Panuçi publikon listën e kombëtares për dy ndeshjet e rradhës me Skocinë dhe Uellsin

7 Nëntor 2018, 12:47Sport TEMA

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panucci ka publikuar listën e futbollistëve që do të ketë të grumbulluar për dy

ndeshjet e rradhës që do të luajë Shqipëria.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë përballë Skocisë në datën 17 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Loro Borici”, e vlefshme për UEFA Nations League.

Ndeshja e dytë e kombëtares do të jetë miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet në date 20 nëntor në “Elbasan Arena” ora 20:00.

Dy ristë e reja në këtë listë të publikuar nga trajneri Italian janë afrimi i mbrojtësit Ardian Ismajli që luan me Hajdukun e Splitit dhe mesfushorit Loret Sadikut që luan në rradhët e Kasimpasa.

Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje