Bitcoin ka përjetuar një nga performancat më të këqija vjetore të vlerës së tij, pasi të martën valuta dixhitale u tregtua me rreth 6 420 dollarë.
Paqëndrueshmëria e kriptovalutës është evidentuar tashëm prej rreth dy vitesh, e reflektuar me rënien e çmimit.
Matur në baza javore, paqëndrueshmëria e kriptovalutës është parashikuar të luhatet në nivelin më të ulët që nga fundi i vitit 2016, kur monedha dixhitale ishte ende një ‘element’ i rëndësishëm.
Shumica e investitorëve kryesorë institucionalë janë skeptikë rreth aftësisë së tyre për të ruajtur vlerën e valutës dixhitale në çdo mënyrë të paparashikueshme.
Në të njëjtën kohë, rregullatorët anembanë botës kanë theksuar luhatjen e çmimeve të Bitcoin.
Paqëndrueshmëria, po ashtu ka penguar edhe përhapjen e Bitcoin si një metodë pagese, raporton SCAN.
Tregtarët dhe investitorët janë në pritje për të parë se si rregullatorët do të trajtojnë produktet e Bitcoin.
Rënia e vëllimeve të tregtisë gjatë tre muajve të fundit është gjithashtu një faktor kyç në dobësimin e kriptovalutës, tha Oliver von Landsberg-Sadie, CEO i BCB Group.
Ndërkohë, investitorët në stoqet e SHBA janë të shqetësuar për rritjen e normave nga Rezerva Federale dhe tregtia globale.
Bitcoin bumin e tij e pati pikerisht ne 2017 dhe jo sic thoni qe ka pesuar renie 2 vitet e fundit. Dhe nuk eshte fakti qe eshte i luhatshem qe e ben te paperdorshem, por ngadalesia gjigande dhe kostoja e transaksioneve (duhen minuta te tera per nje transaksion) nderkohe qe me sistemet aktuale ( Visa, Master etj) nje transaksion behet ne te dhjeten e sekondes. Dhe sa per qendrueshmeri BTC ka shume muaj qe stanjon tek niveli i $6500, keshtuqe nuk mund te quhet dhe aq i paqendrueshem. Paraja ne baze eshte nje marrveshje, nje akord mes njerezve. Dikur binim dakord qe nje cope metali e stampuar do kishte x vlere, me vone qe nje cope leter apo nje guaske do kishte Y vlere. Aktualisht vazhdojme perdorim keto copa letre por edhe thjeshte nje shifer e shenuar ne sistemin bankar ( shumica e veprimeve nuk behen me ne cash). Te njejten gje mund te bejme dhe me nje kriptomonedhe e bazuar ne nje blokchain. Thjeshte qe shoqerite nepermjet shteteve duhet te bien dakord per kete. Pak rendesi nese pas nje monedhe eshte nje sistem i centralizuar apo nje blokchain. Ne finale njerezit do shohin gjendjen e llogarise bankare ne ekran dollare apo kripto qofte.