"Shuhet" dashuria Trump- Putin, "nuk kanë gjasa" për takim në Paris

6 Nëntor 2018, 12:10Bota TEMA

Kremlini tha se takimi midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, që u paralajmërua se mund të zhvillohet më 11 nëntor në Paris, “tani nuk ka gjasa të ndodhë”.

“Një takim substancial nuk ka gjasa të ndodhë në Paris”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov, disa orë pasi Trump tha se “ndoshta” nuk do të takohet me Putinin në Paris.

Peskov, megjithatë, tha se Trump dhe Putin “mund të bisedojnë në këmbë” në margjina të konferencave për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Putin dhe Trump mund të mbajnë bisedime në këmbë për të përcaktuar se kur do të takohen në një format të plotë”, tha Peskov.

Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në muajin korrik, në Helsinki.

1 komente në ““Shuhet” dashuria Trump- Putin, “nuk kanë gjasa” për takim në Paris”

  1. ? says:

    Politika botërore ka probleme të shumta dhe zgjidhjet po shuhen. Kriza ekonomike e 2008 po vahdon pa nderprerje dita ditës dhe sejcili vazhdon në pozicionin e tijë zbërthimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje