Lajmin e ka dhënë vetë ministri Damian Gjiknuri i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se vlera e financimit për përfundimin e kësaj vepre është 37,944,221 Euro.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Pas përmbylljes së procedurave konkuruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e Bypass-it të Fierit dhe dorëzimit të garancisë financiare, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka firmosur kontratën me kompaninë fituese “CGC, Combined Group Contracting”. Kontrata ka vlerën e financimit 37,944,221 Euro për përfundimin e kësaj vepre.
Nga dita e sotme kompania kontraktore fillon punën në terren duke ringritur kantierin me objektivin për të bërë të kalueshëm bypass-in e Fierit në sezonin e ardhshëm turistik.
Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të kryhet dhe firmosja e kontratës me kompaninë fituese të Bypass-it të Vlorës për të mundësuar edhe aty fillimin e punës“, nënvizon Gjiknuri. (TemA)
Bravo Rilindja!.
U nxor me veshtiresi nga skutat ku e groposi sali izmi!!!.
Prite kur ta vën me pagesë 20€. Se e kemi larë me flori.
Na vdiqet me keto lajmerime te gezuar dhe pastaj, kompanite kercasin e ikin pa mbaruar pune ose e zgjasin punen sa i do qejfi
lajmi mirë për PPP …me konçesion Dr Vl 30€.
paguajnë shqipot vk si 80 vjet që paguajnë Bironë…..