Të afërmit e minoritarit flasin për vrasjen: Djali bëri një budallallëk, mediat shqiptare e greke japin informacione të pavërteta

29 Tetor 2018, 10:22Kronika TEMA

Të afërmit e minoritarit grek Kostandinos Kaçifa, kanë reaguar pas përfundimit fatal në përballje me policinë shqiptare në Gjirokastër.

Sipas tyre, ajo që Kostandinos bëri, ishte një budallallëk dhe se një ngjarje e tillë nuk duhet të politizohet.

Mediat shqiptare e greke japin informacione të pavërteta. 

Djali bëri një budallallëk dhe një ngjarje e tillë nuk ka pse të politizohet. 

Po pqërpiqemi të qetësojmë ujërat si në Greqi dhe në Shqipëri. Ka të çmendur nga të dyja palët, kështu që mos t’u japim shkas ekstremistëve. 

Jemi fqinj dhe gjërat nuk duhet të keqinterpretohen,” janë shprehur ata.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje