Babai rreh fëmijën 5-vjeçar, Prokuroria nis hetimet pas 40 ditësh, ndërsa përmbaruesi gjyqësor shtyn takimin se do shihte… Shqipëri-Izrael

15 Tetor 2018, 19:50Sociale TEMA

Fiks Fare sjell sonte historinë e dhimbshme të një gruaje të dhunuar vazhdimisht nga ish-bashkëshorti, me 6 urdhra mbrojtje nga gjykate, e cila tashme kërkon të shpëtojë nga dhuna djalin e saj 5-vjeçar.

Ajo akuzon ish-bashkëshortin se dhunon fëmijën e tyre, te cilin e rreh me thupër.

Ajo ka kërkuar ndihmën e policisë, prokurorisë, por askush nuk mori masa për të shpëtuar nga dhuna djalin e mitur.

Prokuroria nisi hetimet 40 ditë pas denoncimit dhe nuk mori asnjë masë për shpëtimin e fëmijës nga dhuna e babait.

Ndërkohë, përmbaruesi gjyqësor që bën të mundur takimet e fëmijës me nënën, lë punën për të parë ndeshjen në Izrael…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje