United realizon përmbysjen e madhe ndaj Newcastle, “frymëmarrje” për Mourinhon

6 Tetor 2018, 20:29Sport TEMA

Manchester United u rikthye te suksesi, duke mposhtur me një “përmbysje të çmendur” Newcastlen në “Old Trafford”, me rezultatin 3-2, në një takim të jashtëzakonshëm, që mund të shërbejë si pikë kthese për “djajtë e kuq”.

Skuadra e Benitezit shënoi dy gola të shpejtë në fillim të takimit dhe u duk sikur United po shkonte drejt zhgënjimit të radhës, ndërsa të gjithë po bindeshin se kjo do të ishte ndeshja e fundit e Mourinhos në stolin e Manchesterit.

Gjithsesi “Djajtë e kuq” reaguan në mënyrë fantastikë në pjesën e dytë, duke shënuar fillimisht me Juan Matën në minutën e 70’, dhe barazuar rezultatin në minutën e 76 me anë të francezit Anthony Martial.

Gjithsesi për ta bërë më speciale mbrëmjen, mendoi sulmuesi kilen, Alexis Sanchez, që shënoi me kokë në minutën e parë shtesë dhe i dha Manchester Unitedit fitoren e parë sezonale në “Old Trafford”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje