Wenger distancohet nga Milan-i: 'Fake News'

7 Nëntor 2018, 14:10Sport TEMA

Arsene Wenger te Milan-i? “Është një (Fake News) lajm fals”. Këto janë fjalët e drejtpërdrejta për të interesuarit e “beIN SPORTS”, ku ish-trajneri i Arsenal-it punon si komentator për ndeshjet e Champions League.

“Nëse do të nënshkruaja diku do t’ua kisha thënë, por është lajm i gabuar”, është përgjigjja e 69 vjeçarit francez në studion e televizionit ku punon aktualisht.

“Nuk mund t’i dominoj zërat, mund të dominoj vetëm jetën time. Për momentin jam vetëm i përqendruar te puna që bëj në beIN SPORTS dhe nuk është e thjeshtë”, qartësoi ish-tekniku i “Topçinjve”, i përfolur se do të jetë trajneri i ri i skuadrës kuqezi.

Pikërisht nga Londra, do të mbërrijë më 1 dhjetor drejtori i ri i Milan-it, ish-drejtuesi i “Topçinjve”, Ivan Gazidis. Për momentin, Rino Gattuso mund të flejë i qetë. Jo vetëm për shkak të tre fitoreve radhazi në kampionat. Sepse nga ana tjetër për Wenger-in është shfaqur dhe Bayern Mynihu, skuadër që është në pikëpyetje për teknikun aktual Niko Kovaç i cili nuk ka marrë rezultate të mira dhe që po i bëjnë gati zëvendësuesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje