HETIMET: Akuzat për përdhunim dhe kërcenim, kamerat e sekuestruara nuk konstatojnë kërcënim fizik ndaj ish-oficerit

27 Shtator 2018, 18:06Kronika TEMA

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme ka çelur një hetim për të sqaruar pretendimet e ngritura nga ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu të bëra publike gjatë së mërkurës, se ai ishte kërcënuar në zyrën e tij, në prani të deputetëve të Kuvendit, djalin e njërit prej të cilëve po e hetonte për përndjekje.

Burime pranë SHÇBA thanë për “BalkanWeb” se po verifikohen gjithë procedurat e ndjekura nga policia në lidhje me denoncimet e bëra për përndjekje nga 25-vjeçarja Xhisela Maloku, po ashtu edhe denoncimet për kërcënime nga ish-oficeri i policisë. SHÇBA ka zbarkuar në Komisariatet nr. 3 dhe 6 në Tiranë, si dhe stacionin e Fushë Krujës, duke sekuestruar librat e shërbimit.

Pasditen e së shtunës të datës 21 korrik 2018 në komisariatin nr. 3 është paraqitur 25-vjeçarja Xhisela Maloku e cila ka denoncuar për përndjekje ish-të dashurin e saj Rexhep Rraja. Sipas asaj që 25-vjeçarja ka thënë para uniformave blu konfliktet mes të rinjve kanë nisur në fund të vitit 2017, atëherë kur edhe lidhja e tyre ka marrë fund.

Gjatë këtyre muajve mes Xhisela Malokut dhe Rexhep Rrajës ka pasur disa episode dhune për të cilat 25-vjeçarja ka shkuar në disa komisariate si në komisariatin nr. 3, komisariatin nr. 6 në komisariatin e Krujës si edhe në stacionin e policisë në Fushë-Krujë. Por për arsye ende të paqarta vajza nuk i shkonte deri në fund denoncimit dhe linte deklarata me shkrim se problemet mes saj dhe ish-të dashurit janë shuar.

Në intervistën e dhënë për gazetarin Basir Çollaku, ish-oficeri i Policisë Emiljano Nuho thotë se 25-vjeçarja nuk arrinte të kryente kallëzimin pasi kërcënohej me jetë nga ish i dashuri dhe të afërmit e tij.

Edhe guximi i marrë më 21 korrik ku në orën 19 vajza u paraqit në këtë komisariat zgjati pak, pasi 2 orë më vonë, në orën 21 ajo u paraqit në stacionin e policisë në Fushë-Krujë ku kërkoi të tërheqë denoncimin për përndjekje.

Prej datës 21 korrik dhe deri në datën 30 korrik vajza u paraqit disa herë në komisariatet e policisë. Pas marrjes së denoncimit tek komisariati nr. 3 çështja u delegua në Fushë-Krujë aty ku edhe jetonte vajza dhe i akuzuari. Me rastin e vajzës u mor oficeri Gentjan Çitozi, i cili u denoncua nga vajza në SHÇBA e Durrësit pasi ai nuk po merrej siç duhet me rastin.

Më pas çështja iu kalua Emiljano Nuhut i cili më 30 korrik ka marrë në pyetje vajzën dhe ka tentuar të marrë në pyetje Rexhep Rrahjan. Në këtë moment ish- oficeri Nuhu pretendon se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga xhaxhai i Rexhepit, Xhelal Rrahja, i cili i vuri pistoletën në kokë. Të pranishëm në zyrë sipas Nuhut ishin deputeti Rrahman Rahja, i shoqeruar nga kryetari i bashkisë së Krujës Artur Bushi dhe deputeti Taulant Balla.

Po të njëjtën ditë, Nuhu pretendon se teksa po kthehej në banesën e tij në Tiranë është kërcënuar nga pjesëtarë të fisit Rrahja, të cilët i kanë lënë takim në një lokal në zonën e Unazës së Re.

Në pamjet e sigurisë së kamerave të sekuestruara në lokal nga prokuroria e Tiranës, shfaqet oficeri dhe shtetasit Ramazan e Redjan Rrahja. Burimet thonë se takimi i kërkuar nga Rrahjat zgjati 20 minuta, por në video nuk konstatohet ndonjë kërcënim fizik që t’i jetë bërë oficerit. Hetimet për këtë çështje po vijojnë për akuzën e kërcënimit për shkak të detyrës.

Lidhur me këtë pretendim të oficerit, prokuroria Krujë sqaron se Rexhep Rraja nuk u arrestua, pasi deklarimet e vajzës ishin kontradiktore dhe se për këtë çështje vijojnë hetimet.

SHÇBA po bën hetim të thelluar për çështjen në fjalë. Po verifikohen procedurat shkresore të bëra në komisariatet 3, 6, Krujë dhe stacionin e policisë Fushë-Krujë. Po verifikohen librat e shërbimit në të katërt komisariatet për të vërtetuar pretendimet e oficerit Nuhu dhe vajzës.

Gjithashtu po verifikohen komunikimet e Nuhut me pjesëtarë të fisit Rrahja dhe  pritet të këqyren kamerat e sigurisë se lokalit në Unazë të Re, ku Nuhu pretendon se u kërcënua nga kushërinjtë e djalit të deputetit.

2 komente në “HETIMET: Akuzat për përdhunim dhe kërcenim, kamerat e sekuestruara nuk konstatojnë kërcënim fizik ndaj ish-oficerit”

  1. ENDRI says:

    KRIM GJITHANDEJ, RRUMPALL HESAPI, VJEDHJE PA FUND, MASHTRIME E BALTOSJE ME TON. O TE QIFSHA QEVERIN DHE SHTETIN QE KAN KTO MUTER.
    E LUJTET MENC KETE POPULL DUKE LUJT ME KTO GJERA E NE MESNATE NDANI LEKET. ZOTI JU GJYKOFT SE KE POPPULL SKA CA JU BO.

  2. Alban says:

    STOP BABALIZMIT BERISHIST !

    – Te njoftohen urgjentisht autoritetet italiane, Zvicerane… apo edhe amerikane per mashtrimet skandaloze te Nuhut, Zaganit e co.

    – Te kerkohet ekstradimi me perparesi i cilitdo qe mashtron, falsifikon dhe perdhunon ligjet shqiptare dhe nderkmbetare per azilantet politike !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork.

    Eshte bere mode nga Partia Babale dhe cifligari i saj Sali Havalja i Shqiperise, nga qehajai i tij Lulezim Basha dhe Mona Flori Cizmja te sajojne e mashtrojne pafytyresisht vetem e vetem per te shpetuar e shtuar miliardat e vjedhura shqiptareve e Shqiperise dhe per sabotuar Vetingun dhe Reformen ne Drejtesi qe po shkallmojne folene e grenxave te kamikazeve te tyre ne cdo hallke te antidrejtesise dhe antiligjit te tyre.
    Sulmet the thirrjet per zgjidhje perfundimtare ala Basri Himler Collaku, ala Enkeled Gebels Alibeaj, ala Saleh Ramollah Hitleri , ala Mona Cizme Floriri, ala Lulezim Fazlic Bashici… jane grahmat e tyre te fundit per te vonuar, sabotuar dhe zhbere Vetingun e Reformen ne Drejtesi, jane perpelitjet per te shpetuar koken e ketyre kucedrave te Bandes se Gangstereve dhe te kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit !
    A e ndoqet mbreme fytyren tipike ala GESTAPO te Basri Collakut, lehjet e tij te terbuara ala qen te SS-ve
    naziste, tonin prej diktatori ala Dyvalje e Pinocet ne Opinionin e Blendi Koran Toptanit qe nuk la analist e gazetar profesionit hulumtues ala Artan Hoxha te shpalosin faktet dhe deshmite e pakundershtueshme me ze e me figure per te verteten nga goja e vet “viktimes “ se traumatizar nga shpifjet e nje polici ala Babale te Havales se Shqiperise, te kryeshpifesit, kryekriminelit, kryekzekutorit Sali Berisha dhe Mafias se tij politike, oligarkike, biologjike e mediatike qe zhbene shtetin shqiptar deri nen themele mbi 13 here ne 13 vjet Salikraci !
    Eshte detyrim kombetar e nderkombetare i qeverise dhe ligjzbatimit shqiptar, qe rrjedh nga Konventa e Gjeneves , qe ajo te njoftoje jo vetem qeverite italiane, zviceriane, gjermane, franceze, britanike… dhe amerikane, por edhe Komisionerin e OKB-se per Refugjatet per kete rast dhe raste te ngjashme ala Zagani e ala Nuhu!
    Po ashtu ligjzbatimi shqiptar te hetoje me perparesi raste te tilla mafioze dhe te kerkoje ne rruge ligjore ekstradimin e ketyre kamikazeve te Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve per shperdorim detyre, mashtrim, dizinformim dhe krime te tjera!
    Po ashtu te hetojne edhe per nxjerrjrn e perseritur te sekreteve shteterore nga Presidenca e Shqiperise, sic ishte rasti i letres dizinformuese te Emiljano Nuhut per Presidentin e Republikes, qe u publikua nga bashkeshortja e tij, cka perben shkelje te rende te ligjit dhe perdhunim flagrant te Kushtetutes se Shqiperise !
    Jo vetem te tyre, por edhe te gjithe atyre qe shpifin , falsifikojne, dizinformojne, qe i nxisin, instruktojne, ndihmojne, propagandojne mashtrime te tilla dhe ti ndeshkojne ashper me gjithe fuqine e ligjit per nje varg shkeljesh te renda te ligjeve shqiptare dhe nderkombetare !
    Stop Babalizmit te politikes shqiptare nga kryehavalja e Shqiperise dhe Banda e Gangstereve politike, biologjike dhe mediatike te tij!
    Askush nuk eshte mbi ligjin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje