Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një takim me Asistent Sekretarin Amerikan të shtetit Wess Mitchell.
Gjatë këtij takimi biseda u përqëndrua tek niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe rolin kyç të Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
Zyrtarët diskutuan mbi perspektivën e integrimit europian dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.
Assistent Sekretari i Shtetit Mitchell shprehu mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve për perspektivën e integrimit evropian si dhe shprehu vlerësim për pozicionin dhe kontributin e Shqipërisë në lidhje me sfidat më të mprehta të sigurisë në rajon e më gjerë.
Tani pritet leshimi i radhes qe shqiptaret do ti bejne fqinjeve.
Dhe pa turpesisht e quan vizite te sukseseshme, kur vetem ka marre urdhra se si te veproje.
Turp per politikanet tane te korruptuar, te cilet duke qene te tille jane te detyruar te bejne leshime ne drejtim te ” paqes e stabilitetit ne rajon ” .