Më shumë se 200 varre masive që përmbajnë mijëra trupa janë gjetur në zonat e Irakut të cilat dikur kontrolloheshin nga grupi i Shtetit Islamik (IS).
Sipas OKB, varret u gjetën në veri dhe në perëndim të Ninevisë, Kirkukut, Salahuddin dhe Anbar.
Brenda tyre ishin deri në 12.000 viktima.
IS kapi një pjesë të Irakut në vitin 2014 dhe imponoi sundimin brutal, duke vrarë këdo që nuk e aprovonte.
Pavarësisht se u mund nga fushata ajrore të udhëhequra nga SHBA, mbështetur nga forcat e qeverisë irakiane dhe milicisë aleate në terren, aktivitet e ISIS janë aktive në disa zona.
Varret përmbajnë prova kritike që jo vetëm do të identifikojnë viktimat, por gjithashtu do të ndihmojnë prokurorët të ndërtojnë raste për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe ndoshta gjenocid, sipas raportit të OKB.
Në raport thuhet se deri më tani janë dokumentuar 202 varre masive, duke përfshirë 95 në Ninevah, 37 në Kirkuk, 36 në Salah al-Din dhe 24 në Anbar.
Hetuesit vlerësojnë 6.000 deri në 12.000 viktima janë varrosur, duke përfshirë gra, fëmijë, të moshuar, njerëz me aftësi të kufizuara, punëtorë të huaj dhe anëtarë të forcave të sigurisë irakiane.
Filluan keta sipas skemes :”regjimi diktatorial ne … (vendin vendoseni vet por kujdes qe te jete kundershtar i njohur i Amerikes dhe Europes njeheresh) ka vrare me mijra njerez dhe tani sapo u zbuluan varret e tyre qe tregojne krimin makaber te ketij regjimi çnjerzor, a thua se ata ne Vietnam ,ne Hiroshima,Nagasaki, ne Siri, Irak,Avganistan e ku di une se ku i paskan vrare jashtetokresoret e jo keta qe zbulojne varret e te vrareve te diktatoreve dhe diktaturave sipas slloganit tashme bajat.
Ka votime mi-mandat në SHBA sot.
O.K.B ja ke do te akuzoje per te gjitha ato vrasje mos ndoshta perseri Sadamin se me gjithese nuk jeton me por aj eshte fajtor edhe per pranveren arabe se u kenaqen arabet pra edhe Iraku me keta stine te bukur plot “gjalleri dhe bollek ” eksportuar nga perendimi i larget . Ju si O.K . B . keni nje gje te mire i lini luftrat te zhvillohen dhe kur mbarojne vete qe kan mbyt e rrafshu shtete te tere e ka marr fund çdo gje atehere ju del gjumi ju dhe mendoni se ke te çoni ne gjykat te Hages se kot mos te harroni e te çoni ne Hage ate kryetar shteti qe nuk jeton me pra ate kryetar shteti te mundur pra ate qe eshte mbrojtur dhe jo ate qe ka sulmu se afersisht edhe me Kosoven po ndodh e njejta gja se po denohen me shume komondanta reparyesh luftarake kosovare se ato serbe qe vrane gra femi e torturuan dhe bene xhvendosje masive popollsie .