Erdogan bën bashkë Metën, Thaçin dhe Vuçiç në Stamboll (dhe akuzat e PD e LSI kundër Ramës)

29 Tetor 2018, 18:29Rajoni TEMA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka inauguruar të hënën Aeroportin e ri të Stambollit, i cili pas përfundimit të plotë në vitin 2028 pritet të jetë aeroporti më i madh në botë.

Mbi 50 zyrtarë të lartë nga të paktën 18 shtete, kryesisht Europa juglindore, Azia dhe Afrika, morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit.

Në mesin e liderëve të shumtë ishin edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Nuk dihet ende nëse ka pasur takime mes liderëve, por nga video e transmetuar drejtpërsëdrejti nga ceremonia e inaugurimit shihet që autoritetet turke janë kujdesur që Thaçin dhe Vuçiçin t’i ulin jo afër njëri-tjetrit. Ndërkohë që Meta, Thaçi dhe Ivanov qëndrojnë bashkë në të majtë të Erdogan, Vuçiç ishte ulur në të djathtë.

Dhe mire ka bere presidenti yne Ilir Meta, paçka se vizitat e Rames ne Turqi dhe takimi i tij me Erdogan jane sulmuar nga opozita e drejtuar nga Basha-Berisha dhe Monika Kryemadhi, kjo e fundit kryetar e LSI dhe bashkeshorte e Metes.

Agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency, tha se hapja e fazës së parë të aeroportit u organizua me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës në Turqi.

Faza e parë e aeroportit do të ketë kapacitet për 90 milionë pasagjerë në vit, tha Erdoğan, duke shtuar se “kjo shifër do të rritet në 150 milionë, nëse nevojitet edhe në 200 milionë, pas përfundimit të të gjitha fazave” deri në vitin 2028.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023, ndërsa e treta dhe e fundit në vitin 2028. “Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.

Deri në vitin 2025, aeroporti pritet të mundësojë 225 mijë vende të reja pune. Pas përfundimit të zhvendosjeve të duhura deri në fund të vitit, pritet që në aeroport në ditë të aterojnë dhe ngriten 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore”, tha AA.

5 komente në “Erdogan bën bashkë Metën, Thaçin dhe Vuçiç në Stamboll (dhe akuzat e PD e LSI kundër Ramës)”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    pune sumqiresh turq,varu kkkkkkkkk…………….

    1. Kapedani says:

      Problem te madh e paske te bashkjetosh me ata qe mendon se ndryshojne nga ty.Une jam ortodoks dhe e mbaj kryqin ne qafe qe prej 1991-shit.Shkoj here pas here dhe ne kishe,dy shoket e mi me te ngushte rrjedhin nga familje qe sipas emrave duhet ti perkasin besimit mysliman.Por kur pi raki nga mengjezi ne darke dhe berxollen e derrit e perlan sa hap e mbyll syte se besoj se i perket besimit mysliman.Kemi jetuar dhe jetojme me njeri tjetrin pa e pyetur asnje here veten se ai me te cilin shoqerohesh eshte i krishter,mysliman,budist apo çifut.Ti si duket frustrimin e jetes mundohesh ta shfrysh tek te tjeret.Ose ndonje nga keta qe ti i quan korrak dhe sunit te ka shkerdhyer femrat e shtepise.

  2. Ardhacake Evgjit te Anadollit te Quajtur Grek says:

    Nderkohe Greku eshte ne Krize,Taipi inaguron Aeroportin me te madh ne Bote.

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      a shkuan gerqdhiret ne Kostandonopolis??????????????????????

      1. theatrical says:

        Ciprasi nuk vajti kur u perurua Aeroporti i Costantinopoles hahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje