Astronomët zbulojnë një satelit jashtë sistemit diellor

4 Tetor 2018, 17:56Hi-Tech TEMA

Astronomët kanë zbuluar një satelit përtej sistemit diellor, transmeton Anadolu Agency.

Hulumtues nga Universiteti Columbia në SHBA njoftuan se pas vëzhgimeve që kanë bërë me teleskopin Kepler të NASA-s dhe më pas me teleskopin Hubble, kanë zbuluar një satelit jashtë sistemit diellor me përmasa të Neptunit apo Uranit, që gjendet tetë mijë vite drite larg nga toka.

Astronomët David Kipping dhe Alex Teachey, duke folur në lidhje me zbulimin, thanë se mendohet që sateliti i zbuluar jashtë sistemit diellor të jetë satelit i planetit Kepler-1625b të zbuluar më herët.

Kipping dhe Teachey paralajmëruan se do të zhvillojnë edhe më shumë punime për ta kuptuar sistemin planetar jashtë sistemit diellor.

Detajet e zbulimit janë publikuar në revistën “Science Advances”.

Deri më tani, astronomët kanë zbuluar mbi 3.500 planetë jashtë sistemit diellor.

1 komente në “Astronomët zbulojnë një satelit jashtë sistemit diellor”

  1. IVONI says:

    .. bravo astronome ..! .. zbuloni sa me shume , pasi ndoshtaj per nje miljon vjet njeriu “robot” mundet te gjendet atje ..!.. po me kete te” ziun “, planetin tone c`do te behet ..?? .. a do te dale ndonje me mend te binde njerezit , te shtroje familjet , te zhduke krimin, pune dhe hare te kene te gjithe ..?! .. a do te dale ndonje njeri i mire valle ..?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje