saj). Sipas artikullshkruesit i bie qe forcat aleate amerikane e angleze na qenkan pushtues se zbarkuan ne Normandi!

  19. Karaburuni says:

    Rreth viteve 50te shkon ne Ish Jugosllavi nje delegacion me ne krye nje kolonel-komisar, emri te cilit ishte Maman Saliu, me detyre te merrnin eshtrat e partizaneve shqiptare te rena ne ne Jugosllavi.
    Pala jugosllave i kishte marre eshtrat e ketyre fatkeqeve dhe i kishte vendosur ne arkivole druri dhe mbuluar me flamur Jugosllav.
    Te nesermen, kur shkon kolonel-komisari (qe mburrej se jugosllavet, sic thoshte ne shkrimin e tij e therrisnin “komisar” dhe ketij i pelqente pa fund), e shikon dhe u thote pefaqsuesve jugosllave “pse i keni mbuluar me flamur jugosllave partizanet shqiptare ?”
    Pergjigja e prere”: Se per Jugosllavine luftuan dhe dhane jeten.

    Kolonel-komisarit nuk i kish shkuar ndermend qe te merrte me vehte disa flamur shqiptare, per keta te mjere qe humben jeten ne moshen e rinise dhe shkretuan familjet e tyre.

    1. SAZANI says:

      Per ty KAR-a-burun. Une i kam lexuar kujtimet e Maman Saliut per terheqjen e eshtrave te partizaneve shqiptare qe rane ne tokat jugosllave gjate Luftes Antifshiste. Ai ishte pergjegjes vetem per grupin e Serbise dhe jo per gjithe misionin qe ishte shperndare edhe ne Mal te Zi,Bosnje, Maqedoni dhe Kosove. Kjo eshte shpifja jote e pare, Me tej vazhdon me shpifjen e dyte se gjasme “Koloneli-Komisar mburrej qe jugosllavet e therrisnin:”Komisar”. Ku e ke e ke lexuar kete more derr KAR – A-BURUNI, apo ashtu te thote mendja jote e pjerdhur. Maman Saliu, shprehet se eshte ndjere i emocionuar kur me termin komisar i eshte drejtuar qytetari serb Mirko, kur i shkoi ne shtepi, aty ku kishte qendruar komanda e batalionit gjate luftes. Kush nuk do te emocionohej qe te takoheshin pas 30 vjetesh dy vete nga kombe te ndryshme qe kishin ndare kafshaten e bukes se bashku jashte cdo ngarkese shoviniste?! Sa per qendrimin e Maman Saliut para arkivoleve te bashkeluftetareve te tij qe i kishin mbuluar me flamur jugosllav, qendrimi qe ai ka mbajtur eshte nje qendrim thellesisht patriotik, dhe jo perules. Kjo i detyroi autoritetet jugosllave qe te hiqnin flamurin jugosllav dhe t’i mbulonin me flamurin shqiptar. Kjo ishte edhe shpifja jote e trete se gjasme jugosllavet ishin shprehur:”Se per jugosllavine luftuan dhe dhane jeten”. Jo mor derr i KAR-a-burunit. Partizanet shqiptare u hodhen ne lufte jo per Jugosllavine, por per t’i bere varrin okupatoreve nazifashiste ne bashkepunim dhe ne koalicion me gjithe pupujt liridashes te botes. Shkruaj o KAR-a-buron, por mos shkruaj kardhiqe se te kthehen ne bumerang.

      ,

  20. DRENICA E KUQE says:

    Si eshte e mundur qe Sali Viçidoli – Berisha, i dale kesi viçi me lula e lulzim(mut)a, ta quaj tradhti luften shqiptare te UNÇSH per trojet shqiptare nen ish-Jugosllavi, kur, ne, mbajme mend nga gjysherit e prinderit tane se populli shqiptar ne ate kohe e kishte pase dhe gezuar nje liri te vertete, fale brigadave te UNÇSH… Tradhtari Sali me shoke e me shoqe, kete pune kane dhe faqen e zeze s’ka kush qe ua fshin…
    E, Ty, te lumte pena e mendja kolonel Dilaver Goxhaj! Rrofsh sa malet tona iliro-shqiptare, se burra te tille i duhen lirise se popullit shqiptar dhe Shqiperise!…

    DRENICA E KUQE

  21. AMSTERDAM says:

    SALEH DHIAR KARASERBI FRYMON AKOMA????VERTET KA SHQIPFOLES TE PEDEVE DEMOKRATE QE BESOJNE KET FARE QENI SERB????PLEHRA SERBE E HISTORISE .SHIKO KARAXHIC SHIKO BERISHOVIC JANE NJE KOPJE E VETME.

  22. Reshit Lala says:

    Zoti Dylaver Goxhaj! Vë firmën time poshtë shkrimit tuaj dhe shtoj: Sali Berisha zbnriti të gjithë malsinë në shqipërinë e mesme, që të zbrazte shqipërinë e veriut nga shqiptarët. Gjithashtu : Sali berisha krijoi gjendjen shpërthyese në shqipëri me qëllim dëbimin e shqiptarëve nga shqipëria. Kështu Sali Berisha bëri genocidin paqësor më të madh në historinë e shqiptarëve. Për këtë genocid edhe Serbia, edhe Greqia edhe Turqia kishin bërë masaktra historike. Armiqtë tanë i bënë shqiptarët pakicë me genocide të vazhdushme të hapta e të fshehura gjatë historisë. Enver Hoxha, duke kuptuar se fakti, që sqiptarët ishin bërë pakicë dhe nuk kishin fuqi numerike të mbronin vendin e tyre e katërfishoi popullsinë e shqipërisë. Sali Berisha, sipas planit të agjentit tjetër Ramis Alisë e shkatërroi shqipërinë, zbriti veriun në shqipërinë e mesme duke lënë pa mbrojtje veriun dhe dëboi gjysmën e popullsisë shqiptare jashtë vendit. Kjo është tradhëtia më e madhe e Ramis Alisë dhe e Sali Berishës. Por sali Berisha pasi e shkatërroi e vendin nuk u ndal këtu. ndërsa mbante nën terror shqiptarët se do të nxirrte nga varret edhe dësmorët- firmoste traktate armiqësore me Grekët, për vendosjen e arqipeshkopit Grek Janullatosit dhe duke dhënë troje për varreza, të cilat jnë portat e pushtimit të shqipërisë së jugut në dekadat e ardhëshme. Sali Berisha është i vërtetuar si agjent i të gjitha agjenturave. Është fatkeqësi që shqiptarët akoma ngrihen në mbrojtje të Sali Berishës dhe agjentëve të tjerë. Reaksioni shqiptar mban përgjegjësinë historike se nëpërmjet Sali Berishës e shiti bvendin tek të huajt.

    Tani do të ndalem çak në problemin e Kosovës së pas luftës. SKORPION! Kam sqaruar arësyet e tërheqes së ushtrisë shhqiptare nga Kosova, por propogaqnda pushtuese e agjenturave të huaja në Tiranë i bie kavallit në një vrimë duke thënë, se Enver Hoxha e braktisi Kosovën. Kështu mendojnë vetëm budallenjtë dhe agjentët e huaj. Enver Hoxha shkoi në ndihmë të ushtrisë Jugosllave sipas kërkesës së tyre, por ai kishte qëllimet e veta- TË BËNTE DIÇKA PËR KOSOVËN! Kjo ” të bënte diçka për Kosovën duhet përkthyer për injorantët shiptarë: Rnver Hoxha nuk mund ta çlironte Kosovën, por mund të luftonte ,që ata të trajtoheshin një lloj si popujt e tjerë jugosllavë. Për këtë shkoi në Jugosllavi Enver Hoxha. Kam shkruar shumë herë në analizat e mija për strategjitë historike të Enver Hoxhës se: Enver hoxh u tërhoq në kohën e duhur nga Kosova, e cila ishte grackë e fshehtë për Enver Hoxhën. Jugosllavët donin ta funtin Enver Hoxhën në luftë me Kosovën, me qëllim që ta shkatërronin dhe të fillonin hakmarrjen e genocidin në Kosovë dhe shqipëri. Prandaj bëheshin edhe masakrat e shqiptarëve në Jugosllai. Masakrat bëheshin me qëllim ,që të provokonin Enver Hoxhën, që ai të ndërhynte për mbrojtjen e tyre. Le të marrim për arësye analize idenë e shumë injorantëve, që e mbështesin agjentët jugosllavë . Kam theksuar shumë herë se: “PO TË NDËRHYNTE ENVER HOXHA NË KOISOVË PËR ÇLIRIMIN E SAJ, NUK DO TË GJENTE ATJE 170 000 PARTIZANË TË ARMATOSUR KEQ, SA KISHTE USHTRIA SHQIPTARE: NUK DO TË GJENTE AS 500 000, POR MBI 1 000 000 USHTARË SERBË E RUSË,QË DO KISHIN ARDHUR NGA RUSIA ME KËMBË PËR TË SHPËTUAR VËLLEZËRIT E TYRE SLLAVË NË BALLKAN! Kush nuk beson le të kujtoj demostratat në Moskë kur bëhej lufta e Kosovës. Mos harrojmë: Shqiptarët kanë kapur edhe oficerë rusë gjatë luftës në Kosovë. Theksoj me germa të mëdha. Ushtria serbo-ruse me mbi një milion ushtarë do ta kishin shkatlrruar shpejt e shpejt ushtërinë shqiptare.Ushjqtria shqiptare do ishte larguar për të sjhpëëtuar nël shqipëri. DSerbo-FRusët në shenjë hakmarrjeje, se ushtria shqiptare ndërhyri nëpunët e brendlëshme të jugosllavisë, do kishin ndjekur ushtrinë shqiptare brenda shqipërisë dhe do ta kishin shkatërruar plotësisht dhe pastaj do të fillonion masakrat në popullsinë civile:DO FILLONIN GENOCIDIN PËR T’I ZHDUKUR SHQIPTARËT, SIÇ KISHIN BËRË GJATË HISTORISË DHE , SHQIPTARËT OSE DO VRITESHIN, OSE DO IKNIN JASHTË SHTETIT. Serbo_rusët do t’i ndalonin masaktrat vetëm me ndërhyrjen perendimore dhe, vetëm me konçensione në favorin e serbisë do të ishin largiuar nga trojet shqiptare. Mos harroni se pas serbisë ishte Rusia, njera nga fuqitë e mëdha. Tërheqja e Envr Hoxhës-ishte qëndrimi i tij më i zgjuar dipllomatik si kryetar shteti gjatë gjithë jetës. Ndërhyrja në Kosovë mnbas luftës do të ishjtze kaztastrofë për Kosovën dhje shjqiptarët e shqipëriosë. Po të kishtze ndërhyrë në Kosovë Enver Hoxha do të kishte firmosur me vdekje egzistencën e kombit shqiptar.

  23. Reshit Lala says:

    Zoti Dylaver Goxhaj! Vë firmën time poshtë shkrimit tuaj dhe shtoj: Sali Berisha zbnriti të gjithë malësinë në shqipërinë e mesme, që të zbrazte shqipërinë e veriut nga shqiptarët. Gjithashtu : Sali Berisha krijoi gjendjen shpërthyese në shqipëri me qëllim dëbimin e shqiptarëve nga shqipëria. Ai bëri genocidin paqësor më të madh në historinë e shqiptarëve. Për këtë genocid edhe Serbia, edhe Greqia edhe Turqia kishin bërë masaktra historike. Armiqtë tanë i bënë shqiptarët pakicë me genocide të vazhdushme të hapta e të fshehura gjatë historisë. Enver Hoxha, duke kuptuar se fakti, që shqiptarët ishin bërë pakicë dhe nuk kishin fuqi numerike të mbronin vendin e tyre e katërfishoi popullsinë e shqipërisë. Por sali Berisha pasi e shkatërroi e vendin nuk u ndal këtu. Ndërsa mbante nën terror shqiptarët se do të nxirrte nga varret edhe dëshmorët e luftës- firmoste traktate armiqësore me Grekët, për vendosjen e arqipeshkopit Grek Janullatosit dhe duke dhënë troje për varreza, të cilat jnë portat e pushtimit të shqipërisë së jugut në dekadat e ardhëshme. Sali Berisha është i vërtetuar si agjent i të gjitha agjenturave. Është fatkeqësi që shqiptarët akoma ngrihen në mbrojtje të Sali Berishës dhe agjentëve të tjerë. Reaksioni shqiptar mban përgjegjësinë historike se nëpërmjet Sali Berishës e shiti vendin tek të huajt.

    Tani do të ndalem çak në problemin e Kosovës së pas luftës. SKORPION! Kam sqaruar arësyet e tërheqes së ushtrisë shqiptare nga Kosova, por propogaqnda pushtuese e agjenturave të huaja në Tiranë i bie kavallit në një vrimë duke thënë, se Enver Hoxha e braktisi Kosovën. Kështu mendojnë vetëm budallenjtë dhe agjentët e huaj. Enver Hoxha shkoi në ndihmë të ushtrisë Jugosllave sipas kërkesës së tyre, por ai kishte qëllimet e veta- TË BËNTE DIÇKA PËR KOSOVËN! Kjo ” të bënte diçka për Kosovën” duhet përkthyer për injorantët shiptarë: Rnver Hoxha nuk mund ta çlironte Kosovën, por mund të luftonte ,që ata të trajtoheshin një lloj si popujt e tjerë jugosllavë. Për këtë shkoi në Jugosllavi Enver Hoxha. Kam shkruar shumë herë në analizat e mija për strategjitë historike të Enver Hoxhës se: Enver Hoxha u tërhoq në kohën e duhur nga Kosova, e cila ishte grackë e fshehtë për të. Jugosllavët donin ta funtin Enver Hoxhën në luftë me Kosovën, me qëllim që ta shkatërronin dhe të fillonin hakmarrjen e genocidin në Kosovë dhe shqipëri. Prandaj bëheshin edhe masakrat e shqiptarëve në Jugosllai. Masakrat bëheshin me qëllim ,që të provokonin Enver Hoxhën, që ai të ndërhynte për mbrojtjen e Kosovës. Le të marrim për arësye analize idenë e shumë injorantëve, që e mbështesin agjentët jugosllavë . Kam theksuar shumë herë se: “PO TË NDËRHYNTE ENVER HOXHA NË KOSOVË PËR ÇLIRIMIN E SAJ, NUK DO TË GJENTE ATJE 170 000 PARTIZANË TË ARMATOSUR KEQ, SA KISHTE USHTRIA SHQIPTARE: NUK DO TË GJENTE AS 500 000, POR MBI 1 000 000 USHTARË SERBË E RUSË,QË DO KISHIN ARDHUR NGA RUSIA ME KËMBË PËR TË SHPËTUAR VËLLEZËRIT E TYRE SLLAVË NË BALLKAN! Kush nuk beson le të kujtoj demostratat në Moskë kur bëhej lufta e Kosovës. Mos harrojmë: Shqiptarët kanë kapur edhe oficerë rusë gjatë luftës në Kosovë. Theksoj edhe njëherë: Ushtria serbo-ruse me mbi një milion ushtarë do ta kishin shkatërruar shpejt e shpejt ushtërinë shqiptare.Ushtria shqiptare do ishte larguar për të shpëtuar në shqipëri. Serbo-Rusët në shenjë hakmarrjeje, se ushtria shqiptare kishte ndërhyrë në punët e brendëshme të jugosllavisë, do ta kishin ndjekur atë brenda shqipërisë dhe do ta kishin shkatërruar plotësisht . Pastaj do të fillonion masakrat në popullsinë civile në Kosovë e Shqipëro: DO FILLONIN GENOCIDIN PËR T’I ZHDUKUR SHQIPTARËT, SIÇ KISHIN BËRË GJATË HISTORISË DHE , SHQIPTARËT OSE DO VRITESHIN, OSE DO IKNIN JASHTË SHTETIT. Serbo_rusët do t’i ndalonin masaktrat vetëm me ndërhyrjen perendimore dhe, vetëm me konçensione në favorin e serbisë do të ishin larguar nga trojet shqiptare. Mos harroni se pas serbisë ishte Rusia, njera nga fuqitë e mëdha. Tërheqja e Enver Hoxhës-ishte qëndrimi i tij më i zgjuar dipllomatik si kryetar shteti. Ndërhyrja në Kosovë mbas luftës do të ishte katastrofë për Kosovën dhe shqiptarët e shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje