Rrëfimi tronditës i ish portierit të Liverpulit: Sa njerëz kam vrarë? Nuk mund të them, por hera e parë është e tmerrshme

2 Tetor 2018, 17:40Sport TEMA

Bruce Grobbelaar ish portieri legjendar i skuadrës së Liverpulit që ka fituar 13 trofe në 14 vite si lojtar i “The Reds” është një nga legjendat e klubit anglez.

Ish-portieri i Liverpulit u detyrua për të shërbyer për 11 muaj në ushtrinë e vendit të tij të lindjes në Zimbabve, gjatë luftës civile në Rodezia.

Në një intervistë të dhënë për të “The Guardian” ai rrëfen në mënyrë tronditëse vrasjet që ka bërë.

Sa kam vrarë? Nuk mund ta them këtë. Kam vrarë shumë njerëz dhe kjo është arsyeja pse gjithmonë kam jetuar jetën time ditë pas dite. Më vjen keq për atë që kam bërë, por unë nuk mund të ndryshojë të kaluarën time.

Mbaj mend vrasjen time të parë ku ishim në shkretëtirë. Kur dëgjon të shtëna, nuk mendon, thjesht përgjigjesh. Vetëm pas luftës e kupton se çfarë ke bërë.

Ai ishte momenti më i vështirë për mua. Pashë me qindra kufoma dhe stomaku po më dilte nga goja. Janë momente që dua t’i harroj, por nuk mundem. Nuk e mbaj mend sa persona kam vrarë, por jam i lumtur që nuk vazhdova.

Futbolli më ka shpëtuar me të vërtetë nga depresioni dhe hodha poshtë mendimet e errëta të luftës“, tregon Bruce Grobbelaar. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje