VIDEO: S’do humbisni asnjë moment të ndeshjes, Real Madrid me TV në tualete

7 Nëntor 2018, 10:55Sport TEMA

Prisni me padurim të mbyllet pjesa e parë e një ndeshjeje futbolli për të shkuar në banjo, në mënyrë që të mos humbisni asgjë nga ajo që ndodh në fushën e blertë?

E pra, Reali i Madridit ka zgjidhjen perfekte për ju.

Drejtues të klubit spanjoll kanë projektuar një skenar të vërtetë. 

Ato kanë porositur disa WC moderne, ku mbi të, të jetë i montuar edhe një monitor.

 Aty po të transmetohet takimi i cili po luhet në fushën e “Santiago Bernabeu”, në mënyrë që tifozi të mos humbasë asgjë nga ndeshja e ekipit të tij.

Këto tualete revolucionarë kushtojnë rreth 3.000 euro secili dhe kanë një ekran të vogël televiziv të ngulitur në pjesën e sipërme që lehtëson monitorimin e ndeshjes nga tualeti.

Por nëse kampionët e Evropës do të vendosin për t’i instaluar, Reali i Madridit nuk do të ishte ekipi i parë që do t’i përdorte ato.

Banjat “VIP” në stadiumin e Leganes janë të pajisur prej kohësh me këtë teknologji, e cila shumë shpejt mund të përqafohet nga shumë klube të ndryshme europiane dhe jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje