Roma ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë duke mposhtur skuadrën ruse të CSKA-së së Moskës.
Verdhekuqtë marrin një tre pikësh të artë duke hedhur një hap mjaft të rëndësishëm për në raundin tjetër të kompeticionit të “UEFA Champions League”.
Skuadra italiane kaloi e para në epërsi në minutën e katërt të takimit me mbrojtësin Manolas që fitoi duelin ajëror me mbrojtësit kundërshtar duke e dërguar topin në fund të rrjetës.
Me fillimin e pjesës së dytë CSKA-ja e nisi mjaft mirë duke barazuar shifrat me Sigurdsson në minutën e 50-të.
Por, vetëm pas 9-minutësh Roma kaloi sërish në avantazh me anë të Pellegrini që vulosi shifrat në 1-2.
Me këtë fitore Roma renditet në vendin e parë me 9-pikë të grumbulluara, ndërsa CSKA-ja klasifikohet në vend të tretë me 4-pikë.
Ndërkohë, sfida tjetër mes Valencias dhe Young Boys u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të vendasve të cilët me këtë sukses mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.
Golat për Valencian u shënuan nga ana e Mina që shënoi një dopietë dhe Soler, ndërsa golin e vetëm për miqtë e realizoi Assale.
Më poshtë golat në takimin CSKA-Roma. (TemA)
Goli i shënuar nga Manolas
Goli i shënuar nga Sigurdsson
Goli i shënuar nga Pellegrini