Si ndodhi tragjedia e Fierzës ku humbën jetën 9 persona, për të cilën nuk u fol kurrë!

31 Tetor 2018, 17:39Dossier TEMA

Kjo është një nga ato ngjarje për të cilën shtypi, media dhe shteti nuk folën kurrë.

Bëhet fjalë për tragjedinë që ndodhi në guroren që furnizonte me material ndërtimin e digës, ku humbën jetën 9 persona.

Një nga njerëzit që punuan në hidrocentralin e Fierzës, Nestur Gjipali ishte i ftuar disa kohë më pare në emisionin “Histori me Zhurmues” të drejtuesit dhe autorit Pandi Laço ku tregoi detaje rreth ngjarjes.

“Unë kam filluar punë në hidrocentralin e Fierzës në Nëntor të ’73.

Atëherë sapo kishte mbaruar hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe po bëhej transporti për në hidrocentralin e Fierzës.

Më caktuan në kantierin e prodhimit 1, në prodhimin e betonit. Unë kisha dëshirë të punoja për riparimin e automjeteve.

Kushtet e punës kanë qenë shumë të dobëta.

Më vonë i kërkova drejtorit të punoja për riparimin e automjeteve.

Në vitin 1977 në kantierin e gurores njerëzit punonin me dy turne. Gurorja ishte furnizuesja kryesore e digës.

Bëheshin plasje masive saqë rrafshoheshin kodra, madje një herë aq e madhe u bë plasja sa i ndryshoi rrjedhën Lumit Valbonë.

Në ditët e fundit pak para se të ndërroheshin turnet ndodhi tragjedia.

Ishte kohë e vrenjtur dhe plasi një vetëtimë dhe bëri një shkrepje të pavullnetshme të dinamitit.

6 persona të cilët ishin brenda humbën jetën në vend, tre shokët e tyre të alarmuar u futën për t’i shpëtuar dhe ata humbën jetën.

U bë alarm i madh, ushtria rrethoi vendin që askush të mos futej.

Provuan të futen me kundragaz, por presioni ishte aq i madh sa bllokonte edhe kundragazin.

Drejtoria e gurores dhe drejtoria e përgjithshme u alarmuan dhe nuk dinin kush kishte mbetur brenda.

Shkuan në kinema dhe nisën të bënin një lloj apeli për të kuptuar kush mungonte dhe 4 nga personat që humbën jetën ishin nga Dibra dhe 2 nga Librazhdi.

Që nga ajo kohë nuk foli më njeri për ta. Shtypi në atë kohë nuk i përmendte ngjarjet e trishtueshme”, tregoi .

8 komente në “Si ndodhi tragjedia e Fierzës ku humbën jetën 9 persona, për të cilën nuk u fol kurrë!”

  1. Artisti says:

    Genjeshtra Nestur, e pra edhe une qe kam qene artist ne ate kohe, e morra vesh kete tragjedi.

  2. ALI ABDULLAI says:

    O NA ROFSH PER VERE.
    KU ESHTE TRAGJEDIA E REGJIMIT KOMUNIST!?. MOS DO TE THUASH SE EDHE RRUFETE I DREJTONTE ENVERI!!!!!

  3. agim says:

    KJo eshte nje genjeshter pa krip,sikur ti kishte hedhur pak krip edhe munde te pertypej.
    Ne ate kohe dhe miza kur ngordhte u bente lajme dhe larme,pavarsisht se ndoshtabfij nuk ndeshkohej

  4. Durimi says:

    Nestur, po dhe vetetimen komunizmi e dergoi? Jeni bere te pa fytyre vetem si te thoni dicka te keqe per ate kohe. Mohimi eshte dialektik dhe metafizik, po ju sot vetem ate te dytin njifni. Pse u gatuan keshtu keta njerez dhe kjo shoqeri kaq e pa shpirt?

  5. alfredi says:

    Vetem genjeshtra nuk thote kurre Nesturi , si puntor ne ate kantjer ngjarjen e ka jetuar nga afer dhe tregon momentet e çastit kur dhe si ndodhi ngjarja , pa e politizuar me rregjimin , nder te tjera kur thote qe nuk eshte folur per kete ngjarje ,nenkupton shtypin dhe informacionin shtetror te asaj kohe , se per ta marre vesh te gjithe ne menyre gojore flisnin dhe shprehnin keqardhje , prandaj o artist dhe ti ali baba mbaj gojen perpara se te kundershtosh pa argumenta z. Nestor Gjipali dhe ta shpallesh genjeshtar me pa te drejte .

  6. lexusi says:

    MJAFT se lat nam , gjeni nje puntor ndertimi qe ka pas punuar ne fierz dhe theniet e kti hajvani i servirni per fakte , po te vriteshe ne pun ai sistem kurr nuk i linte njerzit ne harres , i bente heronj te punes socialiste dhe i lidhte pension familjes , mjaft me thenie kopukesh ish burgaxhish dhe te njerezve qe ishin te pa kenaqur me ate sistem se kishin konflikt interesi , nuk ngeli shteti PPSHs te gjykohet nga nje ordiner rruge , se nuk i ha njeri kto , ne ate sistem te ngordhte nje lop behe proçesverbal jo te vdisnin nente njerez dhe te benin sikur nuk kishte ndodhur gje , ne pun vriten njerez aksidentalisht ne ter boten , nuk ka as gje te keqe se nuk esht fai shtetit , por ne at koh dhe nje pordh te beje do jepje shpiegim , PRRALLA INJORANTESH DHE ALABAKESH , mjaft naj shpifet , se ne qe e kemi jetu ate sistem jemi gjall te ter , se beson njeri kte idjot me kte histori qesharake.

  7. lexusi says:

    MJAFT se lat nam , gjeni nje puntor ndertimi qe ka pas punuar ne fierz dhe theniet e kti hajvani i servirni per fakte , po te vriteshe ne pun ai sistem kurr nuk i linte njerzit ne harres , i bente heronj te punes socialiste dhe i lidhte pension familjes , mjaft me thenie kopukesh ish burgaxhish dhe te njerezve qe ishin te pa kenaqur me ate sistem se kishin konflikt interesi , nuk ngeli shteti PPSHs te gjykohet nga nje ordiner rruge , se nuk i ha njeri kto , ne ate sistem te ngordhte nje lop behe proçesverbal jo te vdisnin nente njerez dhe te benin sikur nuk kishte ndodhur gje , ne pun vriten njerez aksidentalisht ne ter boten , nuk ka as gje te keqe se nuk esht fai shtetit , por ne at koh dhe nje pordh te beje do jepje shpiegim , PRRALLA INJORANTESH DHE ALABAKESH , mjaft naj shpifet , se ne qe e kemi jetu ate sistem jemi gjall te ter , se beson njeri kte idjot me kte histori qesharake. si ka ardh kjo pun , kush kalon nga redaksia nje gazete , ndalon ne njekafe aty pran , sajon nje histori si i do torraxhilja e le tek redaksia , gazetaret e nxierin si te vertet , gazeta per te ardhur keq qe japin vetem informacione te pa verteta.

  8. alfredi says:

    Vetem genjeshtra nuk thote kurre Nesturi , si puntor ne ate kantjer ngjarjen e ka jetuar nga afer dhe tregon momentet e çastit kur dhe si ndodhi ngjarja , pa e politizuar me rregjimin , nder te tjera kur thote qe nuk eshte folur per kete ngjarje ,nenkupton shtypin dhe informacionin shtetror te asaj kohe , se per ta marre vesh te gjithe ne menyre gojore flisnin dhe shprehnin keqardhje , prandaj o artist dhe ti ali baba mbaj gojen perpara se te kundershtosh pa argumenta z. Nestor Gjipali dhe ta shpallesh genjeshtar me pa te drejte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje