FOTOT: Eurokos fiton tenderin për restaurimin e Beratit, ja çfarë do të ndryshojë në qytetin e një mbi një dritareve

17 Tetor 2018, 11:06Kulturë TEMA
FOTOT: Eurokos fiton tenderin për restaurimin e Beratit, ja

Rivendosja e rrugës që çon në kështjellën e shekullit të 13-të të Beratit është pjesë e një projekti për zhvillim të integruar urban dhe turistik të fokusuar në jug të Shqipërisë, i financuar nga një hua prej 71 milionë dollarë nga Banka Botërore.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar pak ditë më parë, se kompania lokale e ndërtimit Eurokos është fituesi i tenderit për restaurimin e rrugës Muzak Topia në Berat, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Tenderi përllogaritet të jetë 299 milionë lekë ($ 2.7 milion / 2.4 milion euro), sipas të dhënave të afishuara në njoftim. Punimet e ndërtimit duhet të përfundojnë brenda 12 muajve.

Objektivi i projektit është përmirësimi i infrastrukturës urbane, rritja e aseteve të turizmit dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal të turizmit në zona të përzgjedhura, sipas Bankës Botërore.

Përkatësisht, rehabilitimi i rrugës që lidh rrugën drejt Kështjellës së Beratit, është pjesë e një skeme më të madhe të Strategjisë Urbane të Rigjenerimit të zonave brenda qytetit, e cila synon të aktivizojë jetën e qytetit dhe të ketë ndikim edhe në turizëm.

Programi “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore dhe Lokale”, bashkë-financuar nga Banka Botërore, Qeveria Shqiptare dhe Donatorë të tjerë në vlerën 368 milionë USD, njoftuar para dy viteve, synon të rrisë përpjekjet konkrete për përmirësimin e infrastrukturës në vend si dhe për rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe tregjeve, veçanërisht në zonat rurale nëpërmjet rehabilitimit të rrjetit rrugor dytësor dhe lokal.

3 komente në “FOTOT: Eurokos fiton tenderin për restaurimin e Beratit, ja çfarë do të ndryshojë në qytetin e një mbi një dritareve”

  1. Tr says:

    Euro-kos merr tenderin…po me kosin çdo behet?Do rri populli pa kos?
    Tjetra. Po keta beratsit sikur thone qe keshtjella eshte 2,400 vjecare,ketu na shkruani qe eshte e shekullit te 13.
    Pervec ironive,uroj qe te behet nje pune cilsore

  2. vang says:

    Vetem kisha e xhami.Asnje muzeum,asnje qender tjeter kulturore artistike:asnje arsimore.Kjo na qenka brendia e kultures Beratase apo kete reklamon artikulli.

  3. Feniks says:

    Sistemoni shtratin e lumit Osum se ai eshte tmerri dhe turpi i Beratit 2400 vjecar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje