Ethet e arit: Pse bankat qendrore po e blejnë me një ritëm rekord?

3 Nëntor 2018, 11:46Ekonomia TEMA

Sipas të dhënave nga Këshilli Botëror i Arit në tre muajt e fundit bankat qendrore në mbarë botën kanë blerë më shumë se 148 tonë metrikë ari, i vlerësuar me 5.8 mld dollarë, 22% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Banka e Rusisë ishte ajo që bleu më shumë: 92 tonë ar. Duke marrë parasysh 106 tonët e blerë në gjysmën e parë të vitit, rezervat e arit të Rusisë tejkaluan 2,036 tonë, vlera e të cilave në treg  është rreth 78 mld dollarë, shkruan Dita.

Blerësit më aktivë në muajt e fundit kanë qenë Turqia dhe Kina, vende, marrëdhëniet e të cilave me Shtetet e Bashkuara janë përkeqësuar në mënyrë dramatike gjatë muajve të fundit.

Ato ndiqen nga Kazakistani me 13.4 tonë dhe India me 13.7 tonë.

Në Europë, bankat kombëtare të Polonisë dhe Hungarisë gjithashtu rritën blerjet e arit.

WGC, një shoqatë jofitimprurëse e prodhuesve kryesorë të arit në botë është shprehur se blerja e arit është një mënyrë e mirë për të rritur stabilitetin afatgjatë të rezervave. Ari konsiderohet shpesh si një mbrojtje ndaj çdo rënie vlere të dollarit amerikan.

Sipas ekspertëve, situata ekonomike shpjegojnë tendencat e fundit. Bota po i afrohet një epoke të re paqëndrueshmërie, perspektiva e një krize globale po bëhet gjithnjë e më reale, dhe pothuajse të gjithë specialistët janë të bindur se ekonomia amerikane dhe dollari do të jenë më të prekurit nga kataklizma e afërt.

Gjatë muajit tetor, ekonomist Ulf Lindahl, drejtor i AG Bisset Associates, kompani e specializuar në hulumtimin e tregut të valutave, tha se dollari ishte në prag të kolapsit dhe se në pesë vitet e ardhshme do të zhvlerësohet kundrejt euros me 40%, sipas Bloomberg.

Aktualisht, investimet në asete amerikane, sipas ekspertëve të shumtë, shoqërohen nga rreziqe të shumta. Në radhë të parë, ka të bëjë me luftën tregtare të nisur nga Uashingtoni.

Faktori i dytë më i rëndësishëm i rrezikut konsiderohet politika e Rezervës Federale të SHBA. Sipas investitorëve, shuma e parave në dispozicion për të investuar do të ulet ndjeshëm, dhe rendimenti i bonove të thesarit do të rritet, kështu që fondet e tregut të aksioneve do të fillojnë të  rrjedhin drejt obligacioneve federale.

Përveç kësaj, kostoja e kredive për kompanitë do të rritet, kështu që fondet do të shpenzohen gjithnjë e më shumë për shlyerjen e borxhit dhe më pak për zhvillim. Si rezultat, aktiviteti i shitësve në bursat amerikane do të rritet dhe blerësit do të dobësohen, gjë që do të shkaktojë një rënie të shpejtë të çmimeve.

Tre rreziqet kryesore për investitorët amerikanë gjithashtu përfshijnë mundësinë e ngadalësimit ekonomik të Kinës për shkak të kombinimit të dy faktorëve: luftës tregtare me Uashingtonin dhe një borxhi të brendshëm të madh, që llogaritet në 7 trilionë dollarë.

Në fund të korrikut, Kina pati pothuajse 1.2 trilionë obligacione qeveritare amerikane. Duke lëshuar këto letra në treg, Pekini do ta dënojë ekonominë amerikane në një krizë financiare të pashembullt.

3 komente në “Ethet e arit: Pse bankat qendrore po e blejnë me një ritëm rekord?”

  1. Ela says:

    Likja nuk e shet arin.E vodhi per vete dhe pjellat e tije faqebythe.

  2. Like floriri says:

    Pse ARI eshte metali me I shtrenjte ne bote?
    I vetmi element i tabeles Mendeleev qe trupi njeriut ska nevoje e nuk gjendet ne te ne asnje forme.
    Asesi!!!
    Si ka mundesi qe jane gjetur ne shpella vizatime te koherave para epokes se zjarrit , duke u gerrmuar per AR
    Njerezia nuk ishin Te ushqyer as Te veshiur por ama gerrmonin per AR

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Bjerja e cmimeve eshte gje e mire.. Bie ne kontradite kur thua do bien cmimet dhe bleresit do dobesoen.. Nuk e denon dot Kina Ameriken, se ja merr shpirtin duke i terhequr kompanite e saj te plastikes, peshkimit, metalurgjise etj etj.. Amerika e perdor Kinen si commodity jo si necessity qe te ballancoj cmimet me pjesen tjeter te kompetitorit te tregoj konkurencen.. I ben nje sink arit ne treg dhe fuqizon dollarin (gje qe nuk eshte e mire) por te tregon fuqine qe bleve llamarine me shumice..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje