Ambasadori i fundit shqiptar në Rumaninë komuniste, i emëruar vetëm pak muaj para ekzekutimit të Nikolaes Çaushekut, rrëfen pas 29 viteve ditët e tmerrit që ka përjetuar sëbashku me trupin diplomatik. Pas arratisjes së liderit komunist, radioja njofton se ai është fshehur brenda selisë së ambasadës shqiptare në Bukuresht. Tanket dhe autoblindat rrethuan godinën, qielli skuqte nga breshëritë e automatikëve, ndërsa ambasadori dhe kolegët e tij, të armatosur deri në dhëmbë qëndronin në pozicion mbrojtjeje. Gratë dhe fëmijët ishin fshehur në bodrum, ndërsa kishin bllokuar me mjete rrethanore dritaret e ngushta për të evituar kontaktin me jashtë.
Pirro Vito ka lindur më 1 gusht të 1941, në fshatin Nivan të Gjirokastrës në një familje modeste. Mamaja ishte punëtore e thjeshtë, ndërsa i ati ndihmës mjek veteriner në repartin ushtarak të Gjirokastrës.
Pavarësisht gjendjes jo të mirë ekonomike ai e pranon se gjithçka që ka arritur në jetë e ka prej prindërve të tij, pasi ata e kanë përkrahur edhe jashtë mundësive.
Në kohën kur Pirro do të niste gjimnazin në qytet, shqetësimi i tij ishte se si do të përballonte fjetjen në konvikt, por zgjidhjen për këtë ia gjeti mamaja duke i thënë se do të shiste lopën dhe mushkën vetëm që ai të vazhdonte studimet.
Mësues në fshat dhe e drejta e studimit
Në vitin 1958, pasi mbaroi studimet e përgjithshme, ai nisi karrierën si mësues në krahinën e Lunxhërisë dhe në Zagori. Po në të njëjtën periudhë Pirro ka punuar edhe në Komitetin e Rinisë, ku zhvillonte mbledhje në fshatra të ndryshme të rrethit.
Një ditë e caktojnë të zhvillojë një mbledhje rinie në Lazarat, por duke pasur parasysh mentalitetin atje, ai i kërkoi ndihmë dhe sugjerime një mikut të tij i cili ishte nga ai fshat.
“Kur vajta në mbledhje pashë shumë të moshuara dhe vajza, por pak djem. Gjithsesi çdo gjë shkoi mirë”- tregon ai.
Në përfundim të saj, Pirro kthehet në Gjirokastër ku ndeshet me Sekretarin e Përgjithshëm të asaj kohe, Seit Bushatin. Ky i fundit pasi morri vesh për mbledhjen në Lazarat, i çuditur për faktin se si mund të mbahej një mbledhje në atë fshat, e pyet se si shkoi ajo. Kur morri vesh për mbarëvajtjen e saj, e “shpërbleu” Pirron duke i dhënë të drejtën e studimit në kryeqytet.
Në vitin 1963 ai ngjitet në shkallët e universitetit shtetëror të Tiranës, ku kreu studimet në fushën e drejtësisë dhe i mbaroi ato me rezultate të shkëlqyera në vitin 1967. Pas përfundimit të studimeve, Pirros i vijnë disa oferta pune si Kryetar i Gjykatës në Fier dhe Prokuror i Lushnjës, të cilat ai i refuzoi pasi mendonte se të punoje në ato institucione, detyrimisht do i duhej të vendoste për gjëra që mund të shkelnin të drejtat e të tjerëve.
Aventura si Gazetar
Ishte viti 1968-të, kur Pirro do të niste aventurën e tij të shkurtër si gazetar në gazetën “Bashkimi”, e cila ishte me shumë influencë në atë kohë pas “Zërit të Popullit”.
Atje ai mbulonte lajmet rreth ngjarjeve në Çeki, që në atë periudhë kishin zhvillime të paparashikuara. Gjithashtu, periudha kur Pirro ishte gazetar përkon edhe me ndarjen e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës.
Eksperienca si pedagog
Pesë muaj pasi kishte nisur këtë eksperiencë, Vitos i vjen ftesa nga Komiteti Qendror për t’u rikthyer sërish në fushën e arsimit, por këtë herë në rolin e pedagogut, në katedrën e së Drejtës Civile.
“Të them të drejtën kjo lëndë nuk më pëlqente pasi kishte të bënte me pronat. Po ku kishte prona në atë kohë, shtëpitë ishin të shtetit ndërsa fshatrat kooperativa”-thotë ai.
Përveç së Drejtës Civile, Pirro ka dhënë edhe lëndë të tjera si Teoria e Shtetit, Marksizëm, Filozofi dhe Historinë e PPSH-së, në fakultetin e Drejtësisë, Ekonomisë, Mjekësisë, Fizkulturës dhe Akademinë e Arteve.
Një ndër cilësitë e tij veçuese ka qenë marrëdhënia pozitive që ka patur me studentët.
“Gjithmonë i kam përkrahur studentët, sidomos ata në kushte të vështira ekonomike, madje dhe bashkëshortes e cila gjithashtu ka qenë pedagoge i sugjeroja të bënte po të njëjtën gjë”- shprehet Vito.
Puna në Ministrinë e Jashtme dhe konflikti me Mehmet Shehun
Pas 10 viteve si pedagog, ku fitoi një eksperiencë shumë të mirë në fushën e arsimit, Pirron e emërojnë nëndrejtor të Drejtorisë së Parë në Ministrinë e Jashtme, ku mbulonte vendet e lindjes.
Disa muaj më vonë, ai transferohet në Drejtorinë e Dytë të kësaj ministrie, ku morri njohuri të shumta rreth problemeve të perëndimit. Gjatë kësaj periudhe Pirron e thërret në zyrë kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu për t’i ofruar një vend të ri pune.
“Kur morra vesh që më kërkonte Mehmet Shehu, e kuptova menjëherë që bëhej fjalë për një pozicion të ri pune, por mua nuk më pëlqente të punoja për të, pavarësisht se ishte shumë i aftë në punë, ishte tip i vështirë.”-tregon Vito.
Në atë kohë në Ministrinë e Arsimit kishte ndodhur një përplasje, dhe ministrin e asaj kohe, Thoma Deliana, e pushuan nga puna dhe e dërguan të ruante bagëtinë në një fshat të Tepelenës.
Pasi hyri në zyrën e kryeministrit, ky i fundit i propozoi Pirros të bëhej këshilltari i tij për Arsimin dhe Kulturën, ndërsa e pyeti se si do të vepronte ai po të ishte në vendin e Delianës.
“Iu përgjigja se do të veproja njësoj si Thomai, por nuk do bëja një gabim. Çdo gjë që do të ndodhte do ja raportoja Mehmetit.”
Sipas Vitos, pavarësisht eksperiencës së gjatë në arsim, nuk kishte kompetencat e duhura për të dhënë mendim ose këshilla për Artin dhe Kulturën.
Kjo përgjigje e nervozoi jo pak kryeministrin dhe si dënim Pirron e transferuan në arkivin e Ministrisë së Jashtme.
“Nuk e konsiderova aspak si dënim, madje të them të vërtetën u kënaqa pasi lexoja shumë material për të kaluarën”- shprehet Pirro.
Pas vdekjes së Mehmet Shehut, Vito u rikthye sërish në Drejtorinë e Dytë ku punoi për disa muaj deri sa në vitin 1982 u emërua drejtor i Organizatave Ndërkombëtare. Në këtë pozicion ai përgatiste fjalime dhe materiale të ndryshme për konferenca.
Ambasador në Rumani
Në vitin 1988 Pirron e thërret drejtori i kuadrit të ministrisë dhe i komunikon se është emëruar ambasador në Rumani.
Para nisjes ai kishte edhe dy muaj kohë të cilat i shfrytëzoi për të lexuar materiale të shumta në lidhje me atë vend, gjithashtu zhvilloi takime edhe me persona që kishin punuar aty më parë.
“Vajtja në Rumani për mua ishte një shans i mirë, pasi jetova një periudhë shumë të ngjeshur me ngjarje dhe së bashku me ekipin përballuam një situatë shumë të vështirë”- tregon ai.
Kur vajti në Rumani, në ambasadë e priti shefi i protokollit së Ministrisë së Jashtme të Rumanisë i cili u tregua shumë mikpritës.
“Më tha që dera e ministrisë së jashtme jo vetëm do jetë e hapur, por për ty nuk do të ketë derë fare”- kujton Pirro.
Moise (kështu quhej ministri i jashtëm) e njohu me protokollin zyrtar që duhej të zbatohej në takime të ndryshme me autoritetet e shtetit rumun. Pasi lexoi me vëmendje rregullat protokollare që zbatoheshin atje, ambasadori i vendit tonë u nis për tek presidenti i vendit, Nikolaes Çaushesku, ku paraqiti letrat kredenciale.
Pavarësisht mënyrës se si përfundoi Çaushesku, ai kishte një kult të madh, të fryrë kryesisht nga mediat. Televizioni shtetëror i kushtonte atij pjesën më të madhe të programacionit, duke e propaganduar si një lider fuqiplotë, intelektual të shquar dhe ideolog.
Duke u nisur nga ky fakt Pirro, për të mos shfaqur asnjë shenjë impresioni, vendosi të marrë me vete në takim edhe pesë diplomatë të ambasadës.
Në momentin që Vito së bashku me trupin diplomatik hynë në Rezidencën presidenciale, vunë re se edhe pala rumune kishte zënë vend në sallë.
“Unë në këtë moment u nisa drejt Çausheskut, i cili po qëndronte përballë meje dhe theksova formulën protokollarë të prezantimit, më pas ai më orientoi vet për në vendin se ku duhej të ulesha. U mundova të isha sa më i lirshëm, pavarësisht emocioneve të mëdha ”- kujton Pirro.
Pasi të gjithë zunë vend, lideri i Rumanisë filloi menjëherë fjalimin, ku sipas ambasadorit shqiptar, vlerësoi miqësinë mes dy vendeve dhe shprehu dëshirën për të zbatuar me korrektësi marrëveshjet dhe protokollet e nënshkruara.
Gjithashtu edhe Vito mbajti një fjalim në atë mbledhje, ku nuk la pa përmendur rolin e Rumanisë për strehimin e emigrantëve shqiptarë, mes tyre edhe shumë patriotë të njohur, kryesisht ata të Rilindjes.
Ky takim zgjati rreth 30 minuta, më pas trupi diplomatik shqiptar vijoi me takimet e tjera sipas protokollit.
Në Rumani kishte 92 ambasada, ndërsa takimet vijuan në bazë të planit ku ishin radhitur vendet sipas përparësisë bazuar kjo nga marrëdhëniet e shtetit tonë në atë kohë sidomos në fushën ekonomike.
Pirro thekson se në atë periudhë gjendja ekonomike e Rumanisë ishte shumë e vështirë dhe për këtë arsye nisën edhe revoltat që me kalimin e kohës erdhën duke u përkeqësuar.
“Çaushesku kishte marrë borxhe të mëdha, por falë ambicies së tij në fund të vitit 1989 arriti ti shlyente pothuajse të gjitha. Por kjo solli pasoja të jashtëzakonshme në ekonominë vendase”-tregon Pirro.
Sipas tij, në tregun rumun gjatë asaj periudhe kishte mungesë të artikujve më të nevojshëm ushqimorë. Kjo situatë solli pakënaqësinë e popullit rumun, e cila shtohej dita ditës.
Ishte 15 dhjetori i po atij viti, ku në Rumani nisi revolta e parë e armatosur popullore, kjo për shkak të arrestimit nga ana e forcave shtetërore e një prifti.
Pikërisht atë ditë në Timishoara ndodhi ajo që sipas Pirros, pritej. Arrestimi i priftit shkaktoi shumë zemëratë tek populli, ku u krijuan turma të revoltuara që çuan në konflikte të armatosura nga ku u regjistruan shumë viktima.
“Ishin pikërisht të vrarët e Timishoarës, që sollën shpërthimin e menjëhershëm të protestave në Rumani, ku në pak ditë u rrezua një regjim i instaluar prej shumë vitesh”- shprehet ai.
Kur ndodhi kjo ngjarje Çaushesku ishte për një vizitë në Iran, shtet me të cilin Rumania kishte marrëdhënie shumë të mira në atë kohë. Lideri komunist sa mësoi për ngjarjen u nis urgjentisht për në vendin e tij, por sërish ishte vonë, pasi vendi ishte përfshirë i gjithi nga revoltat.
Menjëherë sapo mbërriti në Bukuresht, Çaushesku mblodhi Komitetin Politik Ekzekutiv të Partisë, ku mbajti një fjalim të ashpër për masat ekstreme që duhej të merreshin për situatën që po dilte jashtë kontrollit. Benzinë zjarrit i hodhën edhe deklaratat, fare të papërgjegjshme sipas Pirros, nga ana e bashkëshortes së liderit komunist, Elena e cila tha për të vrarët nga revoltat: “Përse nuk i ngulët në hunjt e gardhit kufomat e tyre”. Pritej që pas kësaj deklarate shokuese, turma të cilës në shtëpi i mungonte edhe buka e gojës, të irritohej akoma më shumë.
Më datë 19 dhjetor 1989, Çaushesku shkoi në qytetin Turnuevrinë, ku mbajti një fjalim pompoz dhe mes të tjerash u shpreh: “Socializmi në Rumani do të rrëzohet atëherë kur shelgu të bëjë lule aromatike dhe rrapet të bëjnë mollë”.
“Mbrëmjen e së nesërmes, studentët e Bukureshtit varën mollë nëpër rrapet anës rrugëve. Pra sinjali ishte tepër i qartë”-shprehet Pirro.
Të nesërmen kryeqyteti rumun u gdhi me mollë nëpër rrape dhe patrulla të shumta të forcave shtetërore të cilët endeshin nëpër rrugë.
Një ditë më pas, Çaushesku organizoi një miting me përmasa të mëdha në sheshin kryesor të kryeqytetit.
“Dukej qartë që i kishte hyrë frika, pavarësisht se mundohej të mbante veten. Madje aty ai bëri edhe ca premtime qesharake që kishin të bënin me rritje pagash”- tregon Vito.
As ambasadori shqiptar dhe as kolegët e tij nuk ishin prezent në miting, por e ndoqën atë nga televizori në selinë e ambasadës, e cila ishte pranë sheshit ku po zhvillohej ngjarja. Zemërimi i turmës kishte kaluar çdo kufi, kjo gjë solli përleshje të mëdha mes popullit dhe forcave të shtetit.
Pikërisht në këto momente kulminante transmetimi në televizor u ndërpre, por ambasadori i shtyrë nga kureshtja doli jashtë godinës dhe u nis drejt vendit ku po zhvillohej demonstrata, pasi nuk mund të quhej më një miting.
“Arrita deri tek bulevardi “Aviatorët”, por nuk munda të ecja më tepër pasi në rrugë vërshuan tanket dhe dëgjoheshin të shtëna armësh kudo. Kuptohej që kishte të vrarë. Situata kishte arritur kulmin dhe nuk dihej se kur do i vinte fundi”- shprehet i emocionuar teksa kujton ngjarjen.
Revolta sipas Pirros nuk kishte ndërmend të mbaronte, madje po merrte përmasa më të mëdha. Në darkën kur ndodhi ngjarja, trupi diplomatik shqiptar ishte i ftuar në ambasadën turke për një pritje. Në mesnatë, pasi mbaruan takimin dhe po dilnin nga ambasada me makinë, vunë re se turmat kishin bllokuar jo vetëm sheshet kryesore të kryeqytetit, por edhe rrugët me rrugicat. Një grup prej tyre rrethuan makinën ku po udhëtonte ambasadori shqiptar, hapën dyert dhe filluan të bërtisnin “Zoti ambasador, ne na mungon kjo apo ajo gjë”, por në atë situatë, Vito nuk ishte në gjendje të jepte as mendim, e jo më një zgjidhje.
Të nesërmen situata u përkeqësua më tej, revoltat arritën kulmin, kudo dëgjoheshin të shtëna armësh dhe britma njerëzish. Në darkë situata u rëndua edhe në rrugën para selisë së ambasadës shqiptare, ku të shurdhonin tanket dhe autoblindat.
“Situata ishte tepër kritike, qielli u skuq nga breshëritë e armëve. Ndërkohë na telefonuan edhe nga Ministria e Jashtme ku na sugjeruan të bënim kujdes, pasi në ambasadë mund të futeshin elementë terroristë”- kujton Vito.
Frika e shqiptarëve brenda ambasadës arriti kulmin, kur në radio, gjatë transmetimit të lajmeve u tha se Çaushesku ishte futur në ambasadën shqiptare nëpërmjet një tuneli që ndodhej në bodrumet e saj.
“Ky tunel ka ekzistuar më parë, por kishte rreth 20 vite që ishte i bllokuar. Kur Rumania ka qenë mbretëri në godinën tonë jetonte e dashura e princit Karol, Lupeska. Princi nuk jetonte larg nga aty dhe për të shkuar fshehtas tek ajo kishte ndërtuar këtë tunel nëntokësor”- tregon Pirro.
Për te evituar çdo rrezik, të gjithë shqiptarët që punonin në ambasadë ishin mbledhur në seli së bashku me familjet e tyre. Gratë dhe fëmijët u futën në bodrum dhe për të shmangur kontaktin me jashtë izoluan dritaret me dërrasa dhe mjete të tjera rrethanore.
Ndërsa burrat, me në krye ambasadorin shqiptar u armatosën deri në dhëmbë dhe u vunë në pozicion mbrojtjeje. Deri në atë moment numri i të vrarëve kishte arritur në 1000.
“Tani që po flas them shyqyr që nuk pati një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në godinë se nuk dihej se çfarë mund të bënim”-thotë ai.
Ekzekutimi i Çausheskut
Ndërkohë që revoltat e armatosura kishin pushtuar Bukureshtin, Çaushesku ishte arratisur.
Ai u gjet nga “Fronti i Shpëtimit Kombëtar” 120 km larg qytetit Tërgovish, ku u arrestua menjëherë.
“Gjyqi zgjati 2-3 orë, por ishte qesharak, një farsë e vërtetë”- shprehet Pirro i cili e kishte ndjekur atë përmes televizorit.
Pas përfundimit të gjyqit, Çausheskun dhe bashkëshorten e tij, i vunë përballë një muri ku do të niste dhe ekzekutimi. Vito tregon se asnjëri prej tyre nuk e dha veten, përkundrazi, qëndruan dinjitoz dhe gjakftohtë deri në momentin e fundit, kur u shkrehën mbi trupat e tyre breshëritë e automatikëve, pamje të cilat u transmetuan në mbarë botën.
Regjimi i ri në Rumani
Menjëherë pas ekzekutimit të ish-liderit rumun, u morën masa për të vendosur strukturat e reja të shtetit. Në fillim të janarit 1990, Iliesku që më parë kishte qenë kryetar i “Komitetit të Shpëtimit Kombëtar”, u vendos president. Po atë muaj u krijua edhe qeveria e re me në krye Peter Roman. Brenda datës 10 janar, ambasadori shqiptar vendosi lidhjet me qeverinë e re, ku takoi zyrtarisht presidentin.
“Populli rumun ishte i mrekullueshëm, ngjasonin shumë me ne shqiptarët përsa i përket mikpritjes dhe predispozitës për të bërë ndere. Ndonëse më takoi të punoja aty në një periudhë të mbushur me ngjarje të vështira, do të ruaj kurdoherë mbresat më të mira për Rumaninë dhe popullin e saj” – shprehet Pirro.
Rikthimi në atdhe
Ishte pikërisht viti 1992, kur Pirro Vito rikthehet në atdhe, disa muaj pas hyrjes së demokracisë. Atë e caktojnë sërish në Ministrinë e Jashtme ku punoi për rreth një vit, më pas u pajis me licencën e noterit dhe e ushtroi këtë profesion deri sa doli në pension, në vitin 2005.
Përgatiti Ema Vakëflliu-TemA
ai セックス ドール sexdollrealisticのシリコーン人形を購入する背後にある4つの説明
ラブドール 通販 本物の若い女性と本物の人形:どちらがあなたに優れたフェラチオを与えますか?
Ket fat duhet te kishte edhe enver i qelbur qe na la 100 vjet mrbrapa ne çdo gje. Na la njerz panshkolle pa edukat. Ket po e vuajm edhe sot
Or Lane putane ty Enveri te paska lene 100 vite prapa. Po para Enverit sa vite prapa ishe. Ishim vite drite prapa. Edhe sapun me la by then nuk ke pas. Me kandila beje ndricimin por nuk ia vlen te harxhosh kohen me injorant si ju
Popull trim dhe me dinjitet. As cerekun e poshtersive qe i beri Enveri popullit shqiptar nuk ja beri ky romuneve dhe ja futen plumin. Kurse Nexhmija edhe sot na jep leksione per demokracine neper shtyp e tv.
@Majakovski.Sapu me la bythen nuk ke pas ne kohe te Enver Hoxhes .Se dhe ate e beri me tollon. Por para tij ke pas sapu si ti doje e me henger e me u vesh me cfar te doje. Sepse Shqiperia ishte e hapur. Biles me e hapur se sot. Perrallat qe te ka treguar gjyshi veteran mos na i shit ketu.
Ik or loqe Lani Pam dhe spiunin Saliun qe shiti të gjithë Shqiperin tek Serbi dhe Greku Shkatroi ekonomin e tregut industrin e rënd dhe të letë Po ku merë vesh ti nga këto ti gjithë ditën dhe tymos ndonjë hashash se gjë tjetër sdi të bëshë dhe ta ka fajin Enveri më 12.000mi lekë të vjetra në muaj Hapi sytë o bole shikoj hajdutët e Shqiperis politikanët çfarë pasurira kanë Ku të ngelet për ty dhe popullin e varfër!!!!
Po Tito cfar kerkon ketu ne keta foto?
Ne ca vende ia keni futur kot. Si mund te thuhet ne vitin 1967 “pati disa oferta, nga kjo, apo ajo Gjykate, apo Prokurori, por ai nuk pranoi” ?! I keni mendte apo jo ? Regjimi komunist, nuk bente oferta, por emerime, madje me urdher, sidomos ne keto vende pune. Mos u mundoni te heroizoni njerezit duke genjyer diten per diell.
Sa per heronj, do te quaja rumunet, te cilet, edhe pse kishin nje mireqenie relativisht me te larte se e jona, kur u varferuan edhe me shume, nuk priten qe zgjidhja t’u binte nga qielli, por u ngriten, madje, duke kapur edhe armet. Kurse ne, “populli trim shqiptar”, jo vetem qe nuk u ngritem as kur na i arrestuan, madje edhe pushkatuan, jo nje po qindra prifterinj dhe hoxhallare, por edhe kur mbetem pa buke, nuk guxonim ta benim nje gje te tille, por edhe sot e kesaj dite mburremi me “demonstraten e heshtur” te Tiranes, ne te cilen gjysma e njerezve mori pjese nga kurioziteti dhe jo nga kurajo. Madje, as sot, kur nuk te fut me njeri ne burg po protestove, dalim ne shesh, veçse, jo per hallet tona, por per “hallet e partise.”
Rumunet e eleminuan Causheskun se Jane me qytetar dhe me trima se ne. E treguan veten gjate ndryshimit te sistemit po dhe me pas. Ata e hengren Causheskun te gjalle kurse ne nen drejtimin e komunisteve terhoqem bustet. Kishim frike Nexhmijen. Ka akoma njerez qe vdesin te rikthehet Enveri.
Virusi,
Ne u treguam me te mencur se rumunet. Regjimi ndryshoi pa gjakderdhje. Kjo eshte nje arritje e madhe si popull!
Pëllumb Kulla . Dritë o zot , mos vdeksh kurrë . A doni më për Behlulnë ?
Nuk e morem vesh se per ke ishte artikulli, per Causheskun apo ambasadorin shqiptar ne Rumani(?!)
ENVERI NEXHMIJA DUHESHIN TERHEQUR ZVARRE SI KRIMBA TOKE … POR KISHN FAT SE DISA COBANE NGA KATUNET I MBROJTEN .. AMBASADORI NGA GJIROKASTRA HA HA HA DO TE CUDITESH PO TE ISHTE NGA KRUJA ?? ENVERI E BERI SI SADAM HYSENI QE I MBLODHI KATNARET E VET NE TIRONE PER TA MBROJTUR NGA POPULLI NGA DEMOKRATET NGA OPOZITA ..EDHE KADAFI BERI NESJOJ E MORRI GJITHE FSHATIN E VET DHE I VENDOSI NE QEVERI PER TE DHUNUAR POPULLIN DHE PER TE SIGURUAR QEFET E JETES SE TYRE SI BORGJEZA …RUMUNET JANE ME INFILIGENTA SE NE NE 80 % ISHIN COBANE NGA FSHATRTA E HUMBURA .PRANDAJ ENVERI SBERI ASNJE RRUGE QE COBANET TE JETONI TE IZOLUAR NGA QYTETARET E REZIKSHEM .. ENVERI ISHTE KRIMINELI ME I MADH QE SHQIPRERIA KA PASUR QE NGA SHUME SHEKUJ …. VETEM TE LLOGARISNI SA VIKTIMA BERI AI DHE SA BENE TE TJERET DO TA TREGOJN E SHIFRAT E KRIMEVE ..TE ENVERIT ..VETEM PER NJE BJERI QE NUK KA BERE AS PAK ALGJEBER SMUND TA KUPTOJE
Shoh disa tipa ketu qe komentojne ko me kot.Jetoj gjysmen e vitit ne Rumani prej 8 vjetesh dhe po ju them se rumunet jane te deshperuar njelloj si shqiptaret per gjendjen ne te cilen gjenden pas renies se sistemit.Causheskun e vrane ata qe vazhduan te qeverisin dhe me vrasjen e Causheskut u vune kapak hetimeve dhe hesapeve te komunizmit duke ja lene fajin nje plaku te gjore.Regjisori i asaj drame ishte Iliesku,krahu i djathte i Causheskut dhe qe vazhdoi te drejtoi Rumanine pas kuintave.Kam shume gjera per te treguar po keru eshte e pamundur…Po ju them me pak fjale kaq:Populli rumun u tall po aq sa u tallen shqiptaret nga politukanet e “rinj”ne mos me keq sepse ata deri ne njefare mase edhe u vrane.
Regjizore ish in vendet perëndimore që kërkonin t’i shpëtonin krizës ekonomike!
Nga lluca ranë në batak dhe populli u zhgënjye me një fjal te re demokraci!!
Kjo fjal demokraci tingëllon shum bukur në veshët e hajdutëve,spekullantve që popullin t’a shohin skllav dhe në dobi të tyre!
Sa për patriotizmin esht një mekanizëm që luftohet për pushtet por jo në dobi të ekonomisë ku paraja nuk njeh patriotizëm?
ERI ME QE JETONKE GJYSME E VITIT NE RUMANI PERSE NUK N SHKRUAN PER KALAE E MADHE QE KISHTE CAUCESKU … SI VERSAILLE APO JO … EDHE UNE KAM NJEREZ NE RUMANI DHE E DIJE SE TANI KA PRAP DISA TE RINJ QE PERFITUAN ..SE ISHIN NIPERIT E DISAVE KOMUNISTA … SE E KEQJA DUHET HEQUR ME RRENJE EDHE TEK NE RAMA BERISHA BASHA META JANE SHOLLE E KOMUNISTAVE …POR KRIMINELI CAUCESKU MORRI ATE QE BERI VETE GJATE 50 VITEBE VRASJE DHE INTERNIME .. MEQE JETONKE NE RUMANI GJYSMEN E JETES .. KE DEGJUAR LEXUAR PER ATLETEN ME TE MIRE KAMPIONEN E BOTES QE U ARRATISE NAGA MJERIME NGA DHUNA NGA MIZERJA E CAUCESKUT DHE CUNI I DIKTATORIT BENTE SI JOHN TRAVOLTA ME FERRARI ME BENZA DHE SHETISTE SI CUNI I RROK FELERTI ..KJO ISHTE BARAZIA E BOLSHEVIKEVE KJO ISHTE DREJTESI E KOMUNISTAVE KJO ISHTE SISTEMI KOMUNIST FASHIST APO JO ERI ….