Dita historike për Interin dhe për Steven Zhang.
Djali i Jindong Zhang, pronar i Nerazzurrit, u emërua president i ri Interit në vend të Erick Thohir – i cili u konfirmua në mbledhjen e sotme të aksionerëve.
26-vjeçari Steven Zhang, bëhet presidenti më i ri në historinë e klubit të Interit,
“Qëllimi im është që të bëhet klubi më i suksesshëm, modern dhe inovativ në botë”, ishin fjalët e para të presidentit të Interit.
Steven Zhang ka lindur më 21 dhjetor 1991 në Nanjing. Ai u diplomua për ekonomi, dhe përpara se të bashkohej në kompaninë familjare Suning, ai ka punuar si analist.
Në Asamblenë e Aksionarëve ai theksoi se synimi i tij është që Interi të jetë klubi më i sukseshëm në Botë.
“Interi është sinonim me lavdinë, fitoret dhe historinë, dhe për miliona njerëz në mbarë botën, Interi është një pasion dhe një besim”, tha presidenti i ri i zikaltërve.
“Falë punës së ekipit tonë, Interi është kthyer për të luajtur në Ligën e Kampionëve pas një mungese gjashtë vjeçare. Qëllimi ynë është për të rindërtuar Interin në një themel të fortë, me një vizion afatgjatë, dhe ta bëjmë Interin klubin më modern dhe më të suksesshme në botë”, tha Zhang. (TemA)
Jo mer cun se nuk te le as Ed Rama, as Luciano Moxhi & Co. te besh kesi gjonash ti, klubet jane vendosur, Juve e Partizoni, e ka thon dhe Olsi ne kafe….