Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja për gruan dhe aleatët kryesorë të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke përfshirë nënkryetarin dhe ministrin e mbrojtjes, duke i akuzuar ata për plaçkitje të pasurisë së vendit dhe për të ndihmuar Maduron të ruante kontrollin e tij mbi pushtetin.
Ministria e thesarit ka vënë në blacklist zonjën e parë Cilia Flores, zëvendës presidentin Delcy Rodriguez, ministrin e komunikacionit Jorge Rodriguez dhe ministrin e mbrojtjes Vladimir Padrino.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime konkrete dhe të forta kundër atyre që janë të përfshirë në shkatërrimin e demokracisë në Venezuelë, si dhe ata që po e pasurojnë veten në kurriz të popullit venezuelian“, thuhet në deklaratën e Departamentit të Thesarit.
Është sekuestruar edhe një avion privat me vlerë 20 milion dollarë që i përkiste një figure të dyshuar në partinë socialiste, Diosadado Cabello.
Administrata Trump ka vendosur disa raunde të sanksioneve kundër qeverisë së Maduro që nga viti 2017 për akuzat për goditjen e kundërshtarëve, duke ushqyer korrupsionin e përhapur dhe shkatërrimin e ekonomisë dikur të begatë të vendit.
Hiperinflacioni po ecën në 200,000 për qind, dhe mungesa e ushqimeve bazë dhe ilaçeve kanë çuar në emigrim masiv.
Maduro thotë se qeveria është viktimë e një “lufte ekonomike” të zhvilluar nga kundërshtarët politikë me ndihmën e Uashingtonit dhe akuzon vendet fqinjë për ekzagjerimin e eksodit migrant.
Ministria e Informacionit e Venezuelës nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për komente.(TemA TV)
.. kuptohet , skenare te praktikuar ne vendet e lindjes , por sidomos ne shqiperi , por me se fundi ju del boja ..!