Zlatan Ibrahimoviç i mbyll derën Milanit: Nuk lëviz nga SHBA

7 Nëntor 2018, 11:03Sport TEMA

Zlatan Ibrahimovic shuan në njëfarë mënyre shpresat e tifozëve të Milanit për ta parë me fanellën kuqezi në janar.

Sulmuesi suedez, në një prononcim të fundit theksoi se është optimist sa i përket riikthimit te Los Angeles Galaxy sezonin e ardhshëm.

Skuadra kaliforniane dështoi të kualifikohej në fazën play off të MLS në javën e fundit të sezonit të rregullt pasi u mposht 2-3 nga Dynamo Houston, duke nxitur raportimet se gjiganti suedez mund të kthehet në futbollin europian, pikërisht në Milano me kuqezinjtë, ku ka kaluar një pjesë të karrierës së tij.

Ibra, i cili realizoi 22 gola në 27 ndeshje me kalifornianët në këtë sezon, u shpreh se dëshiron ta respektojë deri në fund kontratën, që i skadon në fund të vitit 2019.

“Unë dua të rikthehem, të jem i aftë për të rivalizuar për trofe. Nuk kam ardhur këtu për pushime, por për një sfidë.

Dua ta ndiej që kam mundësi të jem më i miri në MLS. Sigurisht e kam fjalën për skuadrën, sepse unë jam më i miri.

Dua që skuadra ime të rivalizojë ashtu siç duhet me të tjerët.”

Drejtuesit e Los Angeles Galaxy dëshirojnë të bëjnë ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm, ku në qendër të projektit mbetet Zlatan.

Presidenti Chris Klein deklaroi:

“Ajo që bëri Ibrahimovic gjatë këtij viti është e dokumentuar, pati impakt të rëndësishëm në skuadrën tonë. Ai dëshiron të fitojë dhe ne duam të fitojmë me të.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje