Në media ka dalë sot vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda që çoi pas hekurave ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko, i cili më parë ka qenë deputet i PS.
Implikimi i Çukos është zbuluar krejt rastësisht teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupi kriminal.
Sipas hetuesve gjithçka ka nisur në burgun e Burrelit ku i arrestuari si vrasës me pagesë, Olsi Karagjozi, ka takuar fillimisht Denis Llaftiun. Karagjozi i ka bërë kërkesë Llaftiut të ndërhyjë me lidhjet e tij tek Drejtori i Përgjithshëm që ky i fundit ta transferojë.
Fill pas kësaj porosie Denis Llaftiu takon shoferin e Çukos, shtetasin me emrin Qerim Musha.
Kjo marrëveshje mes Llaftiut dhe shoferit të Çukos do të kryhej kundrejt përfitimit 3 mijë euro dhe një automjeti.
Olsi Karagjozi pas marrëveshjes ka bërë një kërkesë me shkrim dhe këtë kërkesë ja ka dorëzuar shtetasit Artur Balla.
Balla ia ka dhënë Denis Llaftiut dhe më pas Llaftiu ia ka dorëzuar shoferit që kishte rolin e negociatorit ose “urës lidhëse” me Çukon.
Nga hetimet ka rezultuar se paratë dhe automjeti i janë dhënë Ballës, ai ia ka kaluar Llaftiut dhe Llaftiu ja ka kaluar shoferit të Çukos.
Kur ishte rënë dakord që Karagjozi të transferohej kjo s’ka ndodhur menjëherë dhe në këtë moment të interesuarit janë shqetësuar duke filluar dhe komunikimet telefonike.
Një nga telefonata i është bërë direkt drejtorit Arben Çuko nga drejtori i Burgut të Burrelit.
Biesa telefonike e përgjuar:
-Alo drejtor përshëndetje, Fatjoni jam.
– Kush Fatjon o burrë?
– Fatjoni jam, drejtori Burrelit.
– Hë Fatjon, më thuaj.
– Nuk kemi ndonjë problem, situata e përgjithshme është e qetë, a mundet të vi nesër të bisedoj për nja dy çështje të vogla?
– Nuk e di a mi thua dot në telefon…?
– T’i them edhe në telefon por doja të vija të takoja e të uroja. Mirë drejtor doja të flisja edhe për këtë, për një transferim të një të paraburgosuri që të kishim bisedu.
– Ca është?
– Është ky Karagjozi…
– Me këtë lojë. Ata që më kanë ndërhyrë mua më duket se më kanë bërë pisllëqe.
– Mirë, prit ta vërtetoj unë…
E teksa ky transferim nuk po kryhej, Denis Llaftiu ka kërkuar ndihmë tek Astrit Avdyli dhe më pas më 9 korrik 2018 është kryer transferimi i Karagjozit me urdhërin nr 7049 të firmosur nga Çuko transferim nga Burreli në Fier.
Ky transferim sipas hetuesve ka kënaqur më në fund të gjitha palët e përfshira në aktin korruptiv. Ndërsa të martën ish-numri një i burgjeve pritet të dalë para gjyqtarit Bib Ndreca për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë në mungesë.(Shqiptarja.com)
Ku qenka korrupsioni këtu?? Ai thotë që ma thuaj në telefon, jo në takim.
Në fillim Arbeni
duket, ka bërë naze…
… po na ngritë gjakun
kujtova Fatjon Baze ?
Ok, e ca u provua nga keto gjera?
U transferua? Po pastaj?
Po ku del ketu qe parate i ka marre Cuko??? Hajde arrestime hajde. Mbani mend po nuk e liroi gjykata qe ne seancen e pare.
Njeri i peshtire, edhe ne shkolle ka qene ngeles.
Se kush e katapultoi! Si duket sa u implikua ne ngjarje kriminale tek garda e Republikes. Shikojeni mire kete
zagar lushnjar se ka qene drejtues qe ne ‘97, ka marre leke sa i ka dasht qejfi, po tani ngeci ne rrjete.
Kjo qenka prova e korrupsionit!!! Per kete e kane arrestuar Cukon!! Po lejne nam, pse i shkaterrohet jeta e reputacioni tjetrit kot pse ka qene deputet socialist???
@plepisti prokuror, po ca mos e do gjithe aktakuzen ne gazete,,, po aq vetem majen tregon gazeta, shpresoj dhe besoj te jete mullar ajo qe do haje ky fisi i
shoqes Lenka.
Edhe habitem Pd-istat si nuk flasin nje llaf, ky cuko I ka derrmu ne dru sa here shkojne ne protesta se mbahet dhe si kara ra teist i madh.
uroj qe te mos jete kjo aresyeja e arestimit. Se perndryshe eshte skandal. Cfare lexova drejtori i pergjithshem nuk eshte i implikuar dhe as i paguar.
Hiqe drejtorin nga gazeta . Eshte djale i mire . Nuk e beni dot pis .
prova me duket pak e dobet….duhet te kete te tjera qe nuk i nxjerrin.
Me I bindur se kurre qe legenat Jane te tjere…kush e njef Benin e Di SA I fajshem eshte ai….luftetaret e tastierave le te ekzaltohen Pas ekranit….