Garda e Republikës ka paditur ish-drejtuesin Ndrea Prendi dhe efektivin Agim Llupo duke kërkuar që ata të paguajnë faturën e dëmshpërblimit për 4 viktimat e 21 Janarit.
Burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se, përmes një padie civile, Garda kërkon nga Gjykata e Tiranës që ish-komandanti Ndrea Prendi dhe ish-shefi i njësisë speciale Agim Llupo të dëmshpërblejnë familjet e 4 viktimave si dhe të mbulojnë shpenzimet gjyqësore që kapin vlerën e 2.1 milionë eurove.
Seanca e parë do të zhvillohet ndaj ish-kreut të Gardës Ndrea Prendi më datë 6 Nëntor në orën 14.00.
Ende nuk është caktuar seanca në ngarkim të Agim Llupos që mbante postin e shefit të njësisë speciale në gardën e Republikës në kohën kur ndodhën vrasjet. Dy ish-zyrtarët e Gardës u shpallën fajtor për “Vrasje me dashje nga pakujdesia”, duke dënuar me 1 vit burg Ndrea Prendin dhe 3 vite Agim Llupon.
Në Dhjetor të 2017 qeveria Rama miratoi një vendim për dëmshpërblimin e katër familjeve të viktimave, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj. Këta të fundit mbetën të vrarë gjatë protestave të opozitës në 21 Janar të 2011.
Si mund te jete vrasje me dashje nga pakujdesia. Po ka dashje nuk ka me pakujdesi. Mos ke dashur te thuash vrasje nga pakujdesia???!!!!
Ehh more ju dy qyqaret e Sali Gelbazes kush do ja u paguaj avokatet ?!?! Kush do ta paguaj gjoben neqoftese e fiton gjyqin Garda e Shqiperise?!?! Sali Kolera?!?! Tani vini verdalle pyesni Gjokmutajt, Pecajt, Strazot, Mulat, ate te mobilerise se Versacit etj etj fytyra te shtremberuara per borxh se eshte deep hole kjo.. Po si I vrate ashtu ata bashkekombas me duar ne xhepa mor qener?!?! Si nuk shtit ne ajer mor bukeshkale se edhe ata shqipfoles ishin si ju.. Si I vrate ashtu ?!?! Cfare urdhrash merr nga nje I fandaksur te vrasesh gjakun tend..?!?! Po te kishte lufte me vend te tjera do ishin krahe jush dhe mbase ju shpetonin dhe jeten o njerez te prapambetur qe ju rente pushka ju rente .
I sakte komentuesi i pare. Dashja dhe pakujdesia jane elemente te anes subjektive…dashje direkte, indirekte…pakujdesi ne forme neglizhence, vetbesim te tepruar…Per rasti konkret, mund te jete “vrasje nga pakujdesia…
I sakte komentuesi i pare. Dashja dhe pakujdesia jane elemente te anes subjektive…dashje direkte, indirekte…pakujdesi ne forme neglizhence, vetbesim te tepruar…Per rasti konkret, mund te jete “vrasje nga pakujdesia…”…