Deklarata tronditëse nga Rusia: Ndalëm sulme terroriste me dron gjatë Botërorit

7 Nëntor 2018, 14:50Sport TEMA

Përfaqësues të lartë të forcave të sigurisë në Rusi kanë konfirmuar sot se ata kanë parandaluar sulm terrorist me dronë gjatë Botërorit 20918 që u mbajt në këtë vend gjatë verës.

Drejtori për Shërbimet e Sigurisë Federale në Rusi, Aleksander Bortnikov, e konfirmoi këtë në një takim me agjencitë e sigurisë në vend gjatë ditës s sotme.

Para fillimit të Botërorit kishte vazhdimisht frikë se mos aktiviteti në Rusi do të ishte vatër e sulmeve terroriste, sepse kishte pasur vazhdimisht kërcënime nga elementë radikalë.

Por gjatë aktivitetit nuk ndodhi asnjë incident domethënës dhe gjithçka shkoi shumë normalisht, pasi shteti rus kishte vendosur në punë të gjithë aparatin e tij të sigurisë për të evituar probleme.

2 komente në “Deklarata tronditëse nga Rusia: Ndalëm sulme terroriste me dron gjatë Botërorit”

  1. Sara says:

    u paska dale ne ender ballist Mprina ketyre.. pastaj u doli gjumi dhe u ulen te shkruajne raportin se si kishin parandaluar sulme terroriste me drone…..

  2. Flm says:

    Eshte per tu admiruar FSB-ja dhe sherbime te tjera te siguris ne Rusi.
    ###
    Eshte madheshtore qe me kaq siperfaqe toksore te “pa fund” dhe me kaq fronte te hapura Armiqesie qe ka Rusia keto 5 vitet e fundit nuk ka as edhe nje incident te “konsiderushem”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje