Kush është truproja i Elvana Gjatës, i shpallur në kërkim për vrasjen në Bllok: Specialist i Xhenios me dekorata e vlerësime të shumta

5 Tetor 2018, 17:07Kronika TEMA

Meviol Bilo 41-vjeçari i shpallur në kërkim si autori i ngjarjes kriminale, ku gjeti vdekjen një person dhe dy të tjerë u plagosën, eshte pjesë e forcave të armatosura. Ai është rreshter specialist i Xhenios në Batalionin e Forcave Speciale.

Ndërkohë Bilo ishte i punësuar edhe si truprojë i këngëtares Elvana Gjata. Sipas ligjit, të punësuarve në shtet, nuk iu ndalohet një punë e dytë, të cilën prej disa kohësh e bënte edhe 41 vjecari. Nuk dihet saktë në c’rrethana ka shkrepur armën, por sipas burimeve nga ministria e mbrojtjes ai ishte një ushtarak me kredite shumë te mira dhe rezultate po shumë të mira në testime.

Skedën e vet e ka shumë të pastër dhe sipas atyre që e njohin ishte një njeri i qetë dhe joproblematik. Burimet thonë gjithashtu se mbrëmjen e vrasjes nuk ka pasur armën e shërbimit me vete, pasi atë e kishte lënë në garnizon. Meviol Bilo ka qene pjesë e Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare, që kanë shërbyer në mision paqeruajtës në Kandahar.

Në dhjetor të vitit 2011, Bilo është dekoruar me “medaljen e shërbimit”, pas kthimit të atdhe nga misioni në Afganistan.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë, thuhej se në kuadër të festimeve me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë, 8 oficerë të ushtrisë u certifikuan me “Medaljen e Shërbimit” për performancë të jashtëzakonshme dhe ekzekutim të sukseshëm të detyrave gjatë misionit “Eagle 3”. Meviol Bilo është i martuar me 2 fëmijë.(BW)

12 komente në “Kush është truproja i Elvana Gjatës, i shpallur në kërkim për vrasjen në Bllok: Specialist i Xhenios me dekorata e vlerësime të shumta”

  1. Besi says:

    Nga kurvat dhe budallenjt Ca’ pret

  2. Sami says:

    100 % duhet ta kete vrare ndonje tjeter i dashuri e ksaj apo tjetri,dhe duan tja fusin atij rrogtarit.

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    Suksese ne karrieren e re. Nje pyetje kisha, Elvana nuk ishte ne lokal ne momentin e krimit ath ky truproja Elvanes ke po ruante ne lokal, djersen e bythes qe kishte lene Elvana ne kolltuk??

  4. mirel says:

    E cu fut ne bela kot.

  5. Dori says:

    Per cicat dhe te pasmet e Elvana Gjates ia vlen te futesh ne cdo bela,hahaha!

  6. ….. says:

    Me fal pse nevojitet nje truproje per kengetaren Elvana Gjata ku per nga fama dihet qe ne Shqiperi nuk ka asnje FANS te cmendur sic ndodh me kengetaret boteror, pra per nga niveli i fames eshte njelloj me Luanen apo Marinen apo ku di une kengetare te tjera qe i sheh ne bllok pa asnje lloj truproje !

    Njs jetojme ne vendin e cudirave perfundimisht ! As 3 milione nuk jemi total por duket sikur me pa qene nja 30 milione me gjithe keto absurditete dhe krime qe ndodhin cdo dite !

  7. Sara says:

    i lumte pushka, ketyre qe bejne si te forte se kane bere pare duhet t’u tregohet vendi se po i shkelin robt me kembe ne mes te Tiranes, pale pastaj me tej…

  8. naim says:

    JAM dakort me mendimin e sares..///

  9. Cimi says:

    I lumte gishti ce do qe gaboi ne qelbesiren kryesore po kot nuk ka dale ajo fjala “rrufeja nuk qellon ne hale”

  10. Amerikani says:

    Kurva eshte medajla e dites

  11. Mziu says:

    Ne pill te somes shkofshin…mjaft me me keto plehra…i bete gazetat si lesh arapi me lajme kot qe nuk i interesojne asnje njeriu…si nuk ngritet nje here problemin e NGARJES SE MAKINAVE NGA GOMETET SHQIPTARE…bejeni ceshtje o gazeta kot…sepse eshte turp, jeni i vetmi vend ne bote ku te ngashrsh makinen eshte tmerr i vertete…mjaft me me historite e leshit te Elvanes.

  12. @@@ says:

    Kur u bo dhe surrati ksaj me trupoje ,,,,kush qe batall me nigju kte sorren vetem ne shqiperi ndodhin kto cudira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje