Çfarë ndodhi brenda lokalit të njohur në Bllok dhe si nisi sherri për Elvana Gjatën

6 Tetor 2018, 10:49Kronika TEMA

Përplasja e së enjtes me armë në Bllok, është kthyer në ngjarjen më të komentuar jo vetëm se ishte e rëndë, por se ajo rezulton të ketë ndodhur për shkak të këngëtares së njohur Elvana Gjata.

Gjithçka në fakt ka nisur disa ditë më parë, kur Elvana Gjata ishte ngacmuar në një tjetër lokal, nga ai që të enjten mbrëma mbeti viktimë.

“Panorama” ka zbardhur gjithë dinamikën, se çfarë ka ndodhur në lokalin ku ndodhi përplasja me armë.

Para se të ndodhte krimi, në banak ndodhej 36-vjeçari Ervis Martinaj, i shoqëruar nga shoku i tij, Eljon Hato, duke pirë verë.

Ndërsa në një tavolinë ishin të ulur i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata, me dy miqtë e tij, Fabiol Alushi e Geldo Hotin, si dhe me truprojën e saj, Meviol Billo, njëkohësisht edhe mik i tyre.

Deri në këtë moment, burimet thonë se situata ka qenë e qetë dhe pa tensione nga të dy palët, ndonëse një javë më parë disa prej tyre ishin përfshirë në një konflikt, në një tjetër lokal në Tiranë.

Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë ngacmimi i Elvana Gjatës nga Fabian Gaxha, që sipas të dhënave, shoqërohej me Martinajn edhe si mik, edhe si truprojë e tij.

Disa minuta më vonë, rreth orës 21:40, situa ta është tensionuar, pikërisht në momentin kur 28-vjeçari Gaxha është futur në lokal.

Burimet thonë se 4 personat që ndodheshin në tavolinë janë ngritur në këmbë sapo ai është futur brenda.

Fillimisht ka qenë Meviol Billo ai që e ka sulmuar fizikisht Fabian Gaxhën, si hakmarrje për ngacmimin e këngëtares.

Në konflikt mësohet se janë përfshirë edhe personat e tjerë.

Më pas, në kohën që 28-vjeçari ka nxjerrë nga brezi një pistoletë tip “Glock”, e gjetur nga Policia në vendngjarje, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.

Personi që ka qëlluar dyshohet të jetë 41-vjeçari Billo, truproja i këngëtares dhe i të dashurit të saj Ervin Mata.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Më pas të dyshuarit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, në drejtime të ndryshme.

Tashmë ata janë shpallur në kërkim.

8 komente në “Çfarë ndodhi brenda lokalit të njohur në Bllok dhe si nisi sherri për Elvana Gjatën”

  1. ... says:

    Po mire ja kane bere legenit. Vete u kruajt dhe e mori mire pergjigjen.
    Akoma behen cuba me femrat.

  2. cen duma says:

    cherche la famme …… per i cop jevge vriten shqiptaret ( me gjith rrespekt per jevgjit e lagjes ) . njerezit me mend kan ik nga albanistani , muti qe ka ngel le te vritet …..

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      Po nuk ka kriminel ne Ionianstanin tend ! Biles lepires bithesh e kerkojne nga pr…! Idote te europes.Perrallat tuaja kane marre fund ,as 5-vjecaret si besojne as ju vete ,vec e keni nga deshperimi…Ehuuuu ku keni mbetur o hiena…

  3. Leon Rrapini says:

    Keshtu, duhet ta pesoje cilido ngacmues i femrave. Ligji i paprekshmerise se personig duhet te perforcohet dhe te veproje me ashpetsine me te madhe.

  4. Alban Dega says:

    VETMBROJTJE LIGJSHME PER BILLON

    Paragrafi 11 e. Cherry absolutisht te pafajshem Billon apo cilindo qe ka qelluar …
    Ne castin qe Gaxha nxjerr revolen dhe e drejton kunder Mates dhe shoqeruesve te tij veproi parimi dy duar per nje koke, pra vetmbrojtje e ligjshme !
    Nuk e kuptoj pse ata nuk i jane dorezuar apo dorezohen policise, gjithnje nese cfare thuhet ne kete njoftim eshte i vertete .
    Aq me teper qe viktima ka qene truproje e nhe vrasesi si Ervis Martinaj!

  5. Alban Dega says:

    Vezhgim nga larg

    VETMBROJTJE LIGJSHME PER BILLON

    Paragrafi 11 nxjerr absolutisht te pafajshem Billon apo cilindo qe ka qelluar …
    Ne castin qe Gaxha nxjerr revolen dhe e drejton kunder Mates dhe shoqeruesve te tij vepron parimi dy duar per nje koke, pra vetembrojtje e ligjshme !
    Nuk e kuptoj pse ata nuk i jane dorezuar apo dorezohen policise, gjithnje nese cfare thuhet ne kete njoftim eshte i vertete .
    Aq me teper qe viktima ka qene truproje e nhe vrasesi si Ervis Martinaj!

  6. Alban Dega says:

    KADAL ( NGADAL ) BEG SE KA HENDEK !

    Nje mesim i mire per te gjithe te fortit e Shqiperise brenda e jashte saj !
    Gaxha ka ra ne hundeleshin, sic themi nga Malesia e Gjakoves, Veriu i Shqiperise dhe ne mbare Kosoven.
    Histori ne vete kjo … E di cdo tropojan e kosovar pervec te forteve …
    Ka te forte po edhe me te forte de te fortit … ka hundeleshe !

  7. Arber Iliri says:

    O njerez mos harroni se qysh kur kendoi kengen “kuq e zi” Elvana ka qene provokuar nga antishqiptaret e brendshem e te jashtem, a mund te kete edhe kjo histori lidhje me kete kenge te kenduar nga Elvana.Duhet hetuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje