Më shumë se 200 varre masive, me mijëra trupa, u zbuluan në rajonet e Irakut të kontrolluara më parë nga ekstremistët e Shtetit Islamik, njoftuan Kombet e Bashkuara në një raport për shtypin.
”Mund të ketë më shumë vende përveç Ninevisë, Kirkukut, Salah al-Din dhe Anbarit ku mund të gjenden të tilla varre”, shprehet Misioni i Asistencës së OKB-së në Irak (UNAMI) dhe Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, raporton ata.
“Këto varre përmbajnë mbetjet e atyre që janë vrarë pa mëshirë nga ISIS-i duke përfshirë pakicat etnike dhe fetare”, tha Michelle Bachelet, Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut.
”Provat e mbledhura nga këto vende do të jenë të rëndësishme për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës”, tha OKB.
Varri masiv më i vogël, në perëndim të Mosulit, përmbante tetë trupa, ndërsa më i madhi, në jug të Mosulit, mund të ketë mijëra njerëz.