FOTOT: Luksi i Jose Mourinho, United ka paguar 560 mijë euro për suitën e portugezit

9 Tetor 2018, 18:35Sport TEMA
FOTOT: Luksi i Jose Mourinho, United ka paguar 560 mijë euro për

Nëse Jose Mourinho shkarkohet nga Manchester United të paktën ai nuk do të ketë stresin e shtuar të shitjes së një shtëpie.

Mourinho jeton në Manchester prej 825 ditësh dhe qëndron në Hotelin “Lowry”, ndërsa familja e tij jeton në Londër.

Trajneri portugez ka një kontratë në “Old Trafford” deri në vitin 2020, por ai ka vendosur të qëndrojë në Hotel dhe jo të blejë një rezidencë në Cheshire.

Mourinho është paraqitur shpesh në “Hotel Lowry” dhe suita që ka zgjedhur kushton rreth 684 euro nata.

Mourinho qëndron në këtë Hotel që nga data 6 korrik 2016 dhe shuma e pagesës deri sot nga klubi i Mancheste United do të ishte 564.300 mijë euro.

Këtë jave Jose Mourinho do të takohet me Ed Ëoodëard për të diskutuar mbi të ardhmen e tij në krye të “Djajve të Kuq”. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje