Rrëfimi i Kiço Mustaqit: Si e shpëtova Nexhmije Hoxhën dhe familjen në 1991 nga gangot që u sulën drejt Bllokut

26 Tetor 2018, 14:24Politika TEMA

Kiço Mustaqi, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm në kohën e komunizmit, mbështet periudhën e komunizmit dhe respektin për udhëheqësin komunist Enver Hoxha.

Nga Aristir Lumezi, Panorama

Në 110 vjetorin e lindjës së Hoxhës, Kiço Mustaqi vizitoi Nexhmije Hoxhën në shtëpinë e saj, nga ku sjell dhe detaje nga biseda me të.

Nexhmija e ka falenderuar për mbrojtjen e familjes së saj me forcat speciale ushtarake, në 1991 kur turma e protestuesve iu sul Bllokut të udhëheqjes.

Ish-ministri i Mbrojtjes shprehet se do të ishte turp i madh për të nëse nuk do të kishte qenë i zoti të mbronte familjen e udheheqësit komunist.

Ju keni qenë për vizitë tek e veja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha, me rastin e 110-vjetorit të lindjes së udhëheqësit komunist…

Unë mora pjesë në këtë aktivitet të organizuar nga organizata komuniste, nuk interesohem për emrat, sepse janë 2-3 organizata komuniste dhe më vjen keq që ato nuk janë bashkuar në një. Unë kam pikëpamjet e mia në këtë aspekt. Unë vajta për vizitë te Nexhmije Hoxha sepse ishte një përvjetor jubilar i Enver Hoxhës. Unë jam emëruar në detyrat më të rëndësishme të Ushtrisë, nga shef i Shtabit të Përgjithshëm, komandant Korpusi, drejtor operativ e kudo me firmën direkte të Enver Hoxhës. Unë nuk jam nga ata bukëshkalët, që e mbushin dhe e derdhin enën me qumësht. Unë i përkas atij sistemi dhe i qëndroj besnik sepse kam punuar dhe dua që vlerat e mia i kam treguar në punën e tij dhe nëpërgjegjësitë që më janë ngarkuar. Unë kam qenë afër udhëheqjes së kohës, Byrosë Politike, etj., etj.. Kush mendon se unë e kam bërë punën keq, unë do ta pranoj dhe do ta argumentoj. Unë di që kam vepruar në punën time me dinjitet dhe pa shkelur ligjet e shtetit shqiptar. Prandaj unë kam punuar dhe shërbyer në atë kohë dhe nuk heq dorë prej saj. Unë respektoj atë kohë, por vlerësoj dhe gjërat e mira që bëhen sot. Nga ana tjetër, unë Babalen nuk e duroj dot të më bëhet si pjesëtar i familjes.

Çfarë ju bezdis dhe ju shqetëson nga zhvillimet e sotme?

Në fund të viteve ’80 ne ia lamë në dorë rinisë dhe është rinia që duhet ta çojë më tutje këtë vend. Dhe ne kishim besim, që ia lamë rinisë në dorë të ardhmen e vendit, sepse po të mos kishim besim, ne duhet të kishim bërë luftë dhe i pari që duhet të hidhesha në luftë isha unë, por nuk bëmë. Domethënë u dorëzuam.

U dorëzuat apo bëtë një tërheqje taktike?

Njëlloj është, po u tërhoqe, dorëzim është edhe ajo. Madje edhe më keq, sepse po u tërhoqe tregon se të ka hyrë paniku. Dhe ne e lamë rininë që të ecë përpara. Mua më vjen keq se kaluam nga ai sistem ku shteti funksiononte mbi bazën e ligjeve dhe rregullave nënjë sistem të pretenduar demokratik, por që në fakt është një sistem anarkik. Ata që dolën me flamurin e demokracisë ishin po ata që e shkatërruan vendin, e dogjën, e vodhën, shkatërruan mundin dhe djersën e 45 viteve, e kthyen vendin në vitin zero dhe nuk ditën të ndërtojnë një vepër të madhe të kohës së komunizmit. Ne sot ndriçohemi ende me hidrocentralet e Enver Hoxhës. Edhe ato do t’i kishin hedhur në erë siç bënë me uzinat dhe fabrikat, por nuk kishin aq shumë eksploziv se do ta kishin bërë. Jo vetëm vendi kaloi në një fatkeqësi të madhe, por këtu nuk ka dalë as përgjegjësia, kush ishte përgjegjës për këto shkatërrime. Dhe analistët nuk thonë të vërtetën, por flasin me zërin e partive politike. Në këtë kuptim, nuk janë pa vend opinionet e njerëzve që thonë: Sikur të ngjallej edhe njëherë shoku Enver! Çështja është, që mirë ne që kemi atë nostalgji sepse kemi punuar me të dhe në atë kohë, po më të rinjtë përse e thonë këtë?! Këtë përgjigje duhet të më japin politikanët e demokracisë së sotme shqiptare.

Çfarë biseduat me Nexhmije Hoxhën? Çfarë ju tha ajo?

Unë e urova Nexhmijen që të jetë shëndoshë dhe mirë dhe sa të jemi gjallë do ta kujtojmë edhe Enverin, edhe Nexhmijen, sepse ata më kanë uruar mua për ditëlindjen, si shoku Enver ashtu dhe Nexhmija, veçanërisht Nexhmija më ka ardhur në shtëpi për ditëlindjen, për 40-vjetorin. Nga ai mendim që kishim të gjithë se ajo do të ishte e pamundur, e sëmurë, pashë që ajo ishte me shëndet të mirë dhe me një memorie shumë të mirë.

Çfarë kujtuat?

Ajo më tregoi një episod të 1991 që kishte të bënte me mbrojtjen e saj kur u sulmua blloku nga protestuesit. Më tha se oficerët që kisha dërguar ishin sjellë shumë mirë me të. Unë i vura në dispozicion disa forca speciale që kishim ne në Ushtri, në mbrojtje të familjes së Enver Hoxhës. Ajo e mbante mend atë moment kur unë e kisha marrë në telefon dhe i kisha thënë, a je mirë, a ndiehesh e sigurtë se nëse është nevoja, të sjell të gjithëUshtrinë. Nëse unë nuk do të mbroja familjen e Enver Hoxhës, çfarë detyre do të përmbushja?! Kushdo që të ishte, të njëjtën gjë do të bënte, siç bën edhe sot me personalitetet e shtetit shqiptar. Betimi i ushtarakut para ligjit nuk ka ndryshuar nëçdo kohë. Për mua, do të ishte turpi më i madh që të pësonte gjë familja e Enver Hoxhës.

Ku e vendosët familjen e Enver Hoxhës në atë kohë?

Mesa kujtoj unë, është vendosur në Dajt sepse atje zona ishte më e sigurt dhe larg gangove. Kur Nexhmija e përmendi këtë episod dhe në sy të të tjerëve qëishin prezent, m’u bë qejfi. Por ishte shumë e kthjellët në kujtime dhe në gjykimet e ditëve të sotme.

Ju ishit dhe për homazhe në varreza?

Po domosdo, isha unë dhe plot shokë të tjerë. Në shtëpinë e Nexhmijes nuk ndalonin njerëzit, që i shkonin për vizitë. Në varreza ishte dhe i biri, Iliri dhe djali i tij. Me Ilirin unë kam punuar nëMinistrinë e Mbrojtjes, ai ka qenë drejtor i Prodhimeve Ushtarake dhe na ka lidhur shumë puna, por nuk jam servilosur. Takohesha dhe raportoja në ato tre vite që isha shef i Shtabit të Përgjithshëm me shokun Enver, por nuk servilosesha, kurse Saliu e bënte mirë servilin në Bllok. M’u bë qejfi që u takova me Nexhmijen, jo se kam ndonjë interes, por sepse ajo edhe ka luftuar edhe kishte lidhur jetën me Enver Hoxhën, por edhe se ka qenë anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së, e Frontit etj.. Atëherë përse nuk duhet respektuar?! Cilat janë gabimet e Nexhmijes?! Mos bëri gabim që doli partizane?!

E kanë akuzuar dhe për disa gabime nga brenda familjes, siç është rasti i Liljana Hoxhës…

Ajo është fatkeqësi që ndodh në familjet tona, e kjo fatkeqësi i ndodhi edhe asaj. Unë i kam lexuar të gjitha shkrimet e saj, e cila ishte kundër Nexhmijes dhe pro Enverit, por kam lexuar dhe reagimin e Nexhmijes dhe porosinë që i ka dhënë Ilirit. Mua më duket se qëndrimi i Nexhmijes është i drejtë. Tani ti vajte nuse në shtëpi, nuk të pëlqeu vjehrra, por ti mund të ndaheshe që atëherë. Por këto janë fatkeqësi të familjeve tona dhe s’duhet të futem fare në këto debate.

32 komente në “Rrëfimi i Kiço Mustaqit: Si e shpëtova Nexhmije Hoxhën dhe familjen në 1991 nga gangot që u sulën drejt Bllokut”

  1. zaim zajmi says:

    U VAFTË SHPIRTI NË HALE!

    1. Tomorri says:

      Degjojeni kete Kico Mustaqin,qe gjoja ngre lart Enver Hoxhen se i paska sherbyer me besnikeri!
      Jo more Kico mashtruesi!
      Ti nuk i ke sherbyer me besnikeri Enver Hoxhes se ti ke qene kundra tij ne fshehtesi!
      Ti,more tradhetar me ke thene mua ne nje klub para ca vitesh se Beqir Balluku ishte burre shteti dhe nuk ka qene armik!
      Te kundershtova atehere me fakte duke te treguar “OPERACIONIN E KALIMIT NE LUFTEN E SHKALLES SE DYTE PARTIZANE” te Beqir Ballukut qe jo vetem hidhte poshte tekstin e “ARTIT USHTARAK TE LUFTES POPULLORE ” ,por pregatiste ushtrine,qe me sulmin e pare te agresoreve te lihej mbrojtja e fortifikuar,flota detare luftarake,aviacioni luftarak.tanket,raketat,arrtileria etj te groposeshin dhe ushtria te kalonte ne male si partizanet dikur dhe prej andej te clirohej vendi me vetem pushke e automatike!
      A ka tradheti me te madhe se kjo e Beqir Ballukut qe ky sharlatani na e quan per burre shteti?
      A ka me tradhetar se ky Mustaqi,qe tani na del se ka mbrojtur bashkeshorten e udheheqesit komunist?

  2. Golemasi says:

    Ketej thote ia lame stafeten rinise, pastaj thote gangot…eh, o Mustaq e mbaj mend si te dridhej musteqja ato dite dhe more ca dite raport se ishe me diare, gojet e keqia thonin se kishe vajtur te hidhje veprat e Enverit qe kishe ne shtepi, ne fakt ma ka konfirmuar nje mik i yti qe gjate nje vizite nuk pa ne shtepine tende asnje veper te komandantit. Je ca dobiç xhanem, por nejse.

  3. Shkodrani says:

    O pusht i kuq o tumor i kuq virusi ma i keq i njerzimit nuk ke faj ti se je gjalle sot sepse aty pushtetin e kan njerzit e ty gjithmon e keni pas nga 1945 e deri tash 2018 prandaj je gjalle ti o plehre edhe ajo bushtra plake kancer i shqipes u mallkofte fara juaj ne shekuj efhe sa me shpejt te vij demokracia reale aty ne shqipe do jete fat per ate popull te vrare e te mbytur shpresoj sa me shpejt por e di se do kaloj kohe se kelyshat e tyre nuk e leshojn pushtetin kollaj vec me revulucion me ndihmen e vendeve demokratike te shpresojm se aty populli asht dele edhe i vaksinuar nga pushtat e kuq poshte komunistat tumori i kuq rrofte demokracia reale ne eu e usa

    1. DINGO says:

      Po ik ore Malok bythe ik vidh ndonje shtepi apo vraj ndonje per gjak se nuk merr vesh nga Politika ti.Juve ju trodhi sali serbi dhe i lepini koqet akoma.Ata qe shajne Enver Hoxhen ju pelqen qe motrat,grate,dhe nenat te ju dalin kurva neper semafore dhe te ja u qijne serbi,greku e italiani.ty ti qinka zezaku me duket.ik ore dhembekallamboq se ju mesoi Enveri si te lanit kembet se vinit era Derr.

      1. Dugajte e Reja says:

        Ti Dingo qe me siguri deri ne moshen 20 vjeçare i ke prishur kepucet ne Champs Elysées te Skraparit apo te Devollit, do te jesh nga ata qe keni jetuar me dhi e me dele ne shtepi deri ne ’44, dhe sot beni mire qe e kujtoni Enverne se nga kafshe pylli qe ishit ju solli ne Tirane dhe ju beri kafshe qyteti. E patet fat, mbajeni.
        Kurse ne Shkoder ne vitin 1944 kishte 28 pianoforte, behet fjale per nje instrument muzikor qe prodhon tinguj, pak te ndryshem nga blegerimat e palljet e gomereve te fshatit tend.

  4. A says:

    Ty zauuum te parit ptyyyyyyy kopil berishe

  5. Tirona says:

    O idiot e shpetoi neritan ceka qe ktheu demostrausit mbrapsht qe ishin nisur per ti kapur te gjall ramizin dhe nexhmijen kam qene prezent ate dite kur u hodh busti o mustaqe mut

    1. katarakti says:

      Qenke komplet i rrjedhur. Sikur ke qene vetem ti ate dite ne bulevard. Njerezit i ktheu mprapsht Neritan Ceka se dikush nga komandantet e Gardes kishte nxjerre ate dite tanket ne bulevard. Dhe po te vazhdonin demonstruesit rrugen e tyre, ne vend te Ramizit dhe Nexhit, siç thua ti o kokeloqe, do te kishin kapur me dhembe asfaltin e bulevardit. Se do behej kasaphane. Dhe ishte Ramizi o i marre qe i nxiti turmat e eksituara dhe te mashtruara te hynin ne Bllokun e famshem. Por aq di dhe aq shkruan. Se aq tru ke.

    2. E says:

      E shpetoi Kico Mustaqi qe ne vend qe te shpetonte Shqiperine me vetem nje mitroloz, detyre per te cilen paguhej , shpetoi Nexhmijen. Kujtojme se Bonaparti per monarkine gjuajti me topa direkt ne mish duke qene vetem toger

    3. Historiani says:

      Ju te ruani topet. Neritani ju shpetoi ju krimbat e dale nga haleja se do ishit bere pleh tani. More vesh o kokpalare Tirona. Salehu donte ca nga ju trungjet te shkonit ne gop te semes dhe te thoshte se i vrau komunizmi. Ne 1990 foshnja lindi e vdekur.

    4. Xxxx says:

      PO, KE SHUM TE DREJTE,,,,PASTAJ DO PERFUNDONIT SI RUMUNET QE U VRANE ME MIJERA,,, DO LEPINIT ASFALTIN,,,,DHE SALIU DO FERKONTE DUART NGA ANA TJETER,,,,

  6. Sting says:

    Thoni c’te doni.
    Ky njeri qe per mua eshte fare i panjohur (se ne ate kohe nuk me interesonte fare politika) me ben nje pershtypje te jashtezakonshme me karakterin burreror prej shqiptari te vertete.
    Ta thote hapet se kishte bindjen e tij politike te ciles i mbetet besnik edhe sot edhe ne valen e antikomunizmit.
    Le ta tjhemi hapur edhe ne qe e kemi urryer komunizmin e qe kemi humbur materialisht, politikisht e me burgime e internime (tre te pushkatuar ne fisin tim), ky eshte nje burre me karakter.
    Shikoni kontrastin me invertebroret (pa shtylle kurrizoret) s si Sali Berisha, Fatos Nano, Gramoz Pashko, Neritan Ceka, Ismail, Kadare etj etj.,. etj qe brenda nates u kthyen nga te kuq ne blu pa pike turpi
    Sa pak burra e njerez te ndershem kane mbetur ne vendin tone. Dhe pyesim pastaj pse mbetem tridhjet vjet ne tranzicion.

    Me kete llum burecash kameleone qe doli ne krye te vendit tone ky ishte rezultati i vetem logjik.

  7. Bythqimat e PD-s says:

    Tirona bolja po mos i kishte ndalur Neritani, do ju kishn kositur si kosa barin mer bole. Mendon se ishin ne bllok Ramizi dhe te tjeret mor idiot?

  8. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: October 22, 2018 at 2:46:55 AM EDT

    Do NGA ME STALIN SE STALINI …
    TEK ME ENVER SE ENVERI … … !

    – Nga Alban Dega, New Jork

    Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist ! Vaclav Havel
    A e dini cilat jane ndryshimet me te medha midis Qoftelargut Enver Hoxha dhe Sali Berishes e Bandes se Gangstereve te tij politike e biologjike !?
    Enver Hoxha dhe politbyroja e lopeve te tij ishte diktator komunist i eger.
    Por ishte me i sinqerte
    Neni Nr. 1 i Kushtetues se Shqiperise deklaronte se RP ose RPSSH-se eshte shtet i diktatures se proletariatit.
    Shkurt ishte diktature barbare, cnjerezore komuniste !
    Po Sali Berisha !?
    E filloi dhe leshoi demokracine ne 1997 pa Kushtetute fare. Shqiperia u qeveris me dispozita kushtetuese.
    Ne te vertete Shqiperia u qeveris sipas ligjit te Luigjit te 14 te “ Ligji jam une” ose sipas ligjit Une Saliu Me Saliun per Saliun !
    Po demokracia e vertete cila eshte !?
    Ne Populli Me popullin Per Popullin!
    A e dini cili eshte shpirti i demokracise !
    Rrenja e saj eshte demosi= populli!
    Shpirti i saj eshte pushteti sundimi i popullit !
    Askush e asgje nuk e shpreh ate si Kushtetuta e nenes boterore te saj, SHBA-se qe ne hyrjen, kapakun e saj, qe ne shpirtin e zemren e saj :
    Ne populli, Me popullin, Per Popullin !
    Si u katandis zemra e saj nga Sali Berisha ne Shqiperi ?
    Une Saliu Me Saliun per Saliun … dhe Banden e tij te Gangstereve politike dhe biologjike .
    Shkurt e sakte: Salikraci !
    Nese diktatura enveriste per 46 vjet ekzekutoi gjithsejt 3000 shqiptare, perfshi bashkepunetore te nazi- fashizmit, sic e kishte vendosur njezeri Konferenca e Jaltes Rusvelti- Stalin- Churchill, diversante e terroriste te Rankovicit dhe UDB-se gjakatare serbe, te Zervas- Venizellosit dhe Asfalise Greke etj.
    Salikracia vrau e sakatoi mbi 10 000 shqiptare te pafajshem pa gjyqe ne vetem 13 vjet te sundimit te saj .
    Po aq ekzekutoi edhe Hitleri serb Sllobodan Milloshevic ne Kosove gjate nente vjet te sundimit te tij !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se beme baba te te ngjaj !
    Ne vendlindjen e tij, Tropoje vetem ne dy vjet 1998- 2000 u ekzekutuan 175 tropojane, ose mbi katerfishi i atyre te ekzekutuar per krime te renda per 46 vjet diktature pa maska !
    Regjizor i kesaj kasaphane e ka emrin dhe vulen e Sali Berishes !
    Nese diktatura komuniste shqiptare ishte e eger deri ne bárbari si sistem i ekstremizuar deri ne ate shkalle sa edhe babai i komunizmit boteror Josif Stalini e kritikoi hapur Enver Hoxhen per luften e eger te klasave, ashpersine ndaj feve, sidomos asaj katolike, kooperativizmin e detyruar te zanatcijve dhe sidomos te bujqesise e blegtorise si baza themelore e ekonomise shqiptare, per qendrimin e ashper nga Perendimit, sidomos SHBA-se dhe Britanise se Madhe ne 1949 ne Moske, nuk ka asnje prove ose deshmi serioze kusarie, vjedhje masive, plackitje mbarekombetare si Salikracia 13 vjecare qe e zhberi mbi 13 here deri ne themel shtetin shqiptar me 25 miliarde euro te grabitura popullit shqiptar dhe Shqiperise!
    Per 25 000= 250 000 leke te vjetra diktatura e Enver Hoxha ekzekutoi dy djem te rinj njeri shok i ngushte e krahu i djathte i djalit te tij Sokolit dhe nip i nje anetari te KQ te PPSH-se dhe muzikantin Gasper Curcia!
    Te bijt biologjike dhe politike te Sali Berishes Xeni Medihoxha vrane 26, plagosen 500 dhe rrenuan nje fshat te tere Gerdeci…
    Sali Berisha ekzekutoi fillimisht me fjale dhe pastaj me veprime prokuroret e hetuesit e kesaj baterdie, qe i dha titullin rekord te turpit boteror si Kapobanda i “ kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” nga Mbreti i gazetarise boterore The New York Times “ !
    Nuk mjaftoi me kaq por si nje shtrige Vicidoli e quajti ate “ nje leter higienike cka nuk e ka bere as Hitleri e as Honekeri, as Fidel Kastro e as
    Enveri !
    Rruga e thepisur e Shqiperise ne gati 100 vjetet e fundit kaloi nga me Pashiq se Pashiqi e Ahmet Zogut, ne me Stalin se Stalini e Enver Hoxhes, ne me Enver se Enveri e Sali Berishes, Lulezim Bashes dhe Bandes politike e biologjike qe vodhen 600 milione euro te Autostrades se Kusarise se Kombit e Sali Berisha e “ndeshkoi ashper” duke e bere shef te diplomacise shqiptare, bashkekryetar te Atdheshitjes skandaloze te Otrantos, bashke kryekzekutor te 21 janarit 2011, kryebashkiak te Tiranes edhe me ndihmen e llereve te perveshura te ish- ambasadorit amerikan Arvizu e se fundi edhe kryetar de jure te Partise Demokratike te Shqiperise, lexo te Partise Bábalo- Banale te tij .
    Ne 13 vjet Salikraci u vodhen apo bene rrush e kumbulla nga Banda e Gangstereve te Sali Berishes mbi 25 miliarde euro te shqiptareve !!!???
    Sali Berishes iu raportua dhe dorezuan 84 video me afera korruptive e vjedhje 700 mije euro nje dore te Ilir Metes e krejt “ Bandes se tij te Kusareve” nga kumbara i marteses se tij politike me LSI-ne ne 2009 Dritan Prifti, krahu i djathte e zevendesi i Like Floririt, dhe ne vend te godiste banditet e tij e preu ne bese e kryqezoi ate, vetem e vetem per te ruajtur karriken e tij te sterpergjakur te pushtetit dhe antishtetit te sterkorruptuar… Ripergjaku bulevardin Deshmoret e Kombit edhe me gjakun e dlire te 4 protestuesve te pafajshem te 21 janarit!
    Ne vend te ndeshkonte secilin kryekriminel te tij me ate vete ne krye, Saliqi i 14, kryeprokurori suprem dhe kryegjykatesi absolut Saleh Ramollah Berisha ndeshkoi me sharje prej rrugaci rrugash Vicidoli presidentin e Shqiperise Besmir Topin dhe kryeprokuroren Silvia Kontin- Ina Ramen…qe e la edhe pa pune nepermjet ushtarit te tij Shvejk Bujar Perishanit dhe KLD-se e duke graduar kryeprokuhorin Adriatik Palla, me diplome te falsifikuar ne vend te saj !
    I ekzekutoi me fjale sic ekzekutoi me plumba kater protestuesit krejt te pafajshem te 21 Janarit !
    Keto jane faktet kokeforta, deshmite e gjalla si per qoftelargun Enver HoXha edhe per kanibalin Sali Berisha!
    Cila eshte pasoja e tmerrshme e kesaj politike !?
    Pergjigjen e jep OSBE-ja me sondazhin e saj serioz per zgjedhjet parlamentsre ose lokale ne Shqiperi :
    Nese do te ringjallej dhe te konkuronte ne zgjedhje ish- diktatori komunist Enver Hoxha ai dhe perkrahesit e tij do te ishin fituesit e tyre dhe vetem me tre deputetet e PDIU- se ai do te krijonte qeverine !
    Nje kambane alarmi dhe nje grusht shpartallues per krejt politiken e sotme shqiptare !
    Nje disfate e plote sa edhe e turpshme e saj !
    Nje fatkeqesi shqiptare pasoje e kryfatkeqesise se saj kombetare me emrin Sali Berisha.
    Cdo gje e prek me dore e rrenon e varrose!
    Cdo gje e permend me goje e ngallose, e baltose, e nakatose !
    Cila eshte zgjidhja, ilaci per ti dhene fund ketij xhironi pa fund rrenimi te Shqiperise !?
    Fare e thjeshte per ta shkruar dhe teper e veshtire per ta zbatuar: destalinizimi, denverizimi i politikes shqiptare, i medias shqiptare, e mendesise dhe praktikes stalino- enveriste shqiptare !
    Pa u zhdukur mendesia dhe praktika stalino- enveriste nga kreret e vendimarrjes politike dhe qeverisese shqiptare, asnjehere, kurre nuk do te kete demokraci ne Shqiperi!
    Ajo fillon qe tek seksionet e celulat e partive politike e deri tek kryetari i Shtetit dhe kryeministri i Shqiperise !
    Kur vendimarrja te kaloje ne duart e demosit, popullit atehere do vendoset demokracia ne Shqiperi !
    Nuk kemi nevoje per “rruget e pashkelura” e as per “shtigjet e thepisura” stalino-enveriste…
    Kemi autostraden e sprovuar dhe modelin me te suksesshem te Nenes Boterore te Demokracise!
    Askush si Kushtetuta amerikane nuk i ka dhene zgjidhje kesaj ceshtjeje jetike: Ne Populli Me popullin e per Popullin !
    Askush nuk eshte mbi ligjin !

  9. Sadije Fazlliq says:

    More i nderuari kryeredaktor dhe e nderuara redaksi!
    Keta komentuesit ne kete rubrike shumica shoke te kalit te Xenit shajne dhe ofendojne ish shefin e shtabit te pergjithshem qwe mori ne mbrojtje familjen e komandantit te pergjithshem apo shajne doktorin serb te numurit dy te diktatures shokut Hysni Kapo gjysjit te Andi Bushatit qe SHPETOI tere bllpkun e udheheqjes ndersa dogji tere Shqiperine!?Me shume mall e respekt Sadije Fazlliq

    1. zaim zajmi says:

      FAZLLIQE!

      Ti je pjellë e së keqes që jua mbolli tragjikja enveriste, humbët ndjenjën e keqardhjes (e empatisë) dhe krimin e shndërruat në KULT, respekt
      e adhurim për gjakpirësit.
      Me mijëra viktima të masakruara, gjaku shqiptar u dordh për “mbrojtjen e komunizmit”:
      Në Gjirokastër masakruat birin 14 vjecar përpara babait, pse deshti Shqipëri natyrore, jo Shqipërinë e federatave.

      1. KORÇARI says:

        Ti Zaim Zajmi , duhet të jesh ndonjë nga ata TRUPESHQIT që akoma kryejnë Vetëvrasje për SALI MUT @ËRB BERISHË PLEHRËN.
        TI O TRUSHPËLARË DUHET TË MËSOSH SE ÇDO TË THOTË FJALA SHTET.
        BRAVO KIÇO MUSTAQIT QË AKOMA DHE SOT DEKLARON HAPUR DHE ME NDERSHMËRI BINDJET E TIJ .

  10. Kiço says:

    Po mirë mo Tirana, pse ju ktheu Neritan a mund të më thuash? Gjysmën ta them unë, se nuk do komentojë sot këtu. Gjysmën tjetër plotësojë ti me atë kulturën tënde të gjërë.

  11. Dardan says:

    Kico Mustaqi- nje oficer kale karroce. Se pari nuk em kuptoi manovren ideologjike qe intelektualet e PPSH i propozuan kongresit te 10-te qe te kalohej nga rruga e deshtuar e “Diktatures se Proletariatit” ne rrugen luftes per fitoren e idealeve socialiste brenda sistemit pluralist demokratik te botes. Kongresi X e pranoi rrugen e re dhe krijoi Partine Socialiste, si mbartese e arritjeve me te mira te PPSH dhe luftetare per idealet socialiste.

    Domosdo udheheqja e PPSH dhe shtetit te falimentuar qe ndertoi ajo duhej te mos pranoheshin ne organizaten e re politike. Kico Mustaqi me kokefortesine e mushkes vazhdon t’i mbetet besnik diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili ngriti nje shtet ushtarak, ku 50% 3 buxhetit e merrte ushtria per te perballuar “rrethimin imagjinar kapitalisto-revizionist!” Shteti ushtarak i Hoxhes nuk u shemb nga koalicioni i ushtrive imagjinare qe i shikonte vetem Mustaqi, por nga marrezite ekonomike duke e izoluar Shqiperine nga ekonomia boterore; duke ashpersuar Luften e Tmerrshme te Klasave”; duke i denuar e internuar njerezit vetem per nje fjale goje (Neni famekeq 55). Ne historine boterore shteti diktatorial i Enver Hoxhes do te mbetet shembull konkret se si nuk mund te ndertohen socializmi si rend i ardhshem boteror.

    Se dyti, shteti diktatorial i Enver Hoxhes gjendej perpara nevojes urgjente te reformimit duke hequr Kushtetuten e Bunkerit te vitit 1976 dhe duke krijuar nje te re ne pershtatje me sistemin demokratik te SHBA dhe BE. Per kete arsye njeri me kopetent qe do te bente ndryshimin me dore te hekurt duke e ruajtur shtetin do te ishte Mehmet Shehu, por per cudi Enver Hpoxha la si trashegimtar Ramiz Aline qe nuk kishte qafe per ate kembore. Po pse e la Ramiz Aline? Sepse ate donte Nexhmija qe te sundonte derisa te kalonte 100 vjetet e jetes. Mirepo Ramizi e dorezoi pushtetin ne duart e agjentures Jugosllave qush ne britmat e para te Sali Berishovicit. Ketu duhen pare me kujdes akuzat e intelektuales Liliana Hoxha, e cila e akuzon Nexhmijen si bashkepuntore te krushkut te saj Alia per nderrimin e kursit politik te PPSH, sipas udhezimeve dhe nderhyrjes se agjenturave ruse dhe jugosllave. Nderimi qe Kico Mustaqi i ben Nexhmijes eshte gabimi i dyte fatal i tij, pasi i perulet varrmiheses se shtetit te ngritur nga bashkeshorti i saj. Me vjen keq per Kicon, pasi ka nje rreth familjar me njerez te urte dhe punedashes.

  12. Albana says:

    Qe ke ngelur mbeshtetes i sistemit komunist z.Kico Mustaqi eshte zgjedhja jote dhe te pakten e pranon ndershmerisht. Dhe qe mbrojte familjen Hoxha ne 1991 ke bere perseri mire. Por kaq, ti nuk perfaqson ato qe kane ne dore fatet e vendit. Eproret tuaj u munduan qe mos ta leshojne pushtetin pavaresisht pasojave ne kurriz te Shqiptareve dhe Shqiperise dhe pushtetin e moren perseri ne dore perfaqesuesit e eproreve te tu. Kjo nuk eshte teori konspirative por thjesht po te besh nje analize cfare ka ndodhur keto vite pas terrorit tuaj komunist kupton me pak fjale qe demokrica eshte sabotuar nga forcat regresive ishkomunishte ne bashkepunim me mafian qe munden te depertonin ne te gjitha anet e politikes shqiptare. Ju. kasta e juaj tani doni te beni propagante (mjeshter jeni ju per propagante te stervitur nga partia) dhe te lavderoni sistemin e meparshem duke perdorur retoriken qe azgje nuk solli demokracia.
    Ajo qe ka ndodhur ne Shqiperi eshte shume komplekse dhe keshtu qe do nje qasje shume te sotisfikuar.
    Eshte pergjegjesi e cdo individi qe me autonomine e tij individuale te mos pranoje me te shtypet, te merret neper kembe, por te marre pergjegjesi per fatet e vendit qe ne te ardhmen mos te kemi me ne fuqi pjesen me te erret dhe te ulet te shoqerise. Demokracia do triumfoje.

  13. mirel says:

    Respekte Kico Mustaqit dhe burrave si ai.
    Fjalet per plerat e dhjerokracise i kam thene me kohe.
    Shipetareve ju duhet karakter dhe integritet qe te pranojne te verteten, te mirat dhe te keqiat.
    Perndryshe nuk kane per te dale nga mizerja.

  14. lani says:

    Respekt per ju shoku Mustaqi.Sot jane te rralle ata burra qe mbajne me te vertete pantallona.Shumica e atyre qe Enveri i ngriti ne majat me te larta te pushtetit-shtet si puna e Mehmet Elezit dhe jo vetem,vertet kane pantallona,por nga brenda i kane me mut.Pushtetit dhe partise se djeshme iu ngjiten shume arriviste e lloj lloj batakcinjsh,me qellim qe te benin kariere dhe ta milnin shtetin nga brenda.

  15. ?‍♂️ says:

    Ish ushtaraku nuk e ka ditur që atë ditë që s’je në politikë. ,i kthehesh jetës së përditëshme.(si një puntor uzine e falimentuar).Ndaj sot punohet për të hyrë në pushtet dhe jo të ëndërojm lumturin politike të disa shtetasve që përjetuan.

  16. Ergys says:

    Ai brez punoi dhe sakrifikoi per vendin e nderoi dhe e lulezoi i dha dinjitet dhe prosperitwt vendit.Pastaj e moren ne dore njerezit e shitur te dobet e pa karakter Fatos Nano e Sali Berisha dhe lukunite e tyre perverse qe shkaterruan cdo gje te ndertuar me mund e djerse.

  17. era! says:

    Gjenerali i Enverit Hilmi Seiti qe ish kryetar dege ne Shkodet ne ate kohe gjithmone kur tallej betohej:”PASHA PORDHET E SHKODRANEVE”Kjo eshte kultura e shkodraneve.

  18. Xxxx says:

    PO, KE SHUM TE DREJTE,,,,PASTAJ DO PERFUNDONIT SI RUMUNET QE U VRANE ME MIJERA,,, DO LEPINIT ASFALTIN,,,,DHE SALIU DO FERKONTE DUART NGA ANA TJETER,,,,

  19. Leon says:

    Just duheni varur te gjithe mer komunistat e mutit
    E shkateruat shqiperine per 45vjet

  20. Akilis says:

    Ky vertet ka bindjet e tij,kurse ata te pafajshem qe ishin 45 vjet internime,30 vjet burgje per nje shtet pa kufij,me te drejta per te gjithe ishin te njerkes.
    Ik mor idiot qe nuk nuk e pranon Babalen si pjesetare te familjes.
    Babalja dhe djegja e Shqiperise jane produkt i Enver Diktatorit.
    Eshte fatkeqesi qe nuk u be Drejtesi ne kete shtet kriminelesh,ashtu sic u be ne Rumani,Poloni dhe ne te gjithe Diktaturat e Lindjes.

  21. Alban Dega says:

    KICO MUSTAQI JO VETEM BURRE POR EDHE
    SHPETIMTAR I SHQIPERISE !

    Jo pse shpetoi Nexhmije Hoxhen dhe familjen e Enverit !
    Ne fund te fundit cfare fají kishin djemte apo vajza e familja e Enverit per krimet e te jatit !
    Shmangu nje kasaphane dhe gjakderdhje masive si e ndoshta edhe me e madhe edhe se ajo e 1997-es!
    Po aq merite ka me kete rast edhe Neritan Ceka qe beri thirrje per shmangjen e kasaphanes se kurdisur nag Sllobodan Millishevici, Stanishici dhe dora e zeze e UDB-se serbe dhe KGB-se ruse ne Shqiperi nacalniku I Beogradit Sali Berisha !

  22. Komunisti says:

    Motrat grate vajzat ku ti keni

  23. Mikel says:

    Z. ARISTIT LUMEZI!
    Kur shkruan nje artikull titullin e zgjidhni ju dhe jo shefi i shtabit i nje diktature te fundosur.
    Se paku titulli duhet te ishte: SI U SHPETUA GRUAJA E DIKTATORIT NGA PPOPULLI I REVOLTUAR , SIPAS TREGIMIT TE KIÇO MUSTAQIT.
    Eshte per te ardhur keq qe gazeta Panorama dhe Tema botojne shkrime ku që ne titull të japin ndjesinë e admirimit per diktatorin dhe kliken e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje