Laçi thyen Skënderbeun, Partizani merr i vetëm kreun

7 Nëntor 2018, 15:51Sport TEMA

Laçi ka marrë një fitore të rëndësishme në sfidën e zhvilluar në “Selman Stermasi” përballë skuadrës kampione të Shqipërisë, Skënderbeu.

Kurbinasit fituan me meritë përballë korçarëve me rezultatin e pastër 2-0 duke dhuruar një 90-minutësh mjaft të bukur.

Autorët e golave të fitores për skuadrën e Laçit ishin Shtubina që vijon formën e tij spektakolare me fanellën bardhezi dhe Gjoni që vulosi shifrat në 2-0.

Me këtë tre pikësh Laçi renditet në vendin e tretë në me 22-pikë, ndërsa Skënderbeu zbret në vendin e dytë me 26-pikë – pasi skuadra që ngjitet në vend të parë është Partizani.

Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega, fituan me mjaft vështirësi në transfertë përballë skuadrës së vendit të fundit Kastriotit.

Dopieta e shënuar nga Jurgen Bardhi i dha tre pikët e arta skuadrës së Partizanit që kryeson me meritë e vetme Kategorinë Superiore.

Ndërkohë, për tu vlersuar loja e skuadrës së Kastriotit që pas shënimit të golit me anë të Roxher arriti që ta vinte në vështirësi Partizanin deri në minutën e fundit të ndeshjes.

Një tre pikësh spektkolar mori dhe Teuta në trasnfertë përballë ekipit të Kamzës.

Bregdertarët morën një tjetër fitore me përmbysje duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë.

Vendasit shënuan të parët me anë të Bonani, por Teuta reagoi mjaft mirë me anë të Latif, Prognit dhe Beqajt duke vulosur shifrat në 1-3.

Tashmë Teuta renditet në vendin e katërt me 21-pikë, ndërsa Kamza në vendin e 9-të me tetë pikë.

Java e 12-të mbyllen me ndeshjen e fundit që do të luhet në orën 17:00 me Flamurtarit dhe Luftëtarit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje