Boton poezi nëpër gazeta dhe portale, njihuni me "poeten e madhe" që kopjon penat më të shquara: Delli im letrar po ngjitet lart

6 Tetor 2018, 11:22Kulturë TEMA
Boton poezi nëpër gazeta dhe portale, njihuni me "poeten e

Pavarësisht ligjit të miratuar në prill të vitit 2016 mbi “Të drejtat e autorit”, duket se aplikimi i tij ka stonuar në fusha të ndryshme dhe konkretisht tek veprat origjinale letrare.

Së fundmi, faqja e njohur në rrjetet sociale “Lolita”, ka denoncuar një personazh të quajtur Xhoi Jakaj e cila modifikon krijimtarinë e kolosëve të letërisë shqipe dhe e boton në mediat elektronike dhe atë të shkruar.

Problemi qëndron mbi filtrat e botimit të cilat nuk janë të vendosura dhe të organizuara duke i dhënë gjithësecilit mundësinë për të botuar krijimtarinë e tij, sidoqoftë ajo.

“Poezia është shkruar nga Bledi Ylli (fotoja e parë), pastaj është modifikuar në mënyrë të shëmtuar nga Xhoi Jakaj (a.k.a hajdutja e poezive) të cilën e prezanton si krijim të vetin. Sikur të mos mjaftonte kjo, ka dalë edhe në gazeta me poezinë e tjetrit. Tani presim që Xhoi Jakaj të fitojë çmimin Nobel me poezinë e Kadaresë dhe pastaj i kemi parë të gjitha”, ironizon faqja e njohur.

Më poshtë do të shihni disa prej punimeve të modifikuara dhe të botuara në media.

Jakaj ka shërbyer edhe si drejtoresha e Burgut të Grave në Tiranë dhe është shkarkuar nga detyra.

 

4 komente në “Boton poezi nëpër gazeta dhe portale, njihuni me “poeten e madhe” që kopjon penat më të shquara: Delli im letrar po ngjitet lart”

  1. arban shmili says:

    IDIOTIZMA

    Ky person nuk ka nevojë të merret me kompilacione, e lugetëri. Mjafton ta zhvillojë talentin e vet e të krijojë frymën e vet dhe stilin personal.
    Do punë, do punë. Një akt tepër abuzues. Nuk e di se si do ndihesha (tepër shterpësuar, një fajësim e “vuajtje” të bëja famën e hajdutit me mendtë e talentin dikuj tjetër).
    Hajdutëria na është bërë formë jete.

    Një si akademik në Prishtinë jeton me hajdutërinë e

  2. Picasso ka than ;

    Kopjuesi i X pikture eshte Kritiku qe ben Piktorin te hape syt e kuptoj ngjyrat qe i mungojne ne vepren e tij !

    Me kte shprehje ,s’do desha ti jepja asnji Bonus asnji Kopjuesi ,por

    per kte rast te vecant ala Xoi .
    me duhet ta shikojme si nji tentative per ndihme
    qe ajo i ben X -poeti (flas per ata sqiptare aty ,qe i mungon shume ne poezite qe ata shkruajn )
    duke i treguar atyre se si,
    shkruhet vertet nji Poezi !

    Sepse kaq naive s’mumdet me qen kjo vajze kaq inteligjente e kritikes se Poezise .

  3. Picasso ka than ;

    Kopjuesi i X pikture eshte Kritiku qe ben Piktorin te hape syt e kuptoj ngjyrat qe i mungojne ne vepren e tij !

    Me kte shprehje ,s’do desha ti jepja asnji Bonus asnji Kopjuesi ,por

    per kte rast te vecant ala Xhoi .
    me duhet ta shikojme si nji tentative per ndihme
    qe ajo i ben X -poeti (flas per ata sqiptare aty ,qe i mungon shume ne poezite qe ata shkruajn )
    duke i treguar atyre se si,
    shkruhet vertet nji Poezi !

    Sepse kaq naive s’mumdet me qen kjo vajze kaq inteligjente e kritikes se Poezise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje