“Kemi arrestuar dhe dënuar 6 vjet burg, anëtarin e Partisë, Zenel Buçpapaj, nuk pranoi të bënte qitje mbi tabelën me kokën e Titos” (fotot e rralla)

17 Tetor 2018, 09:18Politika TEMA
“Kemi arrestuar dhe dënuar 6 vjet burg, anëtarin e Partisë,

Zbulohet letra e sekretarit të Parë të Tropojës, Hysen Papaj, dërguar Komitetit Qëndror në vitin 1977, ku e informon për arrestimin e kooperativistit nga Bujani që agjitonte tek zboristët duke u thënë se “Tito ësht kokë e madhe dhe lufton për paqen”

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Nisur nga lidhjet e shumta miqësore dhe farefisnore që kishin banorët e rrethit të Tropojës me ata të malësisë së Gjakovës dhe trevave të tjera të Kosovës, vëmndja e tyre ndaj Jugosllavisë së Titos ishte dhe më e madhe se e krahinave dhe rretheve të tjera më në brendësi të vëndit. Gjë të cilën e favorizonte edhe pozita gjeografike e atij rrethi veri-lindor ku valët e kanaleve të televizioneve jugosllave dhe atij të Prishtinës depërtonin më me lehtësi.

Nisur nga këto, natyrshëm që në biseda të ndryshme, ku hapur dhe ku nën zë, banorët e rrethit të Tropojës të diskutonin me njëri tjetrin edhe për Jugosllavinë dhe udhëhëheqësin e saj, Josif Broz Tito. I cili falë politikës së të “paangazhuarit”, ku e kishte futur Jugosllavinë (apo siç e etiketonte propaganda zyrtare e regjimit komunist të Tiranës si “Bota e tretë”), nga mesi i viteve ’70-të e deri sa vdiq në 1980-ën, ishte në vëmëndje të qarqeve politike botërore. Gjë e cila u duk qartë edhe në varrimin e tij më 4 maj 1980, ku morën pjesë përfaqësues të lartë nga 120 shtete të botës dhe gjithashtu nga 200 parti politike nga mbarë bota.

Por siç dihet tashmë kjo gjë nuk vlente për Shqipërinë, ku Josif Brozi ishte deklaruar botërisht nga Enver Hoxha si “revizionist” dhe një nga “armiqtë më të mëdhenj të popullit shqiptar” dhe kësisoj, përmëndja e emrit të tij, apo më saktë lavdërimet në adresë të Titos, ishin me pasoja të rënda për këdo. As më pak dhe as më shumë ato biseda me karakter politik konsideroheshin “agjitacion e propagandë” dhe shtetasit e ndryshëm që denoncoheshin për ato fjalë dënoheshin me burg politik.

Kështu i ka ndodhur edhe Zenel Buçpapajt, nga fshati Dojan i Bujanit të Tropojës, i cili në vitin 1977 në biseda të ndryshme gjatë zborit ushtarak, ishte shprehur dhe kishte dhënë konsideratat e tij pozitive për Josif Broz Titon. Madje duke e konsideruar atë si “kokë e madhe” dhe politikan që “lufton për paqen” etj etj.

Por kjo “herezi” e tij është denoncuar në “organet kompetente” (Sigurimi i Shtetit), ku ai është arrestuar menjëherë dhe është dënuar me gjashtë vjet burg politik. Kjo gjë bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor që po publikojmë në këtë shkrim, ku Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së Rrethit të Tropojës, me anë të një letre që mban datën 17 dhjetor 1977, ka informuar Komitetin Qëndror, mbi dënimin e Zenelit, i cili deri në momentin e arrestimit ishte dhe komunist me teserën e anëtarit të partisë në xhep. Sipas dokumentit në fjalë, për dënimin e Zenelit bëhet e ditur se;

“Tek ky njeri ka ndikuar drejt për drejt propaganda e armikut, shtypi, radjot dhe televizioni jugosllav, sidomos propaganda që ju bë Titos gjatë vizitës së tij në Kinë dhe se Zenel Buçpapaj kishte filluar pakënaqësitë e tij, pas dënimit të xhaxhait të tij, oficer madhor, me grupet puçiste”. Gjë e cila rezulton të jetë e vërtetë, pasi xhaxhai i Zenelit, Rustem Arif Haxhiaj,(Buçapaj), ushtarak madhor në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë, dhe i diplomuar në ish-Bashkimin Sovjetik, diku nga viti 1975 u arrestua si “bashkëpunëtor i Beqir Ballukut” dhe u dënua me 15 vjet burg politik.

Kjo gjë e rëndoi së tepërmi pozitën shoqërore dhe politike të familjes dhe gjithë fisit Buçpapaj, gjë e cila thuhet se u bë edhe shkaku kryesor që ndikoi në arrestimin dhe dënimin e Zenel Buçpapajt në pragun e vitit të ri 1977. Dhe këto dënime me burg politik të dy prej burrave më në zë të fisit Buçpapaj, të cilët nga komunistë u kthyen në “armiq të popullit” dukej se “mjaftonin” që pjestarë të tjerë të atij fisi të shikoheshin me sy tjetër nga regjimi komunist dhe pushteti popullor i asaj kohe. Kështu sipas dëshmisë së djalit të Zenel Buçpapajt, Ademit, ndërsa i jati vuante dënimin në burgun e Ballshit, jo vetëm familja e tij që pati pasoja persekucioni, por ajo gjë u ndie dhe tek pjesa më e madhe fisit të tyre.

Si p.sh. te kushërinjtë e tyre të afërt, si Skënder Buçpapaj, letrar i ri në atë kohë, të cilit ju privua shkolla e lartë për disa vjet dhe u detyrua që të punonte në gurore si punëtor i thjeshtë dhe hekurkthyes për vite me rradhë. Të njëjtin “fat” pati dhe i vëllaj, Mujo Buçpapaj, gjithashtu letrar i ri dhe i vlersuar për talentin e tij si poet dhe prozator, ku për shkak të biografisë, nuk iu botua një libër për vite me rradhë dhe shkolla e lartë gjithashtu si atij dhe Skënderit, iu dha pas ndërhyrjes dhe ndihmës së madhe të Dritëro Agollit.

Bashkë me dokumentin në fjalë që publikohet i plotë dhe me faksimilet për katëse ekskluzivisht për gazetën TemA, po publikojmë edhe disa foto të familjes së Zenel Buçpapajt dhe xhaxhait të tij, Rustem Haxhisë, të cilët i vuajtën dënimet të plota pa i “mbetur borxh” asnjë ditë atij regjimi, dhe arritën të dalin gjallë nga burgjet e ferrit komunist, ku shumë bashkëvuajtës të tyre lanë kockat atje dhe eshtrat e shumë prej tyre ende nuk janë gjetur.

PARTIA E PUNES SHQIPERISE

KOMITETI I PARTISE RRETHIT Bajram Curri, më 27.12.1977

T R O P O J E

Nr. 872 Prot.

KOMITETIT QENDROR TE PPSH-së

T I R A N E

Kohët e fundit u arrestua dhe u dënua me 6 vjet heqje lirije, Zenel Buçpapaj, anëtar partije që nga viti 1961, me gjëndje kooperativist, me arsim 8-vjeçar dhe kurs Partije. I lartëpërmënduri në një stërvitje ushtarake ka agjituar para një grupi rezervistësh duke u shprehur hapur se; “Tito është kokë e madhe botërore”, “Kia inatin dhe foli hakun”, është “njeri i zoti”, “Lufton për paqen”, etj. Në kohën që bëhej qitja në tabelë ku ishte skicuar koka e Titos, nuk pranoi të qëlloj, gjoja nën pretekstin se nuk shihte nga sytë. Kur rezervistët e kundërshtuan dhe e kritikuan për pikpamjet dhe qëndrimin e tij, ai përsëri nguli këmbë në mendimine tij për Titon.

Nga ananliza që bëri organizata bazë, doli se Zeneli ishte kritikuar për indiferentizëm dhe inaktiv ndaj Partisë, nuk ka marrë pjesë aktive në debate e diskutime, është paraqitur si i fjetur në organizatën bazë. Sa doli nga diskutimet, ai edhe herë të tjera ka përshpëritur mendime të mjegullta për probleme të ndryshme teorike që janë rrahur në format e edukimit të Partisë, por nuk i janë vlersuar duke i parë si diçka thjesht të nivelit gjoja të ulët të Zenelit.

Indiferentizmi dhe pakënaqësia e tij qenkan shtuar gjoja pas arrestimit dhe dënimit me heqje lirije të një axhës së tij, oficer me grupin e puçistëve. Edhe një axhë tjetër është dënuar për vjedhje.

Sa gjykojmë ne, tek ky njeri ka ndikuar drejt për drejt propaganda e armikut, shtypi, radjot dhe televizioni jugosllav, sidomos propaganda që ju bë Titos gjatë vizitës së tij në Kinë dhe pas saj.

Veprimi i tij u bë objekt diskutimi në organizatën bazë të Partisë, organizatën e Frontit, koopetartivës, organizatave të tjera të masave dhe në njësinë ushtarake ku çfaqi fillimisht pikpamjet. Organizata bazë duke u ballafaqur me mësimet e Partisë dhe të shokut Enver, mbi kuptimin e presionit armik dhe zhvillimin e luftës së klasave në Parti dhe jashtë saj, në kushtet e rrethimit të bllokadës imnperialisto-revizioniste, bëri një analizë me vlerë punës së saj për edukimin ideologjik të komunistëve dhe kooperativistëve, nxorri përgjegjësinë dhe caktoi detyrat për forcimin e punës edukative me komunistët dhe kooperativistët të jetës së brendëshme të organizatës bazë, kritikës dhe autokritikës, mprehjes së vigjëlencës politike ndaj armikut të brendshëm dhe të jashtëm.

Nga ky rast Komiteti i Partisë u mundua të nxjerrë mësime për forcimin e të gjithë punës ideo-politike me komunistët dhe me popullin, për njohjen më thellë të formave të luftës që përdor armiku, veçanërisht titizmi jugosllav.

Në kuadrin e luftës parandaluese kundër kriminalitetit, në frymën e letrës së Komitetit Qëndror të Partisë dhe të analizës që bëri Komiteti i Partisë, po bëjmë një punë të veçantë në Parti e në masa për demaskimin e titizmit jugosllav, të veprimtarisë së tij armiqësore kundër vëndit dhe rrethit tonë, lidhur ngushtë me të gjitha rrymat e tjera të revizionizmit Hrushovian, Kinez etj.

Me gjithë komunistët dhe masën e popullit kemi filluar të studjojmë në mënyrë të organizuar dy kapitujt e fundit të raportit të Kongresit të 7-të, artikullin “Teoria dhe praktika e revolucionit proletar”, “Biseda e shokut Enver me Çu En Lain”, “Hrushovi në gjunjë para Titos”, “Revizionizmi pa maskë”. Kemi intesifikuar punën me shtypin e përditshëm etj.

SEKRETARI I PARE I KOM. PARTIS ERRETHIT

(Hysen Papaj)

20 komente në ““Kemi arrestuar dhe dënuar 6 vjet burg, anëtarin e Partisë, Zenel Buçpapaj, nuk pranoi të bënte qitje mbi tabelën me kokën e Titos” (fotot e rralla)”

  1. Tigri says:

    Ndonje tropojan qe te jete pro shqiperise kini njohur apo degjuar?
    Edhe Bajram Curri me origjine nga Dibra.
    A ka mundesi qe ne keto ndryshimet e kufirit kosove-serbi te perfshihet edhe tropoja? Edhe ne( shqiperia) do çlirohemi nga te pabeset,por edhe tropojanet do ndihen si ne vendin e tyre me serbine

    1. ALBAN DEGA says:

      KUR TE FLASISH PER TROPOJEN LAJENI DIZINFEKTOJENI GOJEN ME ALKOL 99.99 %

      From: Alban Dega
      Date: September 12, 2017 at 5:20:46 PM EDT

      Fakte e mendime :

      MALESIA E GJAKOVES- PERLE E NATYRES DHE MENDJES

      – Tropoja qendron mbi cdo tropojan.
      Nuk ka vetem kamikaze te Sali Berishes !

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      Nje vale e re histerie ka shperthyer ditet e fundit kunder Tropojes, kunder bijeve e bijave te saj. “Maloke”, ” shpellare”, “te padhendur”, ” vampire”… jane vetem disa prej epiteteve te turpshme per shkak te nje grushti prokuhorash e kamikazeve te Sali Berishes.
      Cila eshte e verteta me gjuhen e fakteve historike dhe te jetuara !?

      Valbona perrallore e Tropoja mahnitese …

      Tropoja, eshte nje perle e vertete dhe e pashoqe e natyres shqiptare, nje Shqiperi ne miniature si asnje rreth e krahine tjeter e Shqiperise.
      Nje perle jo vetem e natyres, por edhe e mendjes, burrerise, mikepritjes trimerise e heroizmit.
      Tropoja eshte jo vetem nje flakadan i luftes per liri e pavaresi, por edhe per demokraci. Nje jatak, strehe e sigurte e vellezerve tane te nje gjaku e te nje gjuhe, te nje kombi e te nje shpirti ne Kosove e Mal te Zi.
      Malesia e Gjakoves, sic njihet ndryshe Tropoja eshte mahnitese per bukurite natyrore. Nuk eshte vetem Valbona perralllore , sic e quan kushdo qe e ka shkelur qofte edhe njehere nga brenda e jashte Shqiperise, eshte thjeshte nje vegsh, e ritheksoi nje vegsh midis Kollates, Picmares, Jezerces e Majes se Thate, ne krahasim me Bjeshket e Namuna, ne krahasim me Luginen e Lumit te Gashit e Currajt e Eper, me Shkelzenin e Majen e Hekurave, me Doberdolin e Sylbicen, me Markofcen e Koshuticen, me Kungjin e Armeve e Biren e Kusise, me Lugun e Vocit e Koritat e Gashit, me Liqenet Alpine e ” syrat e Kalter ” pafund qe i gjan ne cdo hap te lugines se Valbones e Grykave te Lumit te Gashit. me Tangallen e Strugit qe sfidon edhe pyjet e Amazonise ku edhe mesdita me Diell e Korrikut eshte nje nate e vertete prej kurorave te aheve mijeravjecare e bredhave qindrashekullore.
      Mbi 200 lloje bimesh mjekesore nga Salepi e Sanzi, Boronica Alpine e Xhinxherelli…. kamomili e Caji Alpin qe ngjall edhe te vdekurin vetem me aromen e aq me teper me permbajtjen e tij sheruese…
      O Zot sa pak e njohim Shqiperine, kete toke flori ne cdo hap qe hedhim….!?
      Me ajrin e paster oksigjen e ozon i gjalle qe ti hape mushkerite me aromen e qindra lloje lulesh qe e kthejne mbare Tropojen ne nje lulishte masive alpine.
      Me dhjetra lloje kafshesh te egra e peshqish ku dhite e pulat e egra, kaprojt, kunadhja, trofta pikaloshe, qefulli, koca… jane gati unike e te pashoqe.

      Bukuria mbi bukurite …

      Bukuria mbi bukurite e Tropojes jane djemte Sokola e cikat Shtojzovalle qe sfidojne edhe Zanat e Malit, burrat shtatlarte e grate trupselvi te Malesise se Gjakoves si Muji e Halili, si Ajkuna hyjnore.
      E mbi te gjitha keto bukuri mitike eshte mendja e ndritur e shpirti prej Dragoi i Mic Sokolit e Bajram Currit, Ali Iber Nezes e Zhuj Selmanit, e Gjelosh Ramese Pal Koles , Binak Alise e Hoxhe Dushes, Mushak Kadrise e Jaho Salihit, Ali e Veli Niman Docit, e Heroit mbarekombetar te Kosoves, Maqedonise e Lugines se Presheves Tahir Sinanit legjendar… E qindra atdhetareve te tjere e buldozereve zhvillimi si Mehmet Rama e Shpend Dega, vendlindja e klerikeve perparimtare e luftetare liri si Dervish Luzha e Elez Hoxhe Berisha, Rexhep Beli e Hoxhe Dollapeve.
      Me dhjetra shkrimtare e poete, gazetare e publiciste me emer ne mbare Boten si Hamit Aliaj e Ndoc Paplekaj, Skender e Muje Bucpapaj, Murat Gezui e Halit Katana, kompozitore e koregorafete shquarsi Kole Susaj e Skender Haklajm kengetare te pashoq si Fatime Sokoli e Gofile Paplekaj, Zef Beka e Vellezerit Mucaj,Abedin Zenuni e Fatos Ahmataj, Agron Qelia e Arben Gjeloshi, valltare qe tronditen sklenat e Evropes si Xhevahire Gashi e Isuf Halili.
      Ishin kryebilibilat e Tropojes Gezim Nika e Fatmira Brecani qe me zerin e tyre i kthyen kenget
      ” Shqiperi o Nena ime”, ” Ne Dardani bien tupanat”, ” Liridona “…. ne himne te dyta kombetare nga Bajram Curri ne Konispol, nga Nju Jorku ne Sidnej, nga Alaska e deri ne Token e Zjarrte, kudo ndodhen sot shqiptaret.
      Tropojen Clirimi i Shqiperise e gjeti vetem me tre veta qe dinin shkrim e kendim e me vetem nje infermer autodidakt nxori studjues e profesore te degjuar e respektuar, mjeke te zot e inxhinjere te talentuar jo vetem ne Shqiperi por edhe me gjere, historiane e kimiste, folkloriste fizikane e matematiciene… si Elez Gashi e Idriz Logu, Elez Isuf Qerimi e Azgan Haklaj, Zenun Mulaj e Fahri Doci, Rrustem Cokaj e Mehdi Byberi, Bashkim Lushaj e Rukie Rama, Filip Meshi e Xheladin Gosturani, pioneri i Elektronikes shqiptare Elez Dega e nipi i tij Arkitekt Inxhinier Agim Dega ne nje nga kompanite me te njohur te projktimeve ne Nju Jork e dhjetra te tjere….
      Malesia e Gjakoves e zhytur ne injorance e mjerim mbi nje truall flori mbi e nentoka u kthye ne nje trevat e para shqiptare ku shkolla e mesme u be gati e detyrueshme per mbi 90 per qind te bijave e bijeve te saj me gjimnaz ose barazvleres te tij.
      Kjo eshte Tropoja reale, Perla , hyjnija e natyres dhe mendjes se endritur, e mikpritjes dhe burrerise shqiptare ne cdo moment kyc e te veshtire te saj.

      Flakadan lirie

      Eshte e vertete se Vlora eshte trualli ku u ngrit flamuri i Pavaresise se Shqiperise se cunguar me 28 nentor 1912.
      Eshte po aq e vertete se pa pushken e lufterave e kryengritjeve per liri te udhehequra nga Bajram Curri ne Malesine se Gjakoves e Veriut te Shqiperiose ne vitet 1910- 1912 nuk do te kishte ngritje flamuri pavaresie ne Vlore.
      Kur flitet per Luften Nacional- Clirimtarte ne Shqiptare permendet Peza si djepi i pare i saj . E verteta e plote eshte se para cetes se Babe Myslimit, e para cete clirimtare ne Shqiperi ishte Ceta e Azgan Ahmetit te Klysyres se Malesise se Gjakoves.
      Ishin po bijt e bijat e Tropojes Azem Hajdari e Bardhyl Ukcama, Besnik Mustafa e Sokol Necaj, Vellezerit Ahmetaj , ata Bucpapaj e Sali Berisha nismetaret e lideret e Revolucionit Demokratik te Dhjetorit 1990.
      Fakti qe Sali Berisha jo vetem shperdoroi, por edhe shfrytezoi idealet e motorin energjik te tij per pushtet, impunitet e antishtet, njollosi e perdhosi, Katovicoi frutet e saj, por jo rolin e kontributin e Malesise se Gjakoves, Tropojes ne kete epoke te ndritur historike. Qysh nga gjoksi i Mic Sokolit mbi gryken e topit turk e kryengritjet per pavaresi, qe nga Ceta e Klysyres e Konferenca historike e Bujanit, qe u tradhetua e minua nga Rankovic- Tito e deri ne Dhjetorin e lavdishem 1990 tropojanet ishin ne balle te tyre.
      Por asesi, asnje tropojan aq me pak Sali Berisha nuk eshte e nuk mund te jene Tropoja!
      Malesia e Gjakoves eshte e qendron mbi cdo e te gjithe tropojanet… Per me teper Sali Berisha nuk ka qene asnjehere deputet i Tropojes dhe per 10 vjjet nuk guxoi as te shkelte ne vendlindjen e tij!
      Jo vetem kaq! Tropoja ishte e para ne Shqiperi qe dha kushtrimin e mesazhin e pare mbare Shqiperise dhe shqiptarise me mitinguin vullkan popullor te Janarit 1991 qe e detyroi Sali Berishen, Azem Hajdarin, Arben Imamin, Tahir Kadarene te hiqnin pardesyte e bardha e te veshin kembet e lehta te lepurit te bardhe e tia mbathin me te katra perballe cunamit mbarepopullor qe per pak i fshiu nga faqja e dheut.
      Ishte kushtrimi i Zanave dhe Shtojzovalles Tropojeqe paralajmeroi shqiptaren per katrahuren Sali Berisha qe do te zhbente Shqiperine si shtete e Malesine e Gjakoves ne vitete e trishta 1997- 1999-en tragjike qe do ta kthente Perlen e Alpeve e Bajram Currin ne Kandahar dhe mbare Shqiperine ne nje Gerdec te vertete, vetem 10 vjet mbrapa.

      Mesazhi i padegjuar dhe haraci i gjakut…

      Kushtrimi i Tropojes nuk u degjua!
      Mesazhi i Malesise se Gjakove nuk u kuptua asnjehere.
      Nuk u degjua as nuk u kuptua, por u pagua teper, teper shtrenjte me gjakun e mbi 10 000 shqiptareve te vrare, masakruar e sakatuar ne 1997-en per nje kolltuk te Sali Berishes.
      Me se keqi e pagoi Tropoja ku me nje urdher prej ekzekutori te Sali Berishes me ze e me figure perballe mijera tropojaneve e shqiptareve, urdheroi ” e dua gjalle a vdeke ne Tirane ate djale ” 15- 16 vjecar te Haklaje vetem se kishte hedhur nje thirrje kunder tij ne nje miting popullor ne Bajram Curri…
      175 tropojane, dyfishi i gjithe atyre te ekzekutuar nga 46 vjet nga ish- diktatura komuniste, shumica dermuese te moshes 17 – 30 vjec, u vrane ne dy vitet tragjitke 1998- 1999.
      E paguan me haracin e gjakut e loteve, por edhe te korrupsionit masiv, percarjeve e ndasive krahinore, me djerse e mund te dlire tropojan e shqiptar te plackitur. Mesatarja e viktimave te Tropojes per fryme popullsie eshte sa dyfishi i asaj te mbare vendit.
      Kjo ishte dhurata e Sali Berishes per vendlindjen e tij ku nuk la asnje krua te mbaruar, qe pagoi tri here, por u desh te vinte Edi Rama ne krye qe te perfundonte rruga automobilistike e Valbones qe u pagua tri, por u vodh kater here nga kusaret lokale te Sali Berishes…qe Bajram Currit = Kandahar ti kthehej pamja e qytetit te Alpeve ne saje te investimeve te qeverise Rama dhe bashkepunimit mbipartiak me kryetarin e Bashkise se Bajram Currit.
      Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos ia vinte zjarrin edhe vendlindjes se tij Malesise se Gjakoves!

      Zjarrvenesi i Tropojes dhe rrenuesi i Shqiperise

      Armiku me i madh i Shqiperise nuk mund to mos ishte e jete edhe armiku me i madh i vendlindjes se tij, Tropojes. Bile edhe me egersisht e barbarisht se Shqiperise! E urren per vdekje sepse ajo ishte e para qe e njohu dhe kushtroi kunder rrezikut te tij.
      Askush si nena nuk e njehe femijen e vet ! A keni vene re se Sali Berisha permend motren e axhen, rrallehere baben e pothuajse asnjehere vellain e tij Selim Berishen , nje intelektual mendjendritur dhe never ever, asnjehere e ne asnje rrethane, nenen e tij ! Kur urren e mohon nenen e vet si mund te nderoje e vleresoje vendlindjen e memedheun e vet !?
      Ndaj shuni, heshtni e mos e shani Tropojen dhe tropojanet. Ata ishin te paret qe u paralajmeruan cka do te sillte Sali Berisha dhe kamikazet e tij per Shqiperine e vete Tropojen si bije e saj.
      Mos i shani tropojanet! Ata u dolen borxhit. Ashtu si ne 1910-1912, a924, 1939, 1944… vetem dy jave pas kapjes se dallendyshes se pare te demokracise, PD-se nga Sali Berisha me ndihmen e revoles kobzeze per demokracine shqiptare te Gavroshit- Azem Hajdari mbi tavolinen qe do ti hante koken ne priten ku e nxori Doktor Domllaja i Tropojes , alias Sali Murtaja i Shqiperise.
      Mos e ngaterroni Sali Berishen e nje grusht kamikazesh, policesh, prokuhorash, gjykatesish, e banditesh te hurit e te litarit me Tropojen e tropojanet e vertete !

      Tropoja qendron mbi cdo tropojan

      Ka kryprokuhora kamiikaze te Sali Berishes si Avni Shehu e Fatos Dervishi, si Adriatik Palla e Besim Hajdarmataj, vetem ky i fundit nga Tropoja, ka gjykates e kryegjykates ala Xhind Xhona ( Gjin Gjona )…si ai i 2 prillit shkodran,por ka eshte kryeprokurora shembullore tropojane te drejtesise se vertete e shtetit shqiptar si Avni Doci , drite i paste shpirti dhe emri i nderuar ne Parajse, e Arben Dollapi, qe sakrifikuan jo vetem karriken por gjithcka per mbrojtjen e ligjit dhe te drejtesise nga Fatos Dervishet e Adriatik Pallat…. qe nuk iu nenshtruan dhe nuk u kthyen ne kamikaze te Sali Berishes.
      Edhe Avniu edhe Arbeni jane nga Tropoja. Ka edhe te tjere jo vetem nga Tropoja qe nuk jane shitur as blere qe kane ruajtur figuren e dinjitetin e tyre.
      Ndaj heshtni
      Mos bre vellezer e motra !
      Mos mekatoni duke share Tropojen!
      Tropoja ashtu si Kosova, Malesia e Gjakoves ashtu Cameria si cdo pellembe e shenjte e Shqiperise natyrale eshte e jona, jo vetem e tropojaneve, por edhe cdo e gjithe shqiptari, e cdo miku e mysafiri nga cdo cep i Botes!
      Byrem ! Buke e kripe e zemer !
      Miresevini ne shtepine tuaj Tropoje !
      Kjo eshte Malesia e Gjakoves, Tropoja e vertete me gjuhen e fakteve dhe se vertetes !
      Mire se u ka pru Zoti ! Na i ndritet edhe traret e shtepise !

      Sent from my iPhone

      1. Labi says:

        O Hamdi Dengla!
        Tropoja nuk mburret dot me natyren se nuk e krijuan tropojanet,ndersa per njerezit dhge huqet e tyre ,te pakten keto 28 vjet ju tropojanet keni mbetur ne memorjen e te gjithe shqiptareve si RRENUESIT DHE ARMIQTE E KOMBIT SHQIPTER!
        Kete njolle turpi ua dhane Sali Berisha dhe shume nga tropojanet e mbeshteten ate ne shkaterrimin e shtetrit shqiptar,ne grabitjen e pasurive kombetare me kriminelin Azem Hajdari ne krye etj!
        Edhe sot kuy ka vrasje,dhune,bertitje,rrahje,kercenime etj ne shumicen e rasteve do jene tropojane!
        Berja e te fortit duket qarte edhe ne kete komentin e ketij GOXILLES me emrin Akil,qe kerkon dyluftim si CUB qe eshte!
        Eshte ky cubllik i juaji qe ju jeni bere ushtare me te keqen dhe keni vrare njeri tjetrin sa asnje krahine e Shqiperise!
        Edhe sharja “QIFSHA NANEN TEME” tek ju e ka burimin,o derra me 2 kembe!
        Shqiperise i ka dhene LABERIA me shume se cdo krahine tjeter,por leberit kurre nuk kane bere CUBLLIKUN dhe trapllikun sic keni bere e beni ju!

    2. u dhime duke qesh says:

      Lavdi spiuneve te jugosllaveve ? ? ?

    3. Akil Gashi says:

      O “tigri”i dibres qe tan Shqipria u therret dibrane te pa’bese dhe te pa dine dhe imane.Del me emer dhe mbiemer se po ste qiva robt dhe ma te fortin gjithnje nese keni ne goje mos me thenshin malsor.Edhe nje legen qe e keni dmth ushtar i yni,nuk i ndihet zani se…Ju u njohim per drogaxhi heroine te pa’bese qe zvarriteni si gjarpri dhe ordinere injorante.Bajram Curri nje nder Tropojant e permendun asht prej Kocanajve te Tropojs e ty ta qifshin motren e tan dibren.Ne Shqipri,Evrope dhe gjithandej ju jeni shume mbrapa nesh dhe nuk keni shancin qe te ngrini kryet para nesh se u qijme moniken dhe ma te bukurat e dibres.Meqe jeni dikushi sipas jush,na kallxo sesa deshmore keni gjithsej te c’do kohe,as 5 gjithsejt jo,ndersa Tropoja vetem ne luften e fundit te Kosovs,Preshevs dhe Irmj-se,i ka mbi 15 deshmore,pa llogaritur ne luftrat tjera qe i kalojne te 100,Gjenerale dhe Stratege lufte qe kane drejtuar historikisht betejat per clirim,si Komandante dhe jo s8 ushrari elez isufi qe vetem ate keni por qe ishte nen urdhrat e Bajram Begit.Nqs do ushte dibran Bajram Curri,dibres apo vendit te kurvave meshkuj e femra,do ia kishin ngjitur emrin Bajram Curr dhe jo qytet kurvash legene.Salihi nuk perfaqson Tropojen,edhe pse eshte negativ,gjithsesi ju dibranve u ka patur ushtare dhe ua ka rrase karin kujtoj ktu spihunin serb gazidede.Kur kollitet nje Tropojan,pshurret ne brek tan dibra m3 dibrane.qu kena qi robt ne Shqipri dhe gjithandej neper bote.

      1. Dibra modhe says:

        Pershendetje Akil
        Une jam me origjine nga Dibra e madhe dhe si dibran po te shkruaj disa gjëra per Dibren.
        Ashtu si Tropoja edhe Dibra u ndave ne dy pjese, Peshkopia dhe Dibra e madhe, nje plage shume e madhe per te gjitha krahinat e Shqiperise.
        Dibra e madhe dallohet nga Peshkopia pasi ka me kulture dhe ka qene me e pasur ka qene kryeqender. Dibra ka qene prefekture dhe ka pasur nen pushtetin e saj Ohriurbanis tie Kercoven etj. Dibra eshte qytet me te pakten 500 vjet kanalizime dhe urbanistike … Dibra sipas dokumenteve te ministrise se luftes ne perandorine osmane eshte krahina me luftarake, me trime ne te gjithe krahinat ku ka shqiptare bashke me leberit. .. per Dibren thuhet qe eshte mendja e Shqiperise. ..disa nga figurat e shquara te Dibres jane : GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEU nga fshati Sine I Peshkopise (sipas akdemise se shkencave te Shqiperise). ..Vehbi Dibra Agolli, firmetari I pavaresise ne 1912, krahu I djathte I Ismail Qemalit dhe kryetari I pare I Komunistetit musliman Shqiptar. .. Seid Najdeni, mesues dhe patriot shqiptar nga Dibra e madhe. .. Iljaz pashe Dibra eshte kryetari I LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZRENIT QE KOMUNIZMI E MOHOI PER 47 vjet. . Elez Isufi, arusha e malit ose gjenerali me shajak ku marin mema ka bere nje dokumentar per te. Nje patriot trim dhe qe ka luftuar me lumjanet ne Kolesjan kunder serbeve ku u vrane 12 mije serbe. .. ka shume aktore si Sulejman Pitarka e kompozitore si Agim Krajka etj. .e shume inxhiniere e biznesmen te shquar. ..por besoj se emrat e di mesiperm mjaftojne per te thene sa e rendesishme eshte krahina e Dibres. ..Ne krahasim me Tropojen ne jemi shume me larte, panvaresisht se Tropoja eshte shtojce , ose periferi e krahines se Gjakoves. ..pra here tjeter te jesh me I kujdesshem kur flet dhe me I lexuar.
        Mendoj se nuk ka nevoje te ofendosh me liber shpie sepse ne fund te fundit jemi shqiptare.
        Nuk duhet te perçahemi e te biem ne lojen e serbit e grekut qe duan te na percajne me ndasi fetare, krahinore e politike. Tropoja eshte krahine shume e bukur dhe ka nje folklor shume te mrekullueshem, ka vallen e saj te magjishme te cilen çdo shqiptar e pelqen ashtu si tropojanet kendojne kengen e Hajredin pashes, nje kenge qe flet per luften e bere midis Dibraneve dhe perandorise osmane ku mbeten te vrare 12 mije osman. .pra dibra e madhe dhe ajo e vogel I ka dhene provat per trimerine e saj.
        Dua te permend ketu qe çdo shqiptar eshte ndjere krenar kur ne emisionin opinion te blendi fevziut eshte dhene nje video ku banoret e zonave kufitare ne tropoje jane ndeeshur me trupat serbe qe kane tentuar te futen ne territorin shqiptar. ..sepse jemi shqiptare. .eshte ne youtube video. .video qe ben krenar te gjithe shqiptaret dhe jo vetem tropojanet.
        Pra me I kujdesshem here tjeter. ..dhe pa ndasi e perçarje
        Flm per mirekuptimin

        1. i cudituri says:

          Or ti Njeri. Ky Akili nuk eshte as tropojan as njeri, eshte thjesht RROT CARI!
          (p.s Dibrani me i madh deri me sot, natyrisht pervec Gjergjit te Madh, eshte Presidenti i Shqiperise Haxhi Lleshi)

        2. Mekaniku says:

          Komplimente per shkrimin por keni 2 gabime.Skenderbeu eshte nga Kastrati i Hasit dhe jo nga Dibra siç donte ta bente Enveri.(shif arkiven Angleze e shpjegon qarte)! E dyta Ndreajt e Dibres janë Tropojan nga Geg-hyseni,.Kaloshi janë nga Bytyçi fshati Vlad-Tropoje.

  2. Moni says:

    Atë – prind mashkullor, baba.
    Rrjedhimisht thuhet « i ati » dhe jo « i jati » se late nam.

  3. Ivan i madh says:

    Me se fundi me dashe apo dashje ja nxore fytyren e felliqur te ketij mikut tend dhe pjelle e serbeve Kaloqes. Ku lavderon Titon dhe na tregon se si nje fshatar nga fshatrat e thella veriore na i di kaq paster e sakte politiken e Titon e te titisteve. Bravo Mero e gazeta Tema se po e konkuron denjesisht 55en e Fari Balliut me kete kelysh serb Dell Kaloqen. Nuk lekundet mali se cicerijne minjte dhe surat si puna e ketij mikut tend Mero.

  4. zzzcccp says:

    Budalla i madh ,tane Shqiperia benin qitje mbi tabelen me koken e Titos ose te Ten Hsiao PInit megjithse nuk te linte shije aspak te mire ky budallai duke ditur se cfare mut regjimi kishte na tregonte koken e madhe te Titos.

  5. Edhe sot ky eshte i persekutuar dhe mer nga taksat tona ne vend qe tja japi beogradi ose berishovici.

  6. Shpetimi Debatik says:

    Hidrocentrali i Fierzes perfundoi se ndertuari ne vitin 1982 , ku kane punuar gjithsej 12 mije punonjes nga te gjithe rrethet e vendit dhe jo te.pakt ishin dhe tropojanet qe punuan ne kete veper.
    U be e zakonshme perdorimi i fjales tropojane KARADUZE dhe i thirrnin ato me kete fjale, ku u thuren edhe poezi. Me kijtohet njera dhe po e citoj :
    Karaduzi nga Bajram Curri
    Nuk ia leshon rrugen Centaurit.
    Karaduzi ne fabrik betonit
    Ne turrnin e trete me kemish najlonit.
    Jo pak flasin keto vargje …..prr te mos cituar te madhin NOLI .

  7. Santa Quaranta says:

    Tropoja ka qene lufte midis Sigurimit te Shtetit dhe UDB!! Prandaj duhet te hapen dosjet dhe jo me kerkese individuale…..

  8. taqo says:

    Lajme bashkekohore me folklorizem banal …….

  9. mirel says:

    Tani erdhi koha e vetedeklarimit te titisteve te vertete.
    Enver Hoxha ju vuri pushken, felliqesirat kaloshet, gjeloshet, bucpapet, e gjithe rruspiet e” perndjekur”, kane qene te gjithe rruspie te serbeve.
    Me shume i rritet nderi i Enver Hoxhes,
    Sa per Mero Kalocin dhe per Dashnor Bazen, e kane provuar me kohe qe jane bastarde serbo-greke te Berishes.

  10. MH says:

    Alban Dega!
    Oksigjeni asht i paster ne gjithe krahinat malore ne gjithe shqiperine.Por Ozoni asht vdekje prures.Shkakton gjak nga mushkerit.Asht nji moleku me 3 atome oksigjen O3.

  11. Ka nje ndjesi negative per ti dhen imazh te keq Tropojes,me personazhin kryesor Alban Degen,simbolin e llafazanit (me shkrime te pafundme,dhe mjer ajo Gru qe e ka ne shpi,dhe duhet ta nigjoj pafundesisht) me Sali Berishen qe shquhet per gafat e pafundme,me Izet Haxhin qe nuk rrin dot pa folur,dhe duke dhen intervista…..thelbesorja esht nje dhe e pamohueshme :Asnje rreth ne teritorin e Shqiperis nuk do te kishte aq shum intelektual per te drejtur nje Shtet sa Tropoja.

    1. u dhime duke qesh says:

      ? ? ? ? ? ?

  12. Lani says:

    Te lumte o Dibra e modhe…Mire i fole Akilit.Akili qenka komplet i pacivilizuar.Po jemi shqiptare o te plaste koka..pse e shan Dibren dhe njerezit kot??Une e di qe Sali Berisha dhe Sali Lusha jane zgjebaruka po nuk shaj Tropojen dhe banoret e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje