Fundi tragjik i Kristo Floqit, që u burgos nga komunistët dhe vdiq i braktisur e në mjerim

30 Tetor 2018, 17:13Dossier TEMA

Avokat, gjykatës, ministër, botues dhe autor tragjedish e komedish, atdhetar i shquar… Ky ishte Kristo Floqi, një ndër personalitetet më të rëndësishme të Shqipërisë së gjysmës së parë të shekullit të shkuar. Çfarë mund të bënte më shumë për vendin e tij, një njeri që kishte sakrifikuar shumë për t’u shkolluar e më pas për t’i shërbyer vendit në shumë fusha. Por, fundi i tij ishte tragjik. Kristo Floqi u arrestua nga komunuistët sapo erdhën në pushtet, duke e shpallur fajtor, si autor i himnit të mbretërisë. Kristo Floqi u burgos nga vitet 1945-1950. I braktisur, i përbuzur, i vetmuar, ai vdiq në mjerim në vitin 1951. Asgjëkundi nuk u fol për vdekjen e tij, madje as në gazetën që kishte drejtuar vetë. Më poshtë, sjellim një artikull të botuar në gazetën Dielli, që i kushtohet veprimtarisë së Kristo Floqit.

Jetëshkrimi i një personaliteti të lartë shqiptar

Nga Dalip Greca

Pati lindur më 24 Maj 1876 në Korçë (është shkruar se ai ka lindur në fshatin Floq, por kjo nuk i përgjigjet së vërtetës, sepse vetë ai në shënimet autobiografike pohon se ka lindur në Korçë.) I ati, Vasili, kishte lindur në Floq. Informacion japin për Floqin edhe studiuesit Robert Elsie dhe Hasan Hasani, ndërsa gazetari Fiqiri Shahinllari në librin e tij ’Lis në Shkëmb” sjell të dhëna interesante rreth Floqit, pasi ka shfletuar arkivin. Ndërsa Prof. Dr. Stilian Adhami, krahas studimit të kësaj figure, sjell të dhëna e dëshmi të rralla.

Kristo Floqi ishte i biri i Vasil Floqit, i cili pati katër djem dhe një vajzë; Dhimitrin, Kriston, Nikollaqin, Thanasin dhe Katerinën. Mbetën gjallë vetëm Kristo me Thanasin. Të dy studiuan për drejtësi. Mësimet e para Kristo Floqi i mori në Korçë, ndërkohë që studimet e mesme dhe të larta i kreu në Greqi. U diplomua për drejtësi në Athinë, po aty e ushtroi profesionin e avokatit deri në vitin 1900. Më pas shkon në Korçë, ku hap zyrë avokature, më pas kaloi në Vlorë. Zotëronte disa gjuhë të huaja dhe shquhej që në rini për prirje letrare dhe publicistike. Veprimtaria politike, juridike, letrare dhe publicistike e Kristo Floqit përfshin Shqipërinë dhe SHBA-në. Në kohën e para Luftës shkëlqeu, pas lufte kaloi një kalvar vuajtjesh e harrimi, ndërsa pasvdekja ishte injorim për këtë figurë kombëtare, mbuluar me pluhur harrese e terr.

Nga Vlora në SHBA

Është shkruar se Kristo Floqi erdhi në SHBA nga Turqia, ku kishte shkuar për të përvetësuar Turqishten. Është shkruar edhe një variant tjetër, se ai kishte mbërritur në SHBA për arsye ekonomike dhe nevoja të Lëvizjes Kombëtare, siç kishin shkuar Petro Nini Luarasi, Sotir Peci, Fan Noli, Faik Konica, Mihal Grameno, Kristo Dako e të tjerë. Asnjëra, as tjetra nuk qëndrojnë. Variantin e vërtetë e tregon vetë ai, në “Kujtime Historike- Formimi i Federatës Panshqiptare ”Vatra”- botuar në nëntor 1937 në revistën “LEKA”.

Kristo Floqi, në vitin 1009, ishte avokat në Vlorë. Është koha kur ai e ka afirmuar veten në radhën e nacionalistëve që kërkojnë një Shqipëri më vete. Ishte ky, shkaku i një përleshje mes një grupi nacionalistësh shqiptarë, ku kryesor ishte Kristo Floqi dhe një grup turkoshakësh, që bënin pjesë në Shoqërinë nacionaliste Turke, me emrin ”Itihat Ve Tereki”, që propagandonte një Turqi të re. Dy grupimet u përleshën paq, dhe autoritetet e pushtetit lokal “ua suallën shpirtin majë fytit”, siç kujton Kristo Floqi në shënimet historike të botuara më 1937 në Revistën “Leka”. Në këto rrethana, grupimi i nacionalistëve shqiptarë menduan se kishte mbrritë rasti t’u tregonin vendin turkoshakëve dhe si hap të parë, ndërmorën sulmin mbi zyrën e Post-Telegrafës së Vlorës. Aso kohe, Ismail Qemali ndodhej në Selanik. Grupi i nacionalistëve hyri në kontakt me Ismail Bej Qemalin dhe me të gjithë ata që ishin për inisiativën Kombëtare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe u prezantuan situatën ku ndodhej Vlora dhe veprimet e tyre. Duke qenë zotër të postë-telegrafës, nisën shifërkëmbimin, duke përcjellë situatën e acaruar dhe ç’mund të bënin në atë situatë. I ndalën të gjitha telegrafet që zyrtarët lokal përpiqeshin të nisnin drejt eprorëve. Autoritet ushatarake u zemëruan së tepërmi dhe rrethuan Postën, duke kërkuar dorëzimin e Postës, por nacionalistët shqiptarë kundërshtuan dhe nuk ua dorëzuan as shifrën. Situata u përkeqësua dhe forcat ushtarake u shtuan. Në këto rrethana, rebeluesit shqiptarë e lanë Postën dhe një pjesë kapërcyen detin dhe u hodhën matanë Adriatikut, ndërsa një pjesë tjetër u ngjitën maleve. Kristo shkoi në Cakran të Fierit, nën kujdesin e Bektash Cakranit. Mirëpo, edhe aty ishte vështitrë të qëndronin gjatë pa rënë në sy. Vendosën që ta linin Shqipërinë dhe të kalonin në Brindizi e që aty morën anijen drejt SHBA-ve.

Nga Bostoni në Salt-Lake, Utah

Pas disa ditësh, Kristo Floqi arrin në Boston. Nuk bëhej fjalë për të ushtruar zanatin e avokatit sapo vuri këmbë në Amerikë. Vendosën që të hapnin një restorant në Boston, duke shfrytëzuar klientelën shqiptare, që përbëhej kryesisht prej punëtorëve të fabrikave të Natick në Mass. Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë, restoranti dha shenja falimentimi. Pas katër muajsh, u detyruan që ta linin atë punë. Ç’të bënin? Nuk e dimë se ç’punë tjetër mund të ketë bërë Kristo me shokët, me të cilët pat marrë rrugën përkëndej Atlantikut, por ai vetë shkruan në kujtimet e veta se ”nevoja na shtërngojë të çajmë barakzi Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të zemë vend në qytetin e bukur të Salt-Lake City, të shtetit të Utah, pranë Kalifornias.”

Në Salt-Lake, Kristo kishte kunatin e tij, Kristo Poçi, i cili merrej me tregëti dhe punët i shkonin mirë. Aty punoi deri më 20 shtator 1911, pasi i erdhi një Ftesë nga Shoqëria Besa-Besën për të marrë detyrën e editorit të gazetës ”Dielli”, post i cili ishte vakant pasi e kishte lëshuar Eftim Natse, para të cilit në atë post kishte qenë Konica.

Editor i Diellit

Shoqëria Besa-Besën po kërkonte një editor të ri për gazetën e saj “Dielli”. Me propozimin e Kolë Rodhes dhe të Llambi Çikozit, ky post iu propozua pikërisht Kristo Floqit, i cili në atë kohë i kishte rregulluar problemet financiare dhe fitimet po i shkonin mbarë. Edhe pse pagesa që iu propozua nuk ishte kushedi çfarë, 50 dollarë në muaj, ai e pranoi detyrën për hir të çështjes kombëtare dhe bashkimit të kolonive shqiptare në SHBA. Përmes gazetës Floqi, u bënte thirrje shqiptarëve që të bëheshin bashkë, sepse kështu do t’i shërbenin më mirë kombit dhe do të ndikonin në krijimin e shtetit shqiptar.

Mbresat e asaj dite, kur Kristo Floqi mori detyrën, na e përshkruan me nota mallëngjenjëse gazeta Dielli e Vjeshtës 1911: ”Të dielën që shkoi, më 17 të Vjeshtës, u mbajt meshë në Kishën e Shën Gjergjit në Boston prej të Përnd. At Naum Çere dhe At Damianit. Ishin mjaft shqiptarë prej Bostonit dhe fshatrave përreth. At Naumi meshoi fort bukur me me zën’ e tij të plotë e të begatshëm.Si tha Unigjillë, At Damiani mbajti një fjalë të shkurtër, por të bukur, duke përkthyer Ungjillë e duke prurë fjalën mbi çështjen Kombëtare.

Pas priftit, nënkryetari i Shoqërisë Besa-Besën z. Vangjo Mille u ngrit dhe me një fjalë të mirë rekomandoi drejtorin e ri, z. Kristaq Floqin, i cili u prit gëzimërisht me një përpjekje duarësh të paprerë nga ana e dëgjonjësve.

Pasandaj, z. Kristo Floqi u ngrit,duke marrë në duar kurorën e shoqërisë Besa-Besën si dhe dy kurorët e tjera të shoqërisë Arsimi dhe të Shqiptarëve të Cochituate-it, kaq të bukura të tria, mbajti një fjalë të gjatë, më tepër se një orë, ku çmoi vleftën e trimave djelmoshë, të cilët njëri pas tjetrit, ranë dëshmorë për nderin dhe famën e Atdheut. Fjala e drejtorit qe kaq e bukur, e lartër dhe pëllore në ndjenjë e në fantazi, sa e mallëngjevi të tërë popullin dhe ngjethi zemrat gjersa qanë me lot.

Pas z. Kristo Floqi, u ngrit i njohuri atdhetar z. Kristo Kirka, i cili foli me një nxehtësirë të madhe për therorët e Përlindjes, duke përvëluar zemrat e djegura. Një përpjekje duarësh e fortë vërtetonte gëzimin që ndjenin dëgjonjësit. Më së fundi, me fjalë fort të hijshme e të pëlqyera, rekomandoi drejtorin tonë në popull, duke thënë se nga burra si Kristaq Floqi duhet të presë shumë kombi.Shqiptarët e Amerikës duhet t’i ndihin pa kursim në udhën e re në të cilën dëshiron të sjellë Shqiptarët dhe Kombin. Kësisoj mesha u krye duke lënë një përkujtim të pa harruar.”

Detyrën e editorit ai nuk e bënte vetëm duke qëndruar në zyrë, por shkonte atje ku ishin shqiptarët,konak më konak; katund më katund e qytezë më qytezë. Ai mbante konferenca dhe inkurajonte shqiptarët për patriotizëm. Qëllimi i konferencave ishte bashkimi i të gjitha kolonive shqiptare, me qëllim që shqiptarët e Amerikës të kishin një zë të bashkuar për Kombin e tyre. Në atë kohë në Amerikë egzistonin disa shoqëri shqiptare si: Më e madhja ishte Shoqëria Besa-Besën, më pas vinte Arsimi e Korçarëve, Dallëndyshe e Neë York-ut, Shoqëria Kombëtare e Ëorcesterit, Shoqëria Malli i Mëmëdheut dhe Përlindja e Jamestoënit, Shoqëria Lidhja, Shoqëria Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Shoqëria Hylli Afërdita, Shoqëria Bashkimi, Shoqëria Mirëbërëse, Shoqëria Përparimi dhe Komiteti i z. Faik Konitza”Flamuri i Krujës”.

Në konferencat që zhvillonte nëpër kolonitë shqiptare, Kristo Floqi shtronte idenë e një programi të përbashkët të shoqërive të bashkuara dhe dhënien fund të grindjeve dhe lokalizmave krahinore. Ai argumentonte se vetëm të bashkuar, do të arrinin që të forconin frymën kombëtare në SHBA. Floqi, arriti që për tre muaj t’i binte kryq e tërthor kolonive shqiptare dhe realizonte më shumë se 100 konferenca. Kur e pa se fara e bashkimit ishte hedhur, dhe se disa nga shoqëritë ishin të bindura se ishte koha për bashkim, dërgoi thirrjen për një takim të përbashkët.

Takimi historik i 11 dhjetorit në Boston, mungesa e Konicës

Në mirëkuptim me shoqëritë, u la që takimi i parë të bëhej me 11 dhjetor 1911 në Boston. Atë ditë me qindra shqiptarë mbërritën në Boston dhe është pikërisht kjo ditë, që çeli një epokë të re për Lëvizjen Kombëtare shqiptare në SHBA. Në kujtimet e tij, Kristo Floqi shkruan se “ Dita historike 11 Dhjetorit 1911 shënoi një periudhë të re për shqiptarët e Amerikës. Atë ditë arritën në Boston me qindra shqiptarë, si delegatë të shoqërive, por edhe individë. Salla e gjërë e hollit Rathbonne u mbush plot, sa shumë veta u shtërnguan të qëndrojnë më këmbë dhe qindar të tjerë mbetën jashtë.”

Në mbledhje mori pjesë edhe Peshkop Noli. Ra në sy mungesa e “dekanit” të çështjes Kombëtare, Faik Konicës, i cili ishte padyshim figura më elitare e asaj kohe dhe një prej promotorëve të Lëvizjes Kombëtare. Artikujt e tij në Dielli i kishin bërë për vete shqiptarët e Amerikës, ndaj përfaqësuesit e shoqërive të ndryshme që kishin ardhë në atë takim historik, po habiteshin që mungonte aty shtylla e bashkimit. Kureshtjen e delegatëve e shoi Kristo Floqi, i cili u tregoi atyre letrën që kishte marrë nga Faik Konica dhe ua lexoi fjalë për fjalë.

Çfarë shkruante Konica në atë letër? E sjellim të plotë:

I dashur z. Floqi

E mora letërn tuaj sot pasdreke dhe ju kthej përhirime për fjalët miqësije dhe nderimi që më thoni. Për fat të zi jam fare i penguar të Djelën, se s’e dinja se kishit mbledhje dhe se do t’më ftojit dhe kështu u lidha gjetkë për pasnesër.

Ato që më thoni për bashkimin janë të pëlqyera dhe pa dyshim duhet të bëhet në gjetshim një formulë të drejtë që ta mbarojmë pa prishur punët që kemi trajtuar gjer tani me shumë mundime.Kemi komitetin tonë këtu(Flamurin e Krujës) dhe nuk shohim ndonjë arsye që ta prishim.Është e udhës të prishen punëra pa rregull e pa program, por jo punëra të ndërtuara me kujdes.Besoj këto t’i peshoni dhe të më jepni të drejtë.”

Mbetem Juaji me besë,

Faik Konitza d.v

Letra duket se la një shije mosbesimi tek të pranishmit. Vetë Kristo Floqi shkruan se kjo letër ishte një justifikim për të mos ardhur, pasi njoftimi për mbledhjen bashkuse botohej në çdo numër të Diellit dhe Faikut i dërgohej gazeta. Mirëpo tashmë që ai nuk ishte më editor i Diellit, kur e pyesnin për gazetën, thoshte jo pa shpoti se nuk e lexonte më Diellin nga frika se mos harronte shqipen!

Sipas interpretimit që i bën letrës, Kristo Floqi, dyshon se Konica e dërgoi letërn dhe s’shkoi vetë në takim nga që nuk ishte ai inisatori dhe s’e nuk donte të sakrifikonte Komitetin e tij “Flamuri i Krujës”, që sipas Floqit kishte vetëm 10-12 anëtarë. Floqi e shkruan të zezë mbi të bardhë”Konica nuk donte që ta merrja unë bajrakun e bashkimit. Si ky, ashtu dhe Noli, qitnin gjithënjë pengime.Këto i kishin kuptuar shqiptarët e Amerikës dhe unë veçanërisht ua diktonja herë pas here me anë të Diellit, organit tonë.”

Në fakt Fan Noli, i ktheu përgjigje Kristo Floqit, se ai dhe miku i tij Konica, nuk ishin kundër bashkimit, përkundrazi, kishin punuar gjatë për bashkimin, por ata kërkonin një punë të pëlqyer dhe serioze, jo qesharake.(Dielli 18 janar 1912).

Nga ana e tij, ish editori i Diellit, Refat Xh Gurazezi, në ciklin e artikujve rreth historisë së Vatrës, të përmbledhur në librin “Historia e Federatës “Vatra”, e kundërshton Floqin, për të cilin shkruan:”Editori i fundit (sa Dielli ishte gazetë e shoq Besa-Besën), e gjeti të shtruar tryezën e bisedimit, idenë dhe planin për bashkimin e gjithë shoqërive shqiptare të Amerikës rreth një shoqërie të madhe kombëtare.”

Floqi, kryetar i mbledhjes historike

Në kujtimet e veta, Kristo Floqi pohon se për të respektuar Imzot Nolin, e propozoi atë për kryetar të mbledhjes, por Noli e refuzoi me argumentin se i takonte Floqit ai post sepse qe ai që inisiatori dhe organizatori. Propozimi i Nolit u hodh në votë dhe Kristo Floqi u zgjodh kryetar, ndërsa Llambi Kreshpani, sekretar.

Pas fjalimeve, Marko Adams propozoi Komisionin historik për themelimin e Vatrës, ku renditi katër emra: Fan Noli, Kristo Floqi, Faik Konica dhe Paskal Aleks. Sipas propozuesit ky komision do të merrte përsipër organizimin e një Federate të madhe Panshqiptare në marrëveshje me të gjitha shoqëritë. Propozimi u gjet i pëlqyer.

Barra i mbeti Komisionit, i cili në mbledhjen e parë zgjodhi Fan S Nolin si sekretar. U njoftua çdo shoqatë që të dërgonte në qendër emrin e delegatit të vet. Floqi kujton se rekordi i parë që shpalli komisioni ishte: Të katër të nënshkruarit, të zgjedhur prej Asamblesë si Komision për të gjetur udhën e bashkimit të të gjitha shoqërive Shqiptare të SHBA, u mblodhën dhe vendosën: 1-Të pyeten të gjitha shoqëritë e kolonitë e tjera, ku nuk egzistojnë shoqëri, nëse u pëlqen një bashkim i përgjithshëm.

2-Si e dëshirojnë bashkimin, në formë qendrore, apo si një federatë?

3-Me çfarë soj qëllimit e dëshirojnë, me qëllim politik, letrar, apo me qëllim propagandë popullore?

4-Në rast se u pëlqen ky bashkim, kur mund të kenë zgjedhë delegatët e tyre për të ardhur në Boston e për të themeluar bashkimin.

Njëkohësisht u njoftuan se Komisioni i të katërve, zgjodhi për sekretar rev. At Fan Nolin me adresë P.O Box 2445, Boston, Mass, me të cilin do të mbahej korerspondenca. Mbledhja e afërme do të bëhej me 3 mars 1912.

Poshtë njoftimit ishin vendosur katër emrat, që kanë hyrë tashmë në histori: F. Konitza, Kr. Floqi, At Fan Noli, P. Aleks. Më pas, ai kujton se ishin zgjedhur edhe delegatët, përfaqësues fuqiplotë: Për Shoqërinë Besa-Besën Llambi Çikozi, për Shoqërinë Mirëbërse At Naum Çerja, për Shoqërinë Kombëtare të Ëorcesterit Kostika Treska, i cili u zëvendësua prej Kosta Vasilit, për Shqoqërinë Përlindja dhe Malli i Mëmëdheut të Jamestoën Kostaq Kota, për Shoqërinë Dallëndyshja të Neë Yokut dhe Arësimi Kristo Kirka dhe për Komitetin Flamuri i Krujës Kolë Tromara. Në mbledhjen e 24 marsit 1912, Floqi kujton se u mor vendimi që të hartohej Kanunorja.

Pas gjithë këtyre veprimeve duhej një emër për të pagëzuar Federatën. Floqi kujton:” Gjithësecili prej nesh organizatorë e delegatë, propozoi nga një emër, kush Plugu, kush Parmenda, një tjetër Kastrioti, një tjetër Skënderbeu, dikush Përlindja, por asnjë prej tyre nuk gjeti pëlqimin e të gjithëve. Më pas Fan Noli, hodhi mes pjesmarrësve emrin”Vatra”. U pamë sy më sy më njëri-tjetrin; jo se emri ishte i keq, por sikur nuk na goditi mirë në vesh, por Fan Noli me elokuencën e tij na dha disa sqarime e shpjegime të tjera sinjifikative e kështu na bindi të gjithëve dhe e pranuam me brohori e duartrokitje.”

Konica në artikull të botuar në Diellin e 31 marsit 1922, e kundërshton këtë paraqitje të Floqit, kur shkruan:” Për emrin, formën federale, kanunoren, rregulloren, dhe shpirtin e parë të VATRËS, jam responsibël unë. Por e drejta është që Vatra, të cilën un’ e lashë çilimi shtatë muajësh, u rrit, u madhua, u bë një forcë nga Fan Noli dhe Vatranët e Amerikës, më 1915-1919, dhe në atë zhvillim unë s’kam patur asnjë pjesë.” Më pas u hartu edhe Kanunorja, e cila u nënshkrua nga të gjithë.

28 Prill, dita historike

Floqi kujton se 28 prilli 1912 ishte një ditë historike. Ai shkruan:” Dita e 28 prillit 1912 ka qenë dita e fundit e bisedimeve për VATRËN dhe kjo ditë mund të quhet “dita historike e krijimit të Vatrës” e cila kaq shumë i shërbeu Atdheut në kohërat e rrezikshme që pasuan më vonë, shërbime me të vërtetë patriotike që nuk mund të harrohen kurrë.”

Kjo ditë është e fiksuar në Rekordin XI, që përmban zgjedhjen e Pleqësisë së Vatrës. U zgjodhën si pleq; Fan Noli, Llambi Çikozi, dhe Kristo Kirka. Si organizatorë për formimin e degëve u zgjodhën Faik Konitza, dhe Kristo Floqi, si kontrollorë Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili. Puan më e vështirë u takoi dy organizatorëve të cilët duhej të shkonin koloni më koloni dhe të formonin degët e Vatrës.

Floqi, duket se nuk ka qenë i kënaqur nga përzgjedhja që bëri Faik Konica, i cili sipas tij, zgjodhi ato koloni ose shoqëri, ku prania numerike e shqiptarëve ishte e madhe, ndërsa fshatrat ia la atij, Kristo Floqit. Ndoshta me subjektivizëm, ai ankohet edhe për rolin ndërmjetës të Nolit, i cili favorizoi Konicën. Floqi kujton se Konica zgjodhi krijimin e degëve në ” Lynn, Ëorcester, Manchester, Southbridge dhe të Central Falls. Fan Noli, si mik i Konicës, ofroi ndihëmn e vet, dhe mori përsipër që të organizonte degët në Boston, Natichk dhe të Cochituatetit. Kristo Floqit i mbetën degët; Milford So, Framingham, Marlboro, Hudson, Taunton, Neë Bedford, Bideford Me, Saco Me, Leëiston, Sanford, Augusta, NH, Concoder N. H, Franklin, Penacook dhe disa të tjera më të vogla. Refat Gurazezi edhe në këtë pikë e kundërshton Floqin.

Largimi

Komisioni i përkohshëm i Vatrës e bëri mbledhjen e parë pas themelimit më 2 korrik 1912 në Simonds Hall dhe aty u mor vendimi që të organizohej Kuvendi i Parë të dielën e 14 korrikut 1912. Mbledhja vendosi që të mernin pjesë në Kuvend edhe anëtarë të cilët do të përcaktoheshin nga sekretarët e degëve, por ata do të ishin vetëm dëgjues. Po kjo mbledhje i caktoi për detyrë Faik Konicës që të përgatiste vulën e Federatës, Llambi Çikozi, kishte marrë përsipër që të porosiste kopsat me monogramet F. S. V, dhe Kristo Kirka kishte marrë përsipër botimin e Kanunores në gjuhën shqipe.

Kuvendi i parë u bë brenda ditës, edhe pse filloi në orën 1.00 të pasditës. Aty u zgjodhën; Faik Konitza sekretar i përgjithshëm dhe Editor i Diellit, Llambi Çikozi arkëtar i përgjithshëm, Kristo Kirka Menager i Diellit, Kristo Floqi, Paskal Aleksi, Vangjel Gjika dhe Josif Pani kontrollorë. Pa kaluar muaji nisën mosmarrveshjet mes zyrtarëve të Vatrës. Për të kthyer normalitetin, u hoqën tre kontrollorët, Kristo Floqi, Paskal Aleksi dhe Vasil Gjika. Më 11 gusht në vend të tyre u zgjodhën, Fan Noli, Andrea Kristo dhe Koli Caknaqi. Kristo Floqi u zemrua dhe shkoi në Neë York, ku nisi botimine gazetës “Zëri i Popullit”.

Floqi shkrimtar, jurist, politikan

Pas kthimit në Atdhe Kristo Floqi iu kushtua avokaturës, Letërsisë dhe politikës. Më 1919 ai drejtonte të përmujshmen”Agimi” në Shkodër, ku kishte hapur dhe zyrën e vet avokatore. Më 19 shtator 1920, për pak muaj ai është Ministër i Arsimit në Kabinetin e Iliaz Vrionit. Në legjislaturën e parë, 21 prill 1921 ishte deputet në Parlament. Ushtroi edhe detyrën e gjyqtarit të Diktimit.

Floqi u shqua edhe në fushën e krijimtarisë letrare dhe publicistike. Poezitë e tij ishin plot tharm dhe i këndonin atdheut, dëshmorëve, natyrës së bukur, evokonin trimërinë dhe traditat shqiptare. Madje në vitet 1920-30 poezitë e tij ishin në pjesë të teksteve të Këndimit. Vëllimi i tij “Shkëndija ose Antologji shkollore” përmblidhte 105 vjersha, elegji, fabula. Elegjitë kushtuar Naim e Sami Frashërit, Themistokli Gërmenjit, Gani Butkës, Spiro Bellkamenit, Papa Kristo Negovanit, Ceno Sharrës, Meleq Frashërit, Mustafa Qullit, Çerçiz Topullit, Babë Dudë Karbunarës, Kolonelit hollandez Tomson, etj, ishin ndër më të pëlqyerat dhe recitoheshin nëpër festa a përkujtime.

Floqi ishte ndër dramaturgët e zëshëm të kohës së vet dhe radhitet në historinë e lëvrimit të dramës shqiptare krahas Sami Frashërit, Mihal Gramenos, Nolit, Foqon Postolit etj. Drama më e pëlqyer e Floqit ishte “Fe e Kombësi”, që u shfaq nga shumë trupa teatrore në vitet ’30. Atij i përkasin edhe dramat “Pirro i Neoptolemit”, “Karl Topia”,”Skënderbeu n’Itali”, “Qypërllinjtë” etj. Ai ishte edhe një komedian jo pak i suksesshëm.

Kristo Floqi është dalluar edhe në fushën e studimeve. Ai ka botuar një sërë tekstesh me karakter politik dhe juridik, historik e etnografik. Përmendim:” E drejta themelore”, “Elementë të Ekonomisë politike”, “Një predikim mbi patriotizmë dhe nacionalizmë”,”Kosovë-Serbi e Vjetër”-Studim etnografik, ku ai kundërshton mr fakte se Kosova nuk është Serbi e Vjetër.

*DIELLI- Arkiv

10 komente në “Fundi tragjik i Kristo Floqit, që u burgos nga komunistët dhe vdiq i braktisur e në mjerim”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    si perhere nje patriot kristian i harruar plurit te istorise,duhet te ishte turkoshak qe sot ai te mbante emrin nje rruge,shkolle,nje bust madje edhe telenovele turke…………………..!
    ky eshte fundi dhe fati i nje kristiani shqiptar,grek a me gjere ne nje hale ala tourka si Albanistani.

    1. alban says:

      ti qifsha robt e shpise ty o hale greke

  2. Ramo Vito says:

    SIPAS LIGJIT NE SHQIPERI TE GJITH ATA QE E BRAKTISEN KRISTO FLOQIN KAN MARR DEMSHPERLIM PER VUAJTJET E TIJ GJE QE KA NDODHUR ME QINRA ISH TE DENUAR POLITIK. KY LIGJ ISHTE NJE TJETER DENIM DHE TALLJE PER ISH TE DENUARIT E BRAKTISUR NGA FAMILJARET E TYRE DHE ESHTE I QELLIMSHEM DHE JO NGA PA-AFTESIA E ATYRE QE BEN ATO LIGJE.

  3. lushnjari says:

    Po mire o Dalip Greca,ke shkruar shume per “belulin”,por nuk ke thene asgje se cfare paska bere per Shqiperine ky njeri?
    Mbi te gjitha nuk na ke shkruar kryesoren se per cfare e denuan dhe persekutuan kete njeri komunistet?
    Qe paska shkruar plot nuk eshte ndonje gje e madhe se per vete e ka bere,por per shqiptaret nuk ke thene gje,mbase nuk ke dashur te hapesh qellimisht se do t’i hapeshin petet lakrorit?
    Kurre nuk i ka sherbyer Shqiperise ANTIKOMUNIZMI,perkundrazi te gjithe antikomunistet kane bashkepunuar me armiqte e Shqiperise!
    Kete e vertetojne keto 28 vjet kapitalizem ku antikomunistret e rrenuan Shqiperine aq shume sa asnje pushtues nuk e ka bere me pare!

    1. ELIOT says:

      IK OR LUSHJANR ANALFABETI KETO NEREZ SI KRISTO I SHERBENIN POPULIT JO KOMUNIZMIT TE ENVERIT DHE FAMILJES SE TIJE PERSONALE KAQ GJE TE THJESHTE SE KUPTON TE KUPTOJ KE NJE TRU SA MACJA IME .ENRI I VRAU SE ISHIN E ARDHMJA E VEDIT ME ETO TIPA TE SHQUAR DO TE ISHMIM NGA VENDET ME TE PASURA NE EUROPE JO SI NA LA ENVERI NE MIZERJE DHE MJERIM ..ME KETO TIPA NTILIGENCA QE VRANE KOMUNISTAT SHQIPERI DO TE ISHTE I BELGJIKA SI HOLLANDA DHE RINIA SHQIPTARE SDO TA BRAKTISTE VENDIN SIC E BERI NGA BOLSHEVIKET NAZISTA … NGA MJERIMI I KOMUNISTAVE IKU RINIA IKU INTILIGENCA DHE LA NE SHIPERI RAMEN TYC BASHEN DEBILE HAJDUT METEN KOQE KATNARI DHE TE MADHIN BERISHA AL CAPONEN E DITEVE TE SOTME ..JA REALITETI MERCI

  4. lushnjari says:

    Ne mjerim na ka lene edhe ne ish ushtarakeve keto 28 vjet shkerdhatokraci,sa nuk u ngopen qe na lane 3 vjet pa na dhene as 500 leket ve kompesimit te bukes e dritave,por na e ulen masen e poensionit mujor mbi 50%,me i vogel se i pastruesve te dikurshem te komunales!
    Dhe kulmi se e mbajne veten per demokrate,pra me te mire se socializmi diktatorial!
    Pra nuk na futin ne burg,por nuk na japin as punbe,as buke e as te drejta!
    Nuk thone kot shkodranet : “TE DREJTE KE,POR GJE…NUK TE TAKON”!

  5. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Enveri dhe Partia ishin vrasese te atdhetareve shqiptare.

  6. p says:

    Per Floqet qe kam njohur ne kohen e diktatures ruaj nje respekt te madh ! Njeres te ndershem dhe te ditshem ! U shtofshin nga Elbasani, Durresi, Tirana e ngado qe jane , ne breza per te ardhmen !

  7. Guri i Kamjes says:

    Çfare ka bere per Shqiperine pyet “lushnjari”. Po ta thote qarte Dalipi bre! Ka lene veper per te “Drejten themelore” ,qe do te thote per te “Drejten Kushtetuese”, njera prej veprave te para ne Shqiperi per kete teme. Kjo veper sot qendron vetem si titull ne bibliotekat tona sepse fizikisht eshte terhequr prej tyre e nuk eshte kthyer. Kur flas per biblioteka kam parasysh ate te Korçes e biblioteken kombetare. Veper tjeter te rendesishme qe ka lene eshte: “E Drejta Administrative” qe ka te beje me krijimin e funksionimin e administrates publike. Ai ka shkruar per vete sepse nuk ka intelektual te vertete ne bote qe te mos ndjeje kenaqesi nga puna qe ben. Ka studiuar ne Greqi (Athine), por njihte shume mire te Drejten Osmane. Ishte nga ai brez juristesh te shquar qe krijuan legjislacionin modern shqiptar gjate Mbreterise. Ishte ky inati qe kishte personalisht E.Hoxha qe e ka lene te shkruar urrejtjen e tij duke e quajtur Kristo Felliqi . Ne burg ka hyre se ka qene i emeruar prokuror pas pavaresise te vendit. Me te vellane Thanas Floqin, jurist edhe ky qe ka marre pjese me arme ne luftrat per mbrojtjen e Atdheut jane nder juristet me te shquar te vendit. Qyteti i Korçes i ka nderuar duke u vene emrat e tyre rrugeve te qytetit. Autori i shkrimit ka meriten e fshirrjes te pluhurit mbi keto figura atdhetare. I lumte!

  8. ELIOT says:

    ENVERI DO TE FUSTE NE BURGJE KETO TIPA INTILIGENTA DHE DO TE VENTE NE MINISTRI LENKA CUKON COBANE NGA LUSHNJA TEFTA CAMIN NGA NE FSHAT TJETER MINISTRE TE KULTURES QE SDINTE NJE FJALE ITALISHT // ME KUJTOHET KUR ERDHEN ITALIANE AJO KISHTE PERKTHYES .. QESHEM NE FAMILJEN TONE KUR I PAME …. HEKURAN ISAIN NGA KATUNET E ELBASANIT … KESHTU I XHIRONTE ME MIRE DHE I KONTROLLONTE ..SHOKU KRISTO KISHTE SHUME ME NJOHURI SE ENVERI NGA JETA… ISHTE SHUM I ZGJUAR PER ENVERIN DHE E BENTE ME FRIKE SE JA FUSTE TE 2 KEMBET NE NJE KEPUCE ….. CTI BOSH PUNE COBANESH KUR VENDI BIE NE DORE TE NJE KASAPI TE NJE COBANI ZGJEBS .VETEM KATASTROFE GJENERALE MUND TE PRITESH . .DHE NJE FJAL PER LUSHNJARIN …. ME VJEN KEQ PE JU …POR ENVERI E MBOLLI FAREN E KEQE QE TANI VJEDHIN POPULLIN … ESHTE NJE FJALE E URTE QE THOTE …CFAR DO TE MBJELLESH DO TE KOORRESH ..ENVERI MBOLLI FERRRRRRAT DHE JA TANI CFARE PO KORR POPULLI DHE JU .. BERISHEN QE ISHTE NJE NDYRESIRE HAJDUT ME BASHEN METEN DHE RAMEN QE JANE MAFIOZA TE KORRUPTUAR … POR NUK JANE AS DEMOKRACIE ..AS SOCIALISTA AS GJE JANE MUTRA DHE SHURRAT E SARKOZIT ..JANE ANTISHQIPTARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje