Xhaçka: Akademia e FA hap dyert për ushtarakë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e vende të tjera aleate

15 Tetor 2018, 10:38Sociale TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka përshëndetur hapjen e vitit të ri akademik për Forcat tona të Armatosura.

Përmes një postimi në rrjetin social, Xhaçka shprehet se akademia e FA hap dyert për arsimimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të ushtarakëve, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e vende të tjera aleate.

“Viti i ri akademik nis sot jo vetëm nëpër universitete, por edhe në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Akademia e FA hap dyert për arsimimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të ushtarakëve, jo vetëm nga #Shqipëria, por edhe nga #Kosova e vende të tjera aleate.

Suksese gjithë ushtarakëve në rrugëtimin e tyre drejt promovimit në gradë e karrierë!”, uron Xhaçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje