Gjin Gjoni sfidon Etilda Gjonajn: Jami gati për veting, ajo të mos mungojë në mbledhje

20 Tetor 2018, 16:45Kronika TEMA

Ndërsa ministrja e Drejtësisë i kërkon KLD-së të zhbëjë vendimin, ose ndryshe paralajmëron padi në gjykatë, gjyqtari Gjin Gjoni në një reagim për Ora News hedh poshtë pretendimet.

Ai thotë se mbledhja e është zhvilluar në korrnizë të ligjit, ndërsa shton se ministrja nuk është e informuar pasi ka munguar në mbledhje.

“Mbledhja është zhvilluar brenda kornizës ligjore. 

Ministrja të mos mungojë në mbledhje dhe në këtë mënyrë do të ketë informacion të plotë. 

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është në varësi të presidentit, jo nga ministrja. 

Përshëndes paketën antishpifje. Por është ministrja që në këtë rast duhet të shkojë për shpifje. 

Procedura të kësaj natyre nuk janë të parat. Dua të shtoj se vettingu nuk ndërpritet. 

Në çdo rast që do të më kërkojnë jam gati të paraqitem”, tha ai.

Gjytari Gjoni, hedh poshtë edhe pretendimin se ai ka votuar për veten e tij madje dhe për çështjet e tjera.

Gjyqtari, njëkohësisht anëtar i KLD-së, ka marrë një leje prindërore dy vjeçare prej KLD pas lindjes së vajzës me justifikimin se i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë ku ka dhe familjen.

Vendimi është konsideruar i qëllimshëm prej ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni, e cila u shpreh se po tentohet që ai ti shmanget vettingut.

Por për Ora News gjyqtari shprehet se është gati të paraqitet në çdo kohë nëse kërkohet për vetingun.

7 komente në “Gjin Gjoni sfidon Etilda Gjonajn: Jami gati për veting, ajo të mos mungojë në mbledhje”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Kujdes kur te paraqitesh mos shko me ore floriri ne vetting.. Ti je shembelltyra e korrupsjonit..

    1. armand says:

      S’po arrij te kuptoje, Gj.gj ka marre 2 vite leje se eshte bere me vajze ?
      Dhiz iz a mirakell……..
      Leja e lindjes u takon me ligj atyre qe lindin dhe s’ka arsye perse te perjashtohet Gj.gj.

  2. Edhe liza ne boten e cudirave do ta kishte zili kete vend hale rrumpall qe krijoi sali kriminel komunisti dhe ndjeksit e tij ilirhajduti me edfrikacakun qe i rrofshin 1 milion votat….

  3. Konti i Monte Krrabes says:

    Cudirat e KLD-se shaiptare, ne se bebja dhe gruaja kane nenshtesi Gjermone, shko edhe ti ateje dhe kerko te punosh ne KLD-n Gjermone se je asi i KLD-se, o shkerdhata qe keni zene renje ne Shqiperi dhe ska kush t’ju fshije nga faqja dheut

  4. Kot fare says:

    Kjo Etilda Gjonaj duhet te shkarkohet urgjentisht
    Rama mos te vendose ne poste te tilla te rendesishme kuklla qe dine vetem te bejne fresk. Nje ministre me te cilen tall b……….maloku i peshtire Gjin Gjoni.

  5. shoku i klases says:

    Hajduti me cizme,Ilir Meta ,shpeton hajdutin Gjoni ,qe ka ” shtepine ne kthesa e Kamzes”.

  6. klementi says:

    Sigurisht zoti gjin, dhe urdher ti dhe te mos e zbatoje ministrja, ben vaki? Qelbesira ti dhe ai qe te drejton ty, nje soj jeni. Por me sa duket laku po shterngohet dhe po vjen koha te jeni llogari per maskaralleqet qe keni bere mbi kete popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje