Vrasja për Elvana Gjatën? Deputeti demokrat: Turp që trajtohet si histori rozë, është luftë mes bandave të kokainës

5 Tetor 2018, 21:45Kronika TEMA

Për deputetin demokrat Ervin Salianji, vrasja në Tiranë “nuk është një histori rozë, por një luftë mes bandave të kokainës për kontrollin e territorit”.

Deputeti demokrat hedh akuza edhe ndaj policisë.

Sipas tij, versioni se krimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie është një “shashkë e policisë” (në fakt, policia nuk e ka dhënë shkakun e ngjarjes).

“Është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në Shqipëri në këto kohët e fundit dhe e bën të rëndë jo vetëm vrasja dhe plagosja e disa personave, por disa elementë të tjerë. Sot është trajtuar sikur të jetë një histori rozë, sikur këtu kemi të bëjmë me një vajzë dhe një sherri mes 2 apo disa personave për shkak të një ngacmimi, çka nuk është e vërtetë. 

Të gjitha rrethanat apo faktet që janë bërë publike në mënyrë zyrtare tregojnë disa elementë skandalozë të gjendjes së sigurisë në mes të Tiranës. 

Në një zonë të frekuentuar, 100 metër nga zyra e kryeministrit kalojnë 6 persona që janë të armatosur. Janë përdorur 6 armë aty, mund të ketë pasur edhe më shumë dhe nuk thotë askush përgjegjësinë e policisë që në ketë territor qarkullojnë persona me armë. 

Një prej personave të plagosur qarkullon fare lirshëm pavarësisht se është i akuzuar dhe i kërkuar nga policia për vrasje. Policia e shtetit sot pavarësisht se i kalojnë nën hundën e vet nuk ka asnjë person të arrestuar”, tha deputeti demokrat në studion e Ora News.

“Nuk merret askush me turpin e madh sesi në mënyrë skandaloze dhe jo profesionale policia merr para syve të gjithë kamerave dhe tërrheq të vrarin. 

Të gjitha këto elementë të bëjnë të kuptosh, shtënia me 6 armë, kapja e 10 mijë eurove, përfshirja e personave me precedent penal nuk të bën të mendosh se kjo është një histori rozë dhe është një trup që përdoren këto si shashka nga policia për të tërhequr vëmendjen, por të bën të mendosh se kjo është një luftë mes bandave të kokainës për kontrollin e territorit.

Nuk ka në asnjë vend të botës që një konflikt banal të përfundojë që 6 persona të nxjerrin armët”, shtoi.

5 komente në “Vrasja për Elvana Gjatën? Deputeti demokrat: Turp që trajtohet si histori rozë, është luftë mes bandave të kokainës”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Të drejtë mund të kesh
    copë mishi me dy sy
    në asnjë parlament të botës
    nuk ka një deputet si ty.
    Përralla mund të thurrësh
    po video jote flet
    organ mashkull i shurrës
    që ha aty ku dhjet.
    Ti mund të thurrësh fjalë
    të hiqesh si i zgjuar
    t’u dhje nusja në kalë
    me grua të martuar.
    Fshatar pa pikë shije
    i bën veç hije tokës
    o i shkollum pa dije
    sivllau i Flamur Nokës.

  2. rroku says:

    Po vrasjet jane per droge dhe ne krye eshte XENI…. bravo SALANUS…

  3. Vk says:

    O loqe, shqipteri vrau marinsin per nje ngacmin femre, dhe Amerika ja fali se pranuan qe ne shqiperi te vrasin per nje shikim jome ngacmim. Duket qe je i qumeshtor akoma. Sa per fjalin e fundit qe ska snje vend te botes, po ke te drejte, se vetem ne vrasim, bazuar te shprehja berishiane, pse mshef.

  4. pal pidh noka says:

    ose si histori kurve

  5. Fahriu says:

    Ke shume te drejte,ajo eshte,po pyet se kush jane,se do marresh vesh te kujt jane,ta marresh vesh ti,se ata qe i njohin e dine mire Hajdar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje